Lajmet

Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

Published

on

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës (LDK), Anton Quni ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.

Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.

”Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK me disa deputetë që deri më tani kanë qenë brenda GP të VV por si do të jetë epilogue mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai në një prononcim.

Quni është pyetur edhe për mundësinë e një kolaicioni pas zgjedhor.

”Kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtarë, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme  me përkrahë, me promovu me mbështet programin qeverisës të LDK pa kushte, mendojë se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK. Unë besojë që ky është programi që i ofron përspektikë Kosovës, përspektivë në rikthimin e marrëdhenieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Përrsoektikë për hapjen e procesece euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar tutje ai./indeksonline/

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara