Lajmet

Qumësht, kos apo djathë – Cilin të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta?

Published

on

Produktet e bulmetit kanë një nam të mirë përsa i përket shijes dhe jo më kot!

Mund t’i kombinosh me çdo ushqim dhe t’i përdorësh kudo. Madje shumica prej recetave më të dashura nuk mund as të realizohen, nëse në shtëpi nuk ka qumësht ose kos.

Po aq të mira dhe të shëndetshme janë edhe për organizmin dhe funksionimin e mirë të tij.

Të gjitha nënproduktet e qumështit, por shijet dhe vlerat nga njëra tek tjetra ndryshojnë.

Duke i renditur kështu në klasifikime të ndryshme përsa i përket shëndetit të mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë vlerat e gjithsecilit dhe kë të zgjidhni për zemër dhe kocka të forta.

Cilin të zgjidhni mes tyre?

Qumësht, kos apo djathë, me siguri që i konsumoni të gjitha dhe për të zgjedhur vetëm njërën ose disa prej tyre mund të duket e kotë.

Kjo pasi shpesh mendohet se kanë vlera ushqyese dhe ndikim të njëjtë në organizëm.

Sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë, pasi secili prej këtyre produkteve ka një ndikim të ndryshëm.

Konsumimi produkteve si djathi apo kosi lidhet më shumë me shëndetin e mirë të zemrës, sipas të dhënave nga Kongresit Evropian për Kardiologjinë në vitin 2018.

Në studimin nga Universiteti i Lodzit në Poloni të cilit i referohet AgroWeb.org, ku morën pjesë 636,726 persona u tregua se jo të gjithë produktet e bulmetit ndihmojnë për një zemër të mirë.

Sipas këtyre ekspertëve konsumimi i qumështit rrit me 4% rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa kosi dhe djathi bëjnë të kundërtën.

Gjithashtu këto produkte të fermentuara bulmeti ndihmojnë edhe në luftën kundër diabetit të tipit 2.

Yndyrnat e mira që kosi dhe djathi fitojnë gjatë fermentimit, ndihmojnë në shëndetin e mirë të arterieve.

Përse nuk rekomandohet qumështi?

Ndonëse nënproduktet e tij mund të jenë një shpëtim për shëndetin e të gjithë organizmit, vetë qumështi nuk e ka këtë fuqi.

Sipas ekspertëve  mënyra se si molekulat e proteinave dhe yndyrnat ruhen tek qumështi mund t’a dëmtojnë organizmin.

Ndërsa kalciumi është më i përqendruar tek djathi dhe mund të merret shumë më lehtë prej tij.

Rreth 250 ml qumësht ka 300 miligramë kalcium të nevojshëm për kockat.

Po kaq ka 170 ml kos dhe po aq kalcium ka edhe 30 gramë djathë.

Kështu për të pasur kocka të forta djathërat dhe kosi mund t’ju vijnë shumë më shpejt në ndihmë.

Një tjetër vlerë e shtuar e kosit që qumështi nuk e ka, janë edhe probiotikët të cilët forcojnë shumë sistemin imunitar.

Kështu në vend të një gote me qumësht çdo mëngjes apo darkë mundohuni të zgjidhni edhe kosin bashkë me djathin për të marrë të gjitha vlerat e tyre./AgroWeb.org

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara