Lajmet

QMK: Nëntë zjarre aktive në Maqedoni të Veriut, 25 janë shuar

Published

on

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar dhe gjashtë janë vënë nën kontroll.

Nëntë zjarre janë aktive, dy prej të cilave janë në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë dhe afër fshatrave Tazevë – Breznicë dhe NP “Jasen”, në Demir Hisar, Çashkë, Petrovec, Studeniçan, Kërçovë, Dibër dhe Ohër, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatin Negorci të Gjevgjelisë, ku digjej një pyll me kërcell të ulët, bredh dhe pisha, në komunën e Kërçovës, afër fshatit Zajas dhe Baçishtë, ku është përfshirë mali, dhe në komunën e Koçanit, afër fshatit të quajtur Panagjur, afër vendpushimeve të Ponikvës, ku digjej dru ahu.

Është shuar zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë, në komunën e Pllasnicës, afër fshatit Pllasnicë, ndërsa zjarri vazhdon të nxjerr tym në fshatin Latovë.

ën kontroll është vënë edhe zjarri në deponinë në Dellçevë, ku digjen mbeturina.

QMK njofton se në Komunën e Studeniçanit janë shuar katër zjarre.

E para afër fshatit të quajtur Dreshnicë mbi fshatin Batinc, e dyta afër fshatit Ramni Gabër dhe Vrtekicë, e treta afër fshatit Vrazalë dhe e fundit afër fshatit Koliçan i Poshtëm.

Vendi

UBT organizon Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të

Published

on

By

UBT do të organizojë nesër, më 5 shtator, Ceremoninë e Gradimit, një ngjarje solemne që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm akademik për studentët dhe fillimin e një etape të re drejt së ardhmes së tyre profesionale.

Ceremonia do të mbledhë të diplomuarit, familjarët e tyre, profesorët, stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit, për të festuar së bashku rezultatet e një rrugëtimi të karakterizuar nga përkushtimi, puna dhe sfidat e tejkaluara ndër vite.

Ceremonia do të zhvillohet në dy termine, në orën 10:00 dhe 15:00, duke krijuar një moment të veçantë për secilin të diplomuar që kurorëzon rrugëtimin e tij akademik në UBT.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Published

on

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Ai ka thënë se deri atëherë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet “me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

LDK-ja dhe Vetëvendosja arritën marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. Por kundër marrëveshjes dolën deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Vendi

Aktakuza e parë për Prekazin: 35 të akuzuarit janë të gjallë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë janë persona të gjallë ndaj të cilëve do të zhvillohet procedura gjyqësore.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.

Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Ndërsa prokurori Valdet Gashi, ka thënë se aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara