Lajmet

​Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kamenicës

Published

on

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve financiare në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.

Në një mbledhje elektronike, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024”, thuhet në komunikatë.

Një muaj më parë mësimdhënësit e Komunës së Vitisë para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos procedimit të pagave për muajin shtator, ndërkohë që Ministria e Financave kishte fajësuar komunën e Vitisë se nuk ka siguruar me kohë buxhetin e nevojshëm.

Mësohet se Vitia dhe Kamencia muajt e fundit kanë pasur probleme për pagesat e pagave në programet e arsimit fillor dhe të mesëm, si rrjedhojë e rasteve përmbarimore.

Lajmet

E keni menduar gabim, kjo është mosha ideale për tu bërë nënë

Published

on

E kemi shpesh në mendime, por kurrë nuk e kemi gjetur formulën e saktë.

Kaluat adoleshencën dhe tashmë edhe të 20-tat, dëgjojmë raste nga më të ndryshme që mikeshat po bëhen nëna.

Rrjetet sociale po mbushen me ardhjen e fëmijëve apo me fotot e të sapolindurve.

Kur je akoma e vetme, apo ke pak kohë me dikë në krahë, por që larg realitetit për t’u bërë nënë.

Familja ushtron presionin e saj, për të gjetur të duhurin dhe për të ndjekur shembullin e shoqeeve, kjo është një krizat e moshës 20-30 vjeçe që e kalojnë femrat.

Sipas një studimi të ri, gjëja më me mend që mund të bëni në atë moshë, është të prisni para se të mendoni për familje, mosha ideale për të lindur një fëmijë është 30 vjeç.

Fëmijët e lindur nga femrat në moshën 30-vjeçe janë inteligjent e kanë performancë më të lartë krahasuar me ata që kanë lindur nga nëna 20 apo 40 vjeç, femrat që bëhen për herë të parë nëna 30-vjeçe, janë të edukuar, kanë gjendje ekonomike të mirë, konsultohen në vazhdimësi me mjekun gjatë shtatzënisë.

Femrat që lindin në moshën 40 vjeç kanë më shumë gjasa për të patur fëmijë obezë, pasi nuk kanë aq ‘fuqi’ sa nënat më të reja për të luajtur me fëmijët e tyre. Kështu që keni akoma kohë, merrini gjërat shtruar. /UBTNews/

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Gmail jep lajmin e madh për të gjithë përdoruesit e saj

Published

on

Aplikacioni Gmail ka bërë edhe një hap tutje për t’i gjetur ato e-mail që zhduken nga ky sistem.

Filtri do të ju ndihmojë që të renditni rezultatet në varësi të rëndësisë, gjë që do t’ju ndihmojë të gjeni shpejt atë që kërkoni.

Për momentin, ju keni një shirit kërkimi në Gmail, por megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një email që po kërkoni, shkruajnë mediat e huaja.

Por, raportohet se funksioni i ri që Google po punon për aplikacion do t’ju jap një filtër të dobishëm për të klasifikuar rezultatet tuaja të kërkimit.

Bëhet e ditur se ky filtër do t’ju lejojë të zgjidhni midis dy opsioneve të renditjes dhe i njëjti do të shfaqet poshtë shiritit të kërkimit dhe mbi rezultatet.

Opsionet që do të mund të përfitoni janë: “Më e rëndësishme” dhe “Më e fundit”.

Për momentin, këto ikona po shfaqet vetëm në celular dhe nuk është i disponueshëm në versionin ueb të Gmail. /UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit rriten për rreth 170 për qind

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryesuesi i Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti shtoi se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%.

Ndërkaq, nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, sipas tij eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile.

Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj takon ambasadorin amerikan, konfirmon angazhimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Sipas AAK-së gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.

Ish-kryeministri i Kosovës e siguroi ambasadorin Hovenier se aktivitetet politike të koalicionit do të përqendrohen në këtë synim të përbashkët. Plani aksional për anëtarësim në NATO mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë“, thuhet në njoftim.

Gjatë bisedës, Haradinaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët,” shtoi kandidati për kryeministër, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt NATO-s.

Continue Reading

Të kërkuara