Lajmet

Qeveria ndan mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike

Published

on

Qeveria ka ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, ku prej tyre janë mbi 1 milion euro për shëndetësi, 6.5 milionë euro për arsim dhe mbi 4 milionë euro për mbështetje të Trepçës. Në mbledhjen e sotme është vendosur që të shkarkohet bordi i drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” dhe emërimi i bordit të përkohshëm të drejtorëve.

Përveç kësj kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma për subvencionimin e teksteve shkollore është mbi shtatë milionë euro, për çka u votua propozimi për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sjellë për aprovim kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 7 milionë e 375 mijë e 138 euro deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024 për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë mbi 12 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Kemi të bëjmë me një ndarje në vlerë prej 12.3 milionë euro, mjete që merren nga pako e ringjalljes ekonomike dhe zbatohen apo shfrytëzohen për zbatimin e masës 4.1 që është mbështetja e shëndetësisë, më saktësisht shuma prej 1,77 milionë euro në mënyrë që të mundësohet blerja e pajisjeve dhe investimet shtesë për funksionalizimin e Poliklinikës në Podujevë, gjithashtu 6. 5 milionë euro ndahen tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të masës 4,2, pra mbështetja e arsimit, për subvencionimin e materialeve dhe teksteve shkollore si dhe pjesa tjetër prej 4 milionë e 14 mijë euro ndahet në Ministrinë e Ekonomisë në kuadër të masës 4.6, mbështetja e ndërmarrjeve publike përkatësisht minierat e Trepçës”,deklaroi ai.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, i cili ofron shërbime të ujit për Pejën, Istogun, Klinën, Deçan, Junik.

“Për shkak të veprimeve që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e vendimmarrjes, Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin dhe zëvendësimin e bordit të drejtorëve”, tha ai.

Anëtarët e bordit të përkohshëm do të jenë: Qendresa Kukaj kryesuese, Mirjeta Heta anëtare, Samir Lleshi anëtar dhe Noli Carabreku anëtar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rregullorja për procedurat dhe kriteret e vlerësimit dhe njohjes së statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë është akt nënligjor i cili synon një procedurë më të shkurtër, të saktë dhe llogaridhënëse të vlerësimit për personat me aftësi të kufizuara.

“Ndryshimet që parashihen të sillen me këtë rregullore të përmbledhura mund të përmblidhen si në vijim: është procedura e vlerësimit e cila shkurtohet dhe vlerësimi duhet të kryhet më së largu deri në 45 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës. Është gjithashtu edhe evitimi i ri-vlerësimeve për dallim nga rregullorja e kaluar ku njohja e statusit për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë bëhej për pesë ose tri vite dhe pastaj duhet rivlerësuar, tani më këto rivlerësime janë evituar, si dhe është edhe ndryshimi i komisionit vlerësues, i cili për dallim nga rregullorja e kaluar kur angazhimi i mjekëve nëpër komisione vlerësuese është bërë në mënyrë ad-hoc, tani nëpërmjet rregullores së re synohet themelimi i një trupe profesionale ku të njëjtit do të kenë kontinuitet të punës”, deklaroi Murati.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur që të kërkohet nga presidentja për dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, po ashtu janë ndarë 1 milion e 999 mijë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese./UBTNews/

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara