Lajmet

Qeveria miraton raportin 6 mujor të Buxhetit për vitin 2021

Published

on

Qeveria miraton gjashtë mujor të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021,  dhe propozim-vendimin për Ri-aprovimin e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sa i përket shqyrtimi të raportit 6 mujor të buxhetit të Kosovës për vitin 2021 ka thënë se ministria ka përgatit raporti financiar.

“Ky raport përmban të hyrat për vitin 2021 dhe pasqyron të hyrat në nivelin qendror dhe lokal. Gjithsej për 6 mujorin janë 1 miliard euro. Bilanci ka shënuar rritje i cili edhe u aprovua”.

Aktualitet

Zogaj: Kosova në krizë politike, marrëdhëniet me BE-në dhe ShBA-në të tensionuara

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe institucionale, duke theksuar se marrëdhëniet me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë BE-në dhe ShBA-në, janë të tensionuara.

Në një intervistë ai e cilësoi këtë si cenim të shtetësisë dhe sigurisë së vendit.

Marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtarë janë në nivelet më të larta që ka pasur ndonjëherë Kosova, jemi nën sanksione nga BE-ja po ashtu jemi nën sanksione edhe me partnerin kryesor ShBA dhe kjo e cenon gjithë shtetësinë e Kosovës lërë me sigurinë e të tjerat. Jemi në një situatë ku Kuvendi është pa institucione dhe është e rëndë kjo situatë në shumë rrafshe, edhe sociologjik, politik por edhe të sigurisë,” potencoi Zogaj.

Ai shtoi se distancimi nga aleatët e vendit është i papranueshëm dhe rrezikon të keqësohet gjendja në Kosovë.

Por prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë kryesorë të cilët janë garantues kryesorë të shtetësisë sonë, prishja e marrëdhënieve na dërgon në nivelet më të këqija deri tash,” theksoi ai.

Sipas Zogajt, qeveria aktuale po mohon autoritetin e institucioneve shtetërore.

Kemi pasur një mohim të institucioneve shtetërore, prej Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme e deri tek Prokuroria Speciale. Kjo qeveri aktuale nuk po i përgjigjet institucioneve të veta. Marrëdhëniet vetëm sa janë të prishura. Deklarata e fundit e ShBA ka qenë një prej deklaratave më të rënda të shtetit tonë. Ajo ditë ka qenë më fatkeqja për vendin,” deklaroi deputeti./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë

Published

on

E përditësuar:

07:50

Në Gjykatën Speciale në Hagë kjo javë nisi me ish-këshilltarin e NATO-s John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dita e dytë vazhdon po ashtu me dëshminë e tij para trupit gjykues, e cila pritet të fillojë nga ora 09:45, sipas orës tonë lokale.

Siç kishte dëshmuar ish-diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams. Duncan, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

​Macron: Franca e fokusuar tek zgjidhja paqësore me dy shtete në Lindjen e Mesme

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron riafirmoi thirrjen për zgjidhje paqësore me dy shtete teksa edhe zyrtarisht kanë deklaruar njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ajo që dëshiron Franca janë dy shtete që jetojnë në paqe krah për krah: një shtet i Izraelit që njeh një shtet të Palestinës, një shtet i Palestinës që njeh një shtet të Izraelit”, tha Macron në një video në X.

Ai vuri në dukje dhimbjn, vuajtjen dhe shqetësimin e të gjithë njerëzve në Rripin e Gazës dhe atyre që jetojnë nën bombardimet pa qasje në ndihmë humanitare.

Thellë-thellë, të gjitha jetët janë të barabarta. Dhe pas gjithë kësaj, ne kemi vjedhur jetë, kemi marrë jetë, njerëz që vuajnë. Dhe ajo që duam, ajo që dëshiron Franca, është paqja”, tha Macron.

Ministria e Jashtme palestineze e mirëpriti njohjen nga Franca, duke e cilësuar si një hap historik dhe të guximshëm që mbështet përpjekjet për arritjen e paqes dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete./S.K/KP/ATSh

 

Continue Reading

Aktualitet

​BSH: Përfshirja financiare e popullsisë në Shqipëri arrin në rreth 80 %

Published

on

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme me ritme dyshifrore. Kjo duke reflektuar qartë efektet pozitive të digjitalizimit të sektorit financiar dhe masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut bankar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016 çka tregon për një rritje më shumë se pesëfish brenda tetë viteve.

Ky progres dëshmon ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve shqiptarë, që po zgjedhin gjithnjë e më tepër zgjidhjet digjitale për kryerjen e pagesave të përditshme, duke reflektuar një rritje në sigurinë e teknologjive financiare.

BSH-ja bën të ditur se përfshirja financiare e popullsisë arrin në gati 80%, një nga nivelet më të larta në rajon.

Një tjetër tregues pozitiv është rritja e përfshirjes financiare, e matur si përqindja e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare.

Kjo përqindje ka arritur në 78% në vitin 2024, nga vetëm rreth 40% në vitin 2017.

“Rritja e pagesave digjitale dhe përfshirjes financiare: Ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe ul përdorimin e cash-it, përmirëson transparencën financiare dhe lufton evazionin fiskal, rrit efikasitetin në tregtinë e brendshme dhe ndërkombëtare dhe mbështet objektivat strategjikë të integrimit europian”, shkruan ATSh./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara