Lajmet

Qeveria miraton katër vendime që lidhen me shëndetësinë

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka miratuar katër vendime që lidhen me shëndetësinë.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme është propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve nga programi në kategorinë e shpenzimeve kapitale, projekti “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj, në shumë prej pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro (527,145 ). Nga këto mjete shuma prej 477, 154 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro) , do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Pajisje mjekësore për Departamentin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorët Testuese”; dhe shuma prej 50,000 (pesëdhjetë mijë euro), në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale” në programin Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Në mbledhjen e sotme është miratuar nga kabineti qeveritar edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin autorizon Ministrin e Shëndetësisë për nxjerrjen e Rregullores për kushtet e kompensimit dhe procedurat e tjera të angazhimit të përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë. Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën autorizohet pagesa e avancit 100%, në vlerë 7.971.043.11 Euro, për furnizimin me pajisje mjekësore, të nevojshme për parandalimin dhe luftimin e COVID 19. Avanci bartet në vitin e ardhshëm fiskal dhe mbetet i hapur në një afat prej 7 muaj dhe do të mbyllet, përkatësisht arsyetohet nga Ministria e Shëndetësisë ashtu siç pranohen faturat dhe pajisjet e porositura sipas procedurave të blerjes së pajisjeve mjekësore, por jo me vonë se 30.06.2021. Vendimi i mundëson Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për zbatimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim Lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, që është bazuar në Marrëveshjen në mes Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës (MSH) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për nismën e negocimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim; Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë, (Faza II). Gjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Shëndetësisë obligohet të procedojë konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi./UBTNews

Aktualitet

​Kurti takoi ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Aty u diskutua mbi rrugën e integrimit të vendit tonë në BE, mos konstituimin e Kuvendit dhe arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti informoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti.

Ai tha se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje 10.3%. Shpenzimet kapitale të qeverisë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë janë 24% më të larta sesa në gjysmën e parë 2024.

Në çerekun e parë 2025, ekonomia është rritur për 3.61% të Bruto Produktit Vendor, tha ai.

Kurti ka folur edhe mbi numrin e bizneseve të reja të regjistruara këtë vit, si dhe veçoi të dhënat e fundit nga skema e punësimit “Qeveria për Familjet”, anëtarësimin e Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë dhe në Aleancën Evropiane për Praktikën Profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Partitë politike komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Ky lajm do të përditësohet

13:37 – Deliu: Vendimi vulosi shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky verdikt konfirmon se nga 1 maji e deri më sot, qeverisja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë.

Sipas saj, detyrimi për votim të fshehtë dhe mohimi i të drejtës për votë të hapur për Kryetar të Kuvendit përbëjnë një dështim të rëndë institucional dhe mungesë të plotë të respektit ndaj ligjit e demokracisë.

Ky është moment i rëndësishëm për të rikujtuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka deklaruar Deliu përmes një postimi në Facebook. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Sveçla priti në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosov

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim, z Tanigaki Hiroyasu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

Fillimisht ministri Sveçla i uroi mirëseardhje në Kosovë, z Hiroyasu, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Japonia në të gjitha hapat e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe për rolin aktiv në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe situatën e fundit me zjarre. Ndërkohë ministri Sveçla e falënderoi Hiroyasu për përkrahen e vazhdueshme që ka dhënë përmes projekteve të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave thuhet në njoftimin nga MPB-ja.

Ndërsa, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Tanigaki Hiroyasu, vlerësoi të arriturat në vitet e fundit në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori japonez u zotua se edhe në të ardhëm shteti i Japonisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet ta zgjedhë kreun e ri me votimi të hapur

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.

Në njoftimin e saj të premten, Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Njëkohësisht, ajo ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar shkelje të një aktgjykimi të mëparshëm.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave KO193/25 dhe KO196/25 nga deputetët e udhëhequr nga Memli Krasniqi dhe Hykmete Bajrami, lidhur me kushtetutshmërinë e votimit të Komisionit për votim të fshehtë më 29 qershor 2025.

Gjykata vendosi:

TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;

TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

TË VAZHDOJË, njëzëri, masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve.

Continue Reading

Të kërkuara