Lajmet

Qeveria më 2022 shpenzoi rreth 1.4 milion euro më shumë se sa arkëtoi

Sipas raportit të ASK-së, të hyrat e Qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të premten raportin për Llogaritë Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2022. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Sipas raportit të ASK-së, të hyrat e Qeverisë për vitin 2022 ishin 2 miliardë e 622 milionë e 400 mijë euro.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme për vitin 2022 ishin 2 622.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.

Ndërsa vlera e shpenzimeve ishte 2 miliardë e 623 milionë e 800 mijë euro, ose 1.4 milionë euro më shumë se sa ka arkëtuar.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme ishin 2 623.8 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (25%); kompensimi i punëtorëve (24%); subvencionet (15%); konsumi i ndërmjetëm (14%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ky publikim thuhet se është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një poligon i shenjëtarisë, hajnat marrin armë me vlerë të konsiderueshme

Published

on

By

Një poligon i shenjëtarisë është grabitur nga hajnat në Gllogoc.

Raportohet se persona me maskë kanë hyrë me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë ku kanë arritur të marrin 30 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe me vlerë të konsiderushme monetare.

Rasti është nën hetim nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit, një aksident me fatalitet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2779 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 91 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 33 aksidente trafiku me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona teksa 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e ekipit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1. Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2.

Continue Reading

Të kërkuara