Lajmet

Qeveria mbulon shpenzimet nga 1 gushti, hiqet taksa në kufi për mërgimtarët

Published

on

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policisë kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik.

“Ky vendim na hap rrugën që ne si ministri të lidhemi një memorandum bashkëpunimi që së bashku me BQK e marrim përsipër mbulimin e kostos së primit të sigurimit kufitar dhe mbulimi të filloj prej datës 1 korrik”.

Lajmet

​Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit në Tiranë

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy legjenda të futbollit botëror, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi.

Asanović dhe Figo, që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me entuziazëm nga kreu i FFK-së, i cili e cilësoi këtë një moment të veçantë për futbollin kosovar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë që përdorej nga Posta e Serbisë

Published

on

By

Posta e Kosovës ka marrë nën kontroll një objekt në Graçanicë i cili më herët përdorej nga posta e Serbisë. Ky objekt ishte mbyllur në janar të këtij viti, në kuadër të veprimeve për të shuar institucionet që funksionin sipas sistemit të Serbisë.

Ende nuk ka ndonjë deklarim nga institucionet sa i përket këtij zhvillimi dhe nuk dihet se për çka do të përdoret ky objekt.

Në vitet e fundit ka pasur mbyllje edhe të disa objekteve të tjera si Banka Kombëtare e Serbisë, Banka Kursimore Postare dhe disa organe të tjera të përkohshme komunale.

Autoritetet në Kosovë i konsiderojnë ilegale dhe paralele institucionet serbe./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Henry: Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Published

on

Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.

Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.

Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat”, tha ai./S.K/KP.

Continue Reading

Lajmet

​Rama i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, propozon Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialisteka, Edi Rama njoftoi sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke propozuar emrin e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së kryeqytetit.

Ogerta Manastirliu e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e Ministres së Arsimit, sipas Kryeministrit Rama është personi i duhur për të qenë në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Teksa Bashkia e Tiranës prej 7 muajsh drejtohet nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj, kryeministri u kërkoi anëtarëve socialiste të këshillit bashkiak që të ndërmarrin mekanizmat e duhur ligjor për të shkarkuar nga detyra kryebashkiukun dhe në këtë mënyrë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri.

Vijmë te emergjenca e Tiranës. Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar bashkie të denja nga drejtësia për detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë dhe që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. Tirana ka punë të mëdha e të panumërta, s’i heq meritë kryetares në detyrë përse ka bërë në këto 7 muaj, por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Anëtarët tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të kryebashkiaku të zgjedhur, pavarësisht se kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë se është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që po e bëj me zemër të lehtë.”, deklaroi Rama, shkruan RTSH.

Prej 7 muajsh Bashkia e Tiranës drejtohet nga Anduela Ristani, e komanduar në detyrë pak ditë pas arrestimit më 8 shkurt të kryebashkiakut Erion Veliaj./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara