Lajmet

Qeveria kundër nismës së deputetëve për ndryshimin e Ligjit për tatimin në pronë

Përmes këtij projektligji, PDK kishte propozuar pezullimin për një vit të vlerësimit të pronave.

Published

on

Qeveria e Kosovës i është përgjigjur negativisht nismës së disa deputetëve, të cilët kanë iniciuar një projektligj të ri për tatimin në pronë. Kryeministri Albin Kurti tha se një nismë e tillë është e dëmshme për buxhetin e Kosovës, ku shtoi se një gjë të tillë e konstaton edhe opinioni i Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave.

Përmes këtij projektligji, PDK kishte propozuar pezullimin për një vit të vlerësimit të pronave.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim edhe që të lejohet hyrja pa viza të shtetasve të Singaporit.

Kryeministri Albin Kurti tha se inicimi i projektligjit të ri për tatimin ne pronë, nuk është i dobishëm për qytetarin.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës në pajtim me Kuvendin të datës 24 maj 2023 jep mendim lidhur me nismën legjislative për nismën për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Qeveria e Kosovës ka propozuar plotësim-ndryshimin e ligjit të tatimit në pronë duke propozuar veprime konkrete dhe me qëllim të zvogëlimit të barrës për qytetarin, përshirë këtyre faljen e borxhit prej 100 euro për vitin 2023, por edhe për propozimin e shkallës progresive të tatimit në pronë. Ky projektligj tashmë është në procedurat para Kuvendit të Kosovës, inicimi i projektligjit të ri për tatimin në pronë përderisa janë në zhvillim e sipër procedurat para Kuvendit të Kosovës nuk krijon dobi për qytetarin. Përtej kësaj propozimet e dërguara nga disa deputetë shkaktojnë edhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, gjë që shihet qartë nga opinion i Departamentit të Buxhetit të Ministrisë së Financave, e që do i procedohet Kuvendit. Për këtë propozoj që Qeveria t’i përgjigjet negativisht kërkesës së deputetëve të Kuvendit”, theksoi ai.

Tutje, kabineti qeveritar ka marrë vendim që shtetasve të Singaporit tu lejohet hyrja në Kosovë pa viza. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi mundësohet lirimi nga pajisja me viza për hyrje, transit dhe qëndrim në Kosovë për 90 ditë.


“Paraqes para jush kërkesën për shkak se meqë shteti i Singaporit nuk figuron në listën e shteteve ndaj të cilëve Republika e Kosovës nuk aplikon regjim të vizave, me qëllim të eliminimit të qartësive eventuale, propozojmë që të bëhet plotësim i aneksit 1 të vendimit të qeverisë, numër 15 158 të datës 29 nëntor 2013. Përmes këtij plotësim-ndryshimi shteteve të Singaporit ju mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovën deri në 90 ditë, për një periudhë prej gjithsej gjashtë muaj. Pra, propozojmë të zbatohet i njëjti regjim i vizave dhe e njëjta procedurë për hyrje, kalim tranzit dhe qëndrim në territorin e Republikën e Kosovës ndaj shtetasve të Singaporit, ashtu siç është përcaktuar edhe për shtetasit e vendeve të tjera”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme qeveria ka ndarë 11 milionë euro në përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore, në kuadër të masës 2.2 të pakos së ringjalljes ekonomike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se disbursimi i radhës sipas kërkesës së fondit është në shumën prej 11 milionë euro.


“Disbursimi i radhës sipas kërkesës së fondit është në shumën prej 11 milionë euro dhe këto mjete do të përdoren si mundësim i rritjes së portfolios, garantimit të mëtutjeshëm të kredive investive për këto lloj biznese”,
ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati. 

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara