Lajmet

Qeveria i reagon Haradinajt: Sivjet s’pati kërkesa për protezat e invalidëve

Nga kjo zyrë thonë se nuk ka pranuar kërkesë për protezat e invalidëve veteranë.

Published

on

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së i ka reaguar deputeti të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt i cili akuzoi Qeverinë Kurti se nuk po i trajton invalidët e luftës.

Nga kjo zyrë thonë se nuk ka pranuar kërkesë për protezat e invalidëve veteranë dhe se kërkesa e fundit për proteza për invalidë veteranë të cilat nuk janë trajtuar.

Kërkesa e fundit në lidhje me protezat për invalidë veteranë ka ndodhur vitin e kaluar, pra gjatë qeverisjes së kaluar.

“Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, ju informon se nuk ka pranuar kërkesë për sa i përket protezave për invalidë veteranë e të cilën nuk e ka trajtuar. Kërkesa e fundit në lidhje me protezat për invalidë veteranë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë qeverisjes së kaluar, ku është ndarë buxhet dhe shoqata e invalidëve veteranë është në zbatim e sipër të asaj kërkese. Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së është e hapur për shqyrtim dhe trajtim të çfarëdo kërkese, dhe çështjet e këtilla si ofrimi i protezave për invalidë veteranë do të konsiderohen ashtu siç edhe janë, esenciale. Synim e zotim i joni është institucionalizimi i këtyre shërbimeve, në mënyrë që të ketë organizim e strukturim të ofrimit të tyre dhe kujdesi për invalidët veteranë të jetë maksimal”, thuhet në reagimin e Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Haradinaj shkroi në Facebook të dielën se “Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme. Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime. Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj. Falënderoj veçanërisht bashkatdhetarët Shkelzen Sadikaj dhe Bajram Mulaj, si dhe secilin emër për emër që kontribuoi për këta luftëtarë lirie. Janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor”.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po merr pjesë në panairin më të madh të teknologjisë mjekësore dhe do të flasë në konferencën e mjekësisë sportive në Dyseldorf

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në panairin më të madh botëror të teknologjisë mjekësore – MEDICA – si dhe është ftuar të flasë në MEDICA Medicine + Sports Conference 2025, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ky event mbledh mijëra prodhues, shkencëtarë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit në teknologjinë mjekësore dhe mjekësinë sportive.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi së bashku me Prof. Norbert Bachl do të flasin për temën: “Precise preventation in a university campus ecosystem”.

Gjatë vizitës dyditore, Rektori Hajrizi po zhvillon takime me kompani prodhuese dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa po prezanton zhvillimet e fundit të UBT-së në fushat e mjekësisë sportive, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi.

Panairi dhe konferenca përfshin tema bashkëkohore si jetëgjatësia, parandalimi përmes aktivitetit fizik, biohacking, inovacionet digjitale dhe terapitë moderne në sport, duke e kthyer MEDICA-n në një platformën globale.

Continue Reading

Lajmet

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot mbushen 53 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Pjesëmarrës në Kongres ishin 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina, kur edhe Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore,/S.K/KP/

Continue Reading

Vendi

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara