Lajmet

Qeveria hedh poshtë akuzat e drejtuara ndaj saj për problemet teknike të KQZ-së

Published

on

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas akuzave për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së, duke thënë se ato janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti, me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij.

Përparim Kryeziu, në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me softuerin e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare.

Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

Kryeziu ka përkujtuar se KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga Gjermania, ndërsa prokurimi për softuerin e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion.

Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave. Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, ka përfunduar Kryeziu.

Ueb faqja e KQZ-së gjatë ditës së zgjedhjeve ishte pothuajse shumicën e kohës jashtë funksionit, gjë e cila shkaktoi konfuzion te publiku që priste publikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, njoftoi të dielën vonë se softueri i numërimit të votave ka dështuar, duke mos dhënë më shumë detaje

Ueb faqja e KQZ-së u rikthye në funksion të hënën, por vazhdoi të kishte probleme të kohëpaskohshme.

Numërimin e saktë e ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani menjëherë pas njoftimit për dështimin e softuerit.

Deri më tash janë numëruar 99.57 për qind, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.87 për qind, pason Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 7.46 për qind.

Dje ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit.

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

8-vjeçarja nga Luiziana humb jetën nga “ameba trungrënëse” pas notit në liqen

Published

on

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.

Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.

Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.

Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara