Lajmet

Qeveria gjermane: I bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës të shtyjë vendimin që përjashton dinarin

Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”.

Published

on

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës që të shtyjë planet për zbatimin e vendimit që euro të jetë monedha e saj e vetme mes shqetësimeve se vendimi mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë qarkullimin e parave kesh për serbët etnikë në veri të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e zbatimit derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës-zëdhënëse e qeverisë.

Derisa këtë çështje e konsideron është një vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Agjencia e lajmeve me seli në New York “Bloomberg News” shkruan se udhëheqësit evropianë kanë dështuar në përpjekjet për të normalizuar lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës, sovranitetin e së cilës autoritetet në Beograd refuzojnë ta njohin. Tensionet në Kosovën veriore të dominuar nga serbët vluan gjatë vitit të kaluar në dhunën më të keqe në gati dy dekada.

Banka qendrore e Kosovës njoftoi në fillim të këtij muaji se nga java e ardhshme, do të ndalojë çdo kreditor që të operojë pa licencë, duke ndikuar potencialisht në Postanska Stedionica të Serbisë, kanali kryesor për fondet në dinarë serbë ku mbështeten rreth 90 mijë serbë në Kosovë.

Pagesat e dinarit

Banka Qendrore e Serbisë, e cila pohon se pagesat regjistrohen në mënyrë transparente dhe me mbikëqyrje nga Prishtina, tha në një deklaratë se kufizimet paraqesin “një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e popullsisë serbe dhe synojnë të dëbojnë më shumë serbë nga Kosova”.

Komuniteti serb merr pagesa për pensione, kujdes shëndetësor, arsim dhe investime – pagesa të bëra deri më tani me pak mbikëqyrje nga autoritetet e Kosovës, që mbizotërohen nga shqiptarët entikë. Qeveria në Beograd dërgon më shumë se 100 milionë dollarë në vit për të mbështetur serbët e Kosovës, shkruan ky medium.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar kundër çdo ndryshimi të papritur pasi ndërmjetësit kërkojnë të lehtësojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis fqinjëve ballkanikë, të cilët të dy kanë aspirata për t’u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh. Bisedimet kanë ngecur kryesisht për fatin e serbëve që u bënë pakicë pas ndarjes së Kosovës.

“Kosova duhet të jetë në gjendje të kontrollojë valutën në vend – nuk duhet të jetë e diskutueshme”, tha Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Europës Juglindore në Universitetin e Gracit.

“Por dialogu me Serbinë tani është në një vend kaq të vështirë, dhe në fund të ditës, Qeveria e Kosovës duhet të përpiqet që serbët e Kosovës ta shohin veten më të integruar”.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara