Lajmet
Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, këto pika do të shqyrtohen
Published
4 hours agoon
By
UBTnewsQeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mbaj mbledhje.
Në rend dite janë paralajmëruar 7 pika të rendit të ditës.
Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet propozim vendimi për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar shtojcën 1 të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Lajmet
Osmani thotë se Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë marrëveshje për “dialog strategjik”
Published
2 hours agoon
January 10, 2025By
UBTnewsPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara do ta finalizojnë “së shpejti” një marrëveshje për “dialog strategjik” mes dy vendeve.
Në një shkrim në Facebook pas një takimi në Prishtinë me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, Osmani tha se zyrtari amerikan ia konfirmoi asaj se, pas kërkesës së saj nga viti 2021, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik.
“Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate”, tha Osmani.
Ajo shtoi se ekipet e dy vendeve do të takohen “së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës”.
Osmani nuk dha më shumë hollësi.
Osmani kishte biseduar për nevojën e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së edhe në tetor të vitit 2024 me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
“Në takimin me Kasanof, presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha asokohe zyra e Osmanit.
Verma po e viziton Kosovën si pjesë turit që është duke e zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, ku të enjten qëndroi në Shqipëri, ndërsa të shtunën do ta përfundojë atë me një ndalesë në Serbi, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Vizita e tij po zhvillohet dhjetë ditë para se administrata Biden ta përfundojë mandatin dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ditë më parë, DASH-i tha në një njoftim se në Kosovë, Verma do të diskutonte për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. Dialogu mbështetet edhe nga SHBA-ja.
Ato arritën Marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të 2023-ës në Bruksel, dhe më u pajtuan për një aneks për zbatimin e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut atë vit.
Megjithatë, asnjëra palë nuk ka bërë hapa për zbatimin e saj dhe SHBA-ja vazhdimisht u ka kërkuar si Kosovës, ashtu edhe Serbisë, ta zbatojnë marrëveshjen.
Sipas njoftimit, Verma gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme ndaj Ukrainës dhe ndihmën e dhënë afganëve në nevojë.
Kosova pranoi afro 2.000 afganë pasi talibanët morën pushtetin në vendin e tyre, në verë të vitit 2021.
Atëkohë, zhvendosja e tyre u bë me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është larguar tashmë nga Kosova, Ministria e Brendshme e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë në tetor se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë, por nuk tregoi sa.
Po ashtu, Kosova strehoi edhe gazetarë ukrainas pasi Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022, si dhe e ka ndjekur politikën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Moskës.
Në këtë vizitë, Verma gjithashtu synon të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, thuhet në njoftim./REL/
Bota
Murgu budist i Sri Lankës dënohet për fyerje të Islamit
Published
2 hours agoon
January 10, 2025By
UBT NEWSGalagodaatte Gnanasara, një murg i linjës së ashpër dhe aleat i ish-presidentit të Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është dënuar me nëntë muaj burg për fyerje të Islamit dhe nxitje të urrejtjes fetare. Dënimi ka të bëjë me komentet e tij të bëra në vitin 2016, ku ai shprehu komente nënçmuese ndaj Islamit gjatë një konference për media.
Gjykata e Colombo-s e shpalli fajtor për veprime që shkelin të drejtat e lirisë së besimit dhe për të nxitur urrejtje ndërfetar. Përveç burgut, Gnanasara u gjobit me 1,500 rupi Sri Lanka (rreth 5 dollarë). Ai mund të përballet me një muaj burgim shtesë nëse nuk paguan gjobën.
Ky dënim është i dyti për Gnanasara, i cili ka një histori të akuzave për nxitje të dhunës dhe urrejtjes kundër myslimanëve, si dhe për shpërfillje të gjykatave. Ai ka ankimuar dënimin dhe kërkoi lirim me kusht deri në vendimin përfundimtar.
Në vitin 2019, Gnanasara mori një falje presidenciale për një dënim të mëparshëm për frikësim dhe përbuzje ndaj gjykatës. Ai gjithashtu ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë presidencës së Rajapaksa-s, duke drejtuar një grup nacionalist budist dhe një task force për reforma ligjore që synonin mbrojtjen e harmonisë fetare./UBTNews/
Bota
Smogu shkakton kaos udhëtimesh në kryeqytetin indian Delhi
Published
3 hours agoon
January 10, 2025By
UBT NEWSMjegulla e dendur dhe nivelet e rënda të ndotjes së ajrit kanë shkaktuar kaos udhëtimesh në New Delhi, Indi. Dëmtimi i dukshmërisë ka çuar në ndërprerjen e fluturimeve, trenave dhe transportit rrugor. Më shumë se 150 fluturime janë vonuar dhe dhjetëra trena kanë pasur vonesa të konsiderueshme.
Ky fenomen është i zakonshëm në Indinë veriore çdo dimër, kur ndotësit bllokohen afër tokës për shkak të temperaturave të ulëta, duke rënduar dukshmërinë dhe duke bërë ajrin të rrezikshëm. Indeksi i cilësisë së ajrit në Delhi ka arritur mbi 400, shumë më lart se kufiri i sigurt i përcaktuar nga OBSH.
Për të përballuar këtë situatë, autoritetet kanë rikthyer masat e kontrollit të ndotjes, duke përfshirë ndalimin e aktiviteteve të ndërtimit dhe orët e shkollave online. Aeroporti i Delhi ka lëshuar paralajmërime për pasagjerët, duke theksuar mundësinë e ndërprerjeve për shkak të dukshmërisë së ulët. Sipas raportimeve, fluturimet kanë pasur vonesa të mëdha dhe pasagjerët janë ankuar për mungesën e informacionit të saktë në lidhje me statutin e fluturimeve. Pritet që shiu i parashikuar për fundjavën të përmirësojë kushtet e dukshmërisë./UBTNews/
Lajmet
Zëvendës-sekretari amerikan takohet me Osmanin, nuk deklarohen për media
Published
3 hours agoon
January 10, 2025By
UBTnewsPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.
Osmani dhe Verma pas takimit nuk janë deklaruar për media.
Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), zëvendës-sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.
Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angeles pas shpërthimit të zjarreve: Është absolutisht shkatërruese
Doli nga shtypi monografia “Ujëmbledhësi i Lumit Blinajë”, e profesorit Hazir Çadraku
MODË – 54 vjet pa Coco Chanel
Osmani thotë se Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë marrëveshje për “dialog strategjik”
Murgu budist i Sri Lankës dënohet për fyerje të Islamit
Zbulohen detaje të reja rreth ofertës së Juventusit për Ronald Araujo
NBA: Cleveland nuk njeh rivalë, sfida e Lakers anulohet nga zjarret në Los Anxhelos
Smogu shkakton kaos udhëtimesh në kryeqytetin indian Delhi
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!