Lajmet

Qeveria e Kosovës do të marrë 60 milionë euro kredi për vaksinat antiCOVID

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj COVID-19”, përmes të cilës do të sigurohen edhe 25 milionë euro për blerje të vaksinave dhe pajisjeve të tjera për menaxhimin e masës anti-COVID, krahas 35 milionë të tjerave që tashmë janë të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nga këto 60 milionë euro tashmë 35 milionë janë të negociuara dhe shtesë janë edhe 25 milionë të tjera. Ai tutje tha se kushtet e financimit nga kjo bankë janë më të favorshmet dhe norma e interesit mbetet e subvencionuar nga Banka Zhvillimore e KE-së.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në përpjekjet e saj për luftimin e efekteve negative të pandemisë në ekonominë e vendit, ka ndërmarrë një sërë masash që mbështesin sektorin e shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe sektorin privat. Në vazhdën e këtyre masave sot paraqes para jush nismën për negocimin e marrëveshjes së amandamentimit numër 1 të marrëveshjes ekzistuese me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin emergjent ndaj COVID-19. I tërë projekti kap vlerën totale prej 60 milionë eurosh, pra kemi 35 milionë euro tashmë negocimin të nënshkruara, ratifikuara në Kuvend, dhe po bëhet fjalë për një shtesë prej 25 milionë eurosh të cilat sigurohen me këtë amandamentim. Kjo do të sigurojë blerjen e vaksinave sipas marrëveshjeve që negociohen nga MSH dhe përfshirë çfarëdo lloj pajisje mjekësore që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë mes të tjerash. Edhe pse marrëveshja do të negociohet tek pas aprovimit të kësaj nisme dhe themelimit të ekipit negociator më lejoni të rikujtoj që kushtet e financimit të kësaj banke janë më të favorshme se kushtet e tregut dhe norma e interesit po ashtu mbetet e subvencionuar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës deri në 1 milionë euro”, tha Murati.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara