Lajmet

Qeveria e Bosnjë e Hercegovinës shpalli ditë zie për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Qeveria e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës në seancën e sotme urgjente e shpalli 18 marsin ditë zie në territorin e këtij entiteti të BeH-së për shkak të zjarrit tragjik në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim është marrë me qëllim të shprehjes së ngushëllimit për familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi më 15 mars 2025 në Koçani të Maqedonisë së Veriut, ku së paku 59 persona humbën jetën nga zjarri“, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Federatës së BeH-së.

Dita e zisë shënohet me vendosjen e detyrueshme të flamurit të BeH-së në gjysmështizë, përkatësisht në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucioneve publike, institucioneve dhe subjekteve të tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Në ditën e zisë, programet me karakter kulturor dhe argëtues nuk mund të mbahen në vende publike në Federatën e BeH-së ndërsa shtëpitë mediatike në territorin e Federatës së BeH-së janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me ditën e zisë.

Kujtojmë se të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani.

Lajmet

Aksidenti me fatalitet në Pejë, shoferi i kamionit arrestohet

Published

on

By

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” të Pejës, ku një burrë rreth moshës 60-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë. Zëdhënësi Shkodran Nikçi njoftoi se shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

MKRS lëvizë për Lojërat Mesdhetare, sot bën marrëveshje me KOK për financim dhe organizim

Published

on

By

Sot në ora 15:00, do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në kabinetin e ministrit.

Memorandumi i bashkëpunimit nënshkruhet për financimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve operacionale për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive me rëndësi historike për vendin tone”, thuhet në njofitm.

Continue Reading

Lajmet

​Apeli e refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Published

on

By

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirim të përkohshëm. Ata kishin bërë kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, rrëzimi i tre apeleve u bë më 13 gusht.

Në anën tjetër, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është pjesë e katërshes së UÇK-së që po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë fare kërkesë për lirim. Ai po përballet edhe me një tjetër aktakuzë, atë për tentim pengim të drejtësisë.

Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Published

on

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara