Lajmet

Qëndrimi ulur dhe rreziku i vazhdueshëm që prek gratë

Published

on

Për qëndrimin ulur ka me mijëra studime të cilat listojnë efektet e drejtpërdrejta në organizëm.

Një zakon vërtetë shumë i dëmshmëm edhe sipas mjekëve. Jo vetëm sepse ju bën të ndiheni më të plogësht, por edhe sepse ndikon në mbarvajtjen e të gjithë shëndetit dhe organizmit tuaj. Studiesit veçojnë gratë si më të rrezikuara nga qëndrimi për koha të gjata ulur, e sidomos ato që janë në periudhën e menopauzës.

Si e ndikon organizmin?
Sipas një studimi të botuar në Revistën American Heart Association, gratë në periudhën e menopauzën kanë një tendencë për të mos qenë shumë aktive. Kështu shtohen orët e gjata si të punës ulur apo të qëndrimit në të njejtin pozicion pa kryer asnjë aktivitet fizik për orë të tëra.Në studimin ku morën pjesë 518 gra të moshës mesatare rreth 63 vjeç u vu re se qëndrimi ulur për 8 -9 orë ose më shumë çdo ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të gjithë gratë pjesmarrëse në këtë studim veshën një paisje e cila për 14 ditë rregjistroi të gjithë aktivitetin e tyre fizik. Gjatë kësaj kohe u monitoruan edhe nivelet e sheqerit në gjak tek këto gra i cili është një factor kyç jo vetëm për shfaqjen e diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.

Çfarë treguan rezulatatet?
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, çdon në shtim të peshës e sidmos të shtimit të perimetrit në zonën e belit. Kjo përkthehet me më shumë trigliceride në gjak, duke shtuar kështu rrezikun e prekjes nga diabeti dhe shumë sëmundjesh të cilat dëmtojnë zemrën. Sa më e gjatë koha e qëndrimit ulur, aq më i madh rreziku për të formuar dhjam në zonën e belit. Po kështu rriten edhe raksionet në trupin tuaj të cilat janë rezistente ndaj insulinës që prodhoni për të vendosur balancat në gjak. Në periudhën e menopauzës tek gratë bien edhe nivelet e estrogjenit duke shtuar kështu rrezikune prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare./AgroWeb.

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Brdaric merr drejtimin e Drenicës

Published

on

FC Drenica ka zyrtarizuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e klubit duke nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić.

Skuadra kuqezi kanë nënshkruar me ish-lojtarin e Bundesligës dhe emrin e njohur të tij në skenën evropiane të futbollit, i cili ka lënë gjurmë edhe në kampionatin shqiptar.

Ky hap, i prezantuar përmes një komunikate zyrtare, shënon fillimin e një vizioni të ri për klubin drenicas, që synon modernizimin e plotë dhe ngritjen në një nivel të ri profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet Mbappe, situatë alarmante për Alonson

Published

on

Kylian Mbappé nuk u stërvit me shokët e tij të skuadrës përpara ndeshjes me Manchester Cityn dhe është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. 

Camavinga gjithashtu nuk është në stërvitje , megjithëse mungesa e tij pritej për shkak të problemeve me kyçin e këmbës që ka pasur që nga ndeshja kundër Athletic Bilbaos në San Mamés.

Kjo situatë është alarmante për Xabi Alonson, pasi që në rast të humbjes ka gjasa që Perez të shkarkojë trajnerin./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Botërori 2026 më i shtrenjti në histori

Published

on

Botërori “FIFA 2026” pritet të jetë unik dhe kjo u pa qartë edhe gjatë ceremonisë së shortit, ku organizatorët u kujdesën që ta shndërronin në një spektakël të vërtetë.

Nga presidenti Trump tek Infantino, të gjithë protagonistët e këtij evenimenti kanë theksuar se këtë herë do të jetë ndryshe, jo vetëm për faktin që për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra, por dhe mënyra e konceptimit të ndeshje do të jetë ndryshe, e ngjashme me futbollin amerikan.

Këto risi pritet të vijnë me kosto shtesë pasi ky Botëror pritet të jetë më i shtrenjti në histori edhe për tifozët.

Sipas të përditshmes britanike, një bletë për të ndjekur ndeshjet në Amerikë i kalon 1000 euro, afro dy herë më shumë në raport me Botërorin e fundit të zhvilluar në Katar.

Pas artikullit të bërë publik nga “The Sun”, ka reaguar edhe FIFA, me këta të fundit që u kujdesën të sqaronin për federatat pjesëmarrëse do të ketë një numër të caktuar biletash me çmime preferenciale për tifozët e tyre:

“Jemi të përkushtuar për të siguruar akses të barabartë në ndeshjet tona për tifozët tanë tani dhe në të ardhmen”, lexohet në reagimin e FIFA. Gjatë ceremonisë së shortit për fazën e grupeve, presidenti Trump zbuloi se deri më tani janë shitur më shumë se 2 milionë bileta, ndërsa procesi i ardhshëm i shpërndarjes së biletave do të jetë më 11 dhjetor./S.K/KP/TheSun

Continue Reading

Të kërkuara