Lajmet

Qendra e Shëndetit Mendor pa objekt adekuat, trajton 1 mijë e 800 persona

Objekti është shumë i vogël.

Published

on

Numri i stafit shëndetësor te objekti i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë është shumë i vogël. Përgjigjet e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e një hapësire më të madhe sipas Sami Rexhepit, ishin gjithmonë pozitive, por asnjëherë diçka konkrete. Ai thotë se Qendra e Shëndetit Mendor duhet të jetë në mes të komunitetit e jo në periferi, në mënyrë që klientët të moslihen anash.

Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë për Ekonomia Online tha se në kuadër të Qendrës e Shëndetit Mendor në Prishtinë marrin ndihmë të rregullt 1 mijë e 800 persona.

“Në kuadër të Qendrës për Shëndet Mendor në Prishtinë funksionon shtëpia integruese në Fushë Kosovë dhe në Drenas ku janë të shtrirë nga 10 pacientë, 20 gjithsej të shtrirë të cilët marrin kujdes shëndetësor 24 orë. Ndërsa në Podujevë e kemi një qendër për shëndet mendor e cila ofron shërbime vetëm për qëndrim ditor për klientët tanë. Regjioni i Prishtinë e mbulon pak a shumë 1/3 e Kosovës si për nga sipërfaqja ashtu edhe për nga numri i banorëve. Në këtë qendër trajtohen marrin ndihmë të rregullt 1800 klientë të cilët janë të regjistruar, po flasim për sëmundje kronike psikiatrike të cilët vijnë për rehabilitim dhe risocializim”, deklaroi ai.

Rexhepi thotë se objekti në të cilën gjenden është shumë i vogël, e se nuk i plotëson nevojat e as kërkesat e tyre.

“Objekti për nga sipërfaqja e shfrytëzueshme është shumë i vogël dhe kjo na detyron se nëse grupi është më tepër se 10, 12 vetë puna nuk është efektive dhe nuk e arrijmë qëllimin i cili është para neve. Nuk mjafton për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat për qytetin e Prishtinës e shumë më pak për regjionin e Prishtinës”, tha ai.

Rexhepi propozon që një lokacion i mirë i mundshëm kishte me qenë në Velani përballë shtëpisë së shëndetit.

“Kam tentu me Komunën e Prishtinës të gjendet një lokacion i përshtatshëm për ndërtimin edhe të një qendre, nuk e kam pas atë mirëkuptim në kuptimin e plotë të fjalës edhe pse gjithmonë premtimet kanë ekzistu se po, jo ka vend të përshtatshëm. Prej kur jam unë këtu, gjashtë ministra janë ndërru, asnjë nuk ka thënë jo. Të gjithë e kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor, mirëpo është problemi i lokacionit se edhe kudo lokacion kudo tjetër në periferi e këta me u ndje si të lënë anash nuk do ta ketë efektin e vetë.. Për lokacion atje në fillim të Velanisë është si kodër, ballë për ballë me shtëpinë e shëndetit është një hapësirë e pashfrytëzueshme, edhe ka popullatë për rreth, kish me qenë një zgjidhje ideale”, deklaroi ai.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara