Lajmet

​Qelaj:Politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale

Published

on

Komuniteti pakicë nëpër komuna ballafaqohen me probleme mjedisore, pabarazi gjinore, mungesë në vendimmarrje, mungesë të politikave sociale e mosrespektim të gjuhës. Këto janë disa nga telashe që janë identifikuar si të gjetura pas takimeve që Institucioni i Avokatit të Popullit, ka mbajtur në disa komuna të Kosovës, përkitazi me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se nga takimet me qytetarët kanë hasur në një sërë problemesh që i kanë ata. Ai listoi si telashe mungesën e politikave sociale, qasjen në hapësirat publike për personat me aftësi të kufizuara, si dhe kontratën kolektive.

Edhe përkundër thirrjeve, Qelaj tha se nuk është ndërmarrë asgjë për ligjin për financimin e pushtetit lokal.

Pavarësisht politikave të mira të qeverisjes lokale, shpesh herë mungojnë kapacitet për të mbuluar të gjitha nevojat që janë qytetarët në një komunitet dhe për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi me pushtetin qendror. Politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale, pavarësisht trajtimit dhe pavarësisht fakti që ekziston vullnet me i trajtua këto aspekte dhe kryesisht politikat orientohen në investime kapitale në infrastrukturë. Nevojat që qendrat për punë sociale me pas vëmendjen e duhur të komunave duke rritur kapacitetet e tyre profesionale dhe me qenë të gatshme të ushtrojnë kompetencat që kanë me ligj. Janë shumë çështje të pazgjidhura në komuna që mbesin pengë i vendimmarrjes në nivelin qendror e që sipas ndikon në performancën e komunave në këtë rast do ta përmendja mungesën e zgjidhjes së kontratës kolektive”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor tha se këto takime me qytetarët i kanë informuar ata më shumë për mandatin e Avokatit të Popullit.

Sipas saj, dialogu në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe popullit është vital.

E mbështesim këtë sepse dialogu në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe popullit është vital meqë ju jeni institucioni më i lartë në Kosovë që i ruan të drejtat e njeriut dhe i mban institucionet llogaridhënëse ju keni një proces zyrtar për t’i adresuar kërkesat për gjithashtu është me rëndësi vetëdijësimi në nivel lokal të ekzistoj dhe gjithashtu qasja të jetë për tu mundësuar njerëzve se si të qasen në shërbimet që iu i ofroni. Numri i ankesave nga serbët e Kosovës janë dyfishuar në krahasim me vitin e mëparshëm dhe kjo është për shkak të kontaktit me publikun që e keni bërë“, theksoi ajo.

Ndërsa, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, u shpreh se komunikimi në mes të nivel lokal dhe atij qendror nuk mungon, derisa shtoi se niveli lokal nuk ka kapacitet për trajtim të problemeve sociale.

Rashiq teksa foli për strategjinë për përfshirjen e pakicave në institucione u shpreh se ky do të ishte mekanizëm i cili do të siguronte përqindje më të madhe të tyre në institucione.

Lufta për të drejtë, sidomos të pakicave është proces që kërkon që secili prej në secilin institucion të kryej punën e vetë në mënyrën më të mirë e mundshme. Ajo që kemi provuar të bëjmë ne me një strategji që e kemi miratuar në fund të vitit të kaluar ajo strategji parasheh që të bëhet integrimi në të gjitha nivelet që të ketë përfaqësim që ekziston në secilin nivel jo vetëm në kuptimit e madhësisë të numrit të qytetarëve, por në thellësi në aspektin hipotetik pra ne po hartojmë planin e punës që do të ishte 10 vjeçar që do të parashikonte punën e gjithë jo shqiptarëve dhe jo më pak se 10%. Është strategji që fatkeqësisht nuk implementohet në nivel të plotë por nëse arrijmë që ta hartojmë planin e veprimit dhe insistoj të jetë 10 vjeçar atëherë për herë të parë do të kemi mekanizma konkret që gjitha institucionet do t’i përqafonin apo do të detyroheshin që prezencën e pakicave në institucione të jetë më e madhe”, u shpreh ai.

Meral Tejeci-Çela, këshilltare e lartë juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit, tha se problemet mjedisore, përdorimi i gjuhës e pabarazia gjinore janë disa nga problemet e identifikuara nga takimet e realizuara.

Problemet mjedisore ndotja e ajrit, ujit e tokës, si dhe mungesa vënies në kontroll apo e menaxhimit të zhurmës, kanë qenë disa nga problemet më të theksuara të ngritura në të gjitha thuajse komunat. Çështje shumë me rëndësi edhe mungesa e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, në proceset që ndërlidhen me mjedisin. Përdorimi i gjuhës dhe respektimi i të drejtave gjuhësore ka pas shqetësime të ndryshme të ngritura nga qytetarët nga komunitetet serb, si dhe turk për pamundësi të gjuhës amtare në procese të ndryshme gjyqësore administrative por edhe në shërbimet shëndetësore. Barazia gjinore dhe përfaqësimi në pozita publike mbetet në nivel shumë të ulët, sidomos në Komunën e Dragashit”, tha ajo.

Takimet e Avokatit të Popullit me qytetarët janë mundësuar nga Misioni i OSBE-së dhe janë mbajtur në Graçanicë, Rahovec, Klinë, Dragash, Mamush, Letnic dhe Shtërpce.

Continue Reading

Lajmet

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatë Kushtetuese

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së seancës konstituive të datës 29 qershor dhe seancave pasuese, pas aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor.

Shkëmb Manaj nga LDK, pasi dërgoi rastin në Gjykatë Kushtetuese akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, deputetin Avni Dehari dhe LVV-në se s’po respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se aktgjykimin e 26 qershorit ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.

Lëndë në kushtetuese për këtë çështje dërguan edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

PDK të enjten ka dorëzuar kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë qershor dhe vazhdimeve të saj më një dhe tre korrik 2025.

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 41 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

LVV po kërkon që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Continue Reading

Lajmet

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Suharekë

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për të zyrtarë policorë (një rreshter dhe dy zyrtarë policorë), të gjithë punonjës në Stacionin Policor në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

Sipas njoftimit, kjo kërkesë për suspendim përkohshëm dhe në interes të hetimit, mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.

Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

Po ashtu në njoftim thuhet se IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes.

Continue Reading

Lajmet

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mirënjohjen e thellë të Kosovës për partneritetin me ShBA-në.

Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë“.

Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë”, shkroi në Facebook, Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi uron 4 Korrikun: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë.

Krasniqi tha se ShBA është më shumë se partner për Kosovës, duke theksuar se është shtylla e lirisë së vendit dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Continue Reading

Të kërkuara