Lajmet

​Qelaj:Politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale

Published

on

Komuniteti pakicë nëpër komuna ballafaqohen me probleme mjedisore, pabarazi gjinore, mungesë në vendimmarrje, mungesë të politikave sociale e mosrespektim të gjuhës. Këto janë disa nga telashe që janë identifikuar si të gjetura pas takimeve që Institucioni i Avokatit të Popullit, ka mbajtur në disa komuna të Kosovës, përkitazi me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se nga takimet me qytetarët kanë hasur në një sërë problemesh që i kanë ata. Ai listoi si telashe mungesën e politikave sociale, qasjen në hapësirat publike për personat me aftësi të kufizuara, si dhe kontratën kolektive.

Edhe përkundër thirrjeve, Qelaj tha se nuk është ndërmarrë asgjë për ligjin për financimin e pushtetit lokal.

“Pavarësisht politikave të mira të qeverisjes lokale, shpesh herë mungojnë kapacitet për të mbuluar të gjitha nevojat që janë qytetarët në një komunitet dhe për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi me pushtetin qendror. Politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale, pavarësisht trajtimit dhe pavarësisht fakti që ekziston vullnet me i trajtua këto aspekte dhe kryesisht politikat orientohen në investime kapitale në infrastrukturë. Nevojat që qendrat për punë sociale me pas vëmendjen e duhur të komunave duke rritur kapacitetet e tyre profesionale dhe me qenë të gatshme të ushtrojnë kompetencat që kanë me ligj. Janë shumë çështje të pazgjidhura në komuna që mbesin pengë i vendimmarrjes në nivelin qendror e që sipas ndikon në performancën e komunave në këtë rast do ta përmendja mungesën e zgjidhjes së kontratës kolektive”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor tha se këto takime me qytetarët i kanë informuar ata më shumë për mandatin e Avokatit të Popullit.

Sipas saj, dialogu në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe popullit është vital.

“E mbështesim këtë sepse dialogu në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe popullit është vital meqë ju jeni institucioni më i lartë në Kosovë që i ruan të drejtat e njeriut dhe i mban institucionet llogaridhënëse ju keni një proces zyrtar për t’i adresuar kërkesat për gjithashtu është me rëndësi vetëdijësimi në nivel lokal të ekzistoj dhe gjithashtu qasja të jetë për tu mundësuar njerëzve se si të qasen në shërbimet që iu i ofroni. Numri i ankesave nga serbët e Kosovës janë dyfishuar në krahasim me vitin e mëparshëm dhe kjo është për shkak të kontaktit me publikun që e keni bërë“, theksoi ajo.

Ndërsa, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, u shpreh se komunikimi në mes të nivel lokal dhe atij qendror nuk mungon, derisa shtoi se niveli lokal nuk ka kapacitet për trajtim të problemeve sociale.

Rashiq teksa foli për strategjinë për përfshirjen e pakicave në institucione u shpreh se ky do të ishte mekanizëm i cili do të siguronte përqindje më të madhe të tyre në institucione.

“Lufta për të drejtë, sidomos të pakicave është proces që kërkon që secili prej në secilin institucion të kryej punën e vetë në mënyrën më të mirë e mundshme. Ajo që kemi provuar të bëjmë ne me një strategji që e kemi miratuar në fund të vitit të kaluar ajo strategji parasheh që të bëhet integrimi në të gjitha nivelet që të ketë përfaqësim që ekziston në secilin nivel jo vetëm në kuptimit e madhësisë të numrit të qytetarëve, por në thellësi në aspektin hipotetik pra ne po hartojmë planin e punës që do të ishte 10 vjeçar që do të parashikonte punën e gjithë jo shqiptarëve dhe jo më pak se 10%. Është strategji që fatkeqësisht nuk implementohet në nivel të plotë por nëse arrijmë që ta hartojmë planin e veprimit dhe insistoj të jetë 10 vjeçar atëherë për herë të parë do të kemi mekanizma konkret që gjitha institucionet do t’i përqafonin apo do të detyroheshin që prezencën e pakicave në institucione të jetë më e madhe”, u shpreh ai.

Meral Tejeci-Çela, këshilltare e lartë juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit, tha se problemet mjedisore, përdorimi i gjuhës e pabarazia gjinore janë disa nga problemet e identifikuara nga takimet e realizuara.

“Problemet mjedisore ndotja e ajrit, ujit e tokës, si dhe mungesa vënies në kontroll apo e menaxhimit të zhurmës, kanë qenë disa nga problemet më të theksuara të ngritura në të gjitha thuajse komunat. Çështje shumë me rëndësi edhe mungesa e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, në proceset që ndërlidhen me mjedisin. Përdorimi i gjuhës dhe respektimi i të drejtave gjuhësore ka pas shqetësime të ndryshme të ngritura nga qytetarët nga komunitetet serb, si dhe turk për pamundësi të gjuhës amtare në procese të ndryshme gjyqësore administrative por edhe në shërbimet shëndetësore. Barazia gjinore dhe përfaqësimi në pozita publike mbetet në nivel shumë të ulët, sidomos në Komunën e Dragashit”, tha ajo.

Takimet e Avokatit të Popullit me qytetarët janë mundësuar nga Misioni i OSBE-së dhe janë mbajtur në Graçanicë, Rahovec, Klinë, Dragash, Mamush, Letnic dhe Shtërpce.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara