Lajmet

​PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Lëvizja vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.

Në arsyetim thuhet se LDK ka vërejtur se kandidati për deputet i LVV Dimal Basha ka postuar në Facebook foto të ish kryeministrit Avdullah Hoti që vjen nga radhët e LDK-së dhe një foto të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ku thuhet: “Oferta e 9 shkurtit e përmbledhur me një foto”. Përveç dënimit këtë postim Basha është urdhëruar që ta largoj nga rrjeti social.

Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.

PDK poashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV është dënuar me 5 mijë euro.

Poashtu shkaku i një ankese tjetër të PDK-së ndaj LVV-së kjo e fundit u dënua me 15 mijë euro.

Shkaku i shkeljes së kodit të mirësjelljes PDK është ankuar sërish ndaj LVV-së dhe kjo e fundit ëshë gjobitur me 4500 euro.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 10 mijë euro gjobë shkaku i ankesës së LVV-së e cila pretendon se është penguar tubimi i tyre në Skenderaj nga simpatizantët e PDK-së.

PDK poashtu është dënuar me 10 mijë euro shkaku i ankesës së LVV-së ku pretendohet se një mbështetës ka ofenduar kryeministrin Kurti.

Edhe AAK-Nisma-Intelektualët është dënuar me 20 mijë euro shkaku i ankesës së LVV-së ndaj këtij koalicioni.

LVV është ankuar se Hajdar Sutaj kryetar i Kuvendit Komunal në Deçan ka postuar një fotografi të ministres së Jashtme Donika Gërvalla duke përdorur fjalë denigruese ndaj saj dhe duke i vendosur një shenjë të X-it mbi fotografinë e saj.

LDK është dënuar me 2 mijë euro pas ankesës së LVV-së, pasi që është vërejtur baneri i kandidates për deputete të LDK-së Bahrije Hyseni në shtyllën e ndriçimit publik.

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara