

Kuriozitete
Pylli nënujor në Qipro
Published
4 years agoon
By
Betim GashiArtisti prapa parkut të parë skulpturor nënujor në botë sapo zbuloi projektin e tij të fundit nënujor – një pyll spektakolar i fundosur i vendosur në brigjet e plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro.
Muzeu i skulpturës nënujore në Qipro, në të cilin u investua 1 milion euro, u realizua nga 93 skulptura nga Jason deCaires Taylor, i cili më parë solli në jetë parkun e skulpturave nënujore të gjirit Molinere në Grenada dhe Parkun detar kombëtar Isla Mujeres të Meksikës. Taylor synon të vë në qendër të vëmendjes “rindërtimin e hapësirave natyrore”.

Disa nga figurat e paraqitura paraqesin pemë të mëdha që peshojnë deri në 13 tonë, si dhe fëmijë që tregojnë kamerat në forma që përshkruajnë racën njerëzore ndërsa luajnë fshehurazi.
Secila prej skulpturave, të cilat u ulën nën sipërfaqe me vinç, u bënë me materiale interte PH neutrale që tërheqin jetën detare dhe janë vendosur në thellësi të ndryshme, në mënyrë që biodiversiteti i zonës të “pasurohet” nga prania e tyre me kalimin e kohës./UBTNews
You may like
Kuriozitete
Pse qafa plaket më shpejt se fytyra?
Published
2 days agoon
September 24, 2025By
UBT News
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron ka thënë dikur: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”.
Dhe në fakt, kjo shprehje është e saktë: ndërhyrjet estetike mund të zbusin shenjat e moshës në fytyrë, por qafa shpesh i tregon vitet e kaluara. Rrudhat dhe lëkura e varur në këtë zonë mbeten dëshmi e kohës. Por pse qafa plaket më shpejt dhe a mund ta parandalojmë?
Pse qafa plaket shpejt?
Sipas specialistëve, disa faktorë ndikojnë në plakje, qëndrimi i dobët, mungesa e kujdesit të rregullt, ekspozimi në diell dhe dobësimi natyral i muskujve. Lëkura e qafës është më e hollë, ka më pak gjëndra dhjamore dhe më pak kolagjen, duke e bërë më të ndjeshme ndaj rrudhave.
Qafa e teknologjisë
Një shkak modern është “qafa e teknologjisë” – qëndrimi i përkulur para kompjuterit a telefonit. Ky zakon jo vetëm që shkakton dhimbje dhe tension, por krijon vija horizontale në qafë dhe poshtë mjekrës. Për ta shmangur, pajisjet vendosni në nivelin e syve.
Kujdesi i përditshëm
Ashtu si fytyra, dhe qafa duhet mbrojtur nga dielli duke përdorur krem mbrojtës, qafa duhet të trajtohet njësoj si fytyra: me serume, kremra hidratues e produkte ushqyese në mëngjes dhe mbrëmje. Lëkura thahet shpejt, shmang produktet me bazë alkooli ose sapunët agresivë.
Trajtimet estetike
Pas moshës 50-vjeçare, kur shenjat bëhen më të dukshme, mjekësia ofron alternativa për stimulimin e prodhimit të kolagjenit: trajtimet me plazmë të pasuruar me trombocite, acid hialuronik ose biostimulues që rigjallërojnë dermën.
Po ashtu përdoren metoda si lifting me fije, radiofrekuencë ose lazer nënlëkuror që ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës.
Në rastet kur qafa është e relaksuar dhe e varur, zgjidhja e vetme mbetet ndërhyrja kirurgjikale, si liposuksioni për heqjen e yndyrës së tepërt apo lifting-u i plotë që riformëson muskujt dhe përmirëson konturin e qafës. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Prezantohen dy mega jahtet luksoze të projektuara nga Giorgio Armani
Published
3 days agoon
September 24, 2025By
UBT News
Për vite me radhë, Giorgio Armani ka shprehur vizionin e tij për të transferuar filozofinë e dizajnit të shtëpisë së modës në sektorin e jahteve luksoze. Ky vizion u realizua përmes krijimit të dy mega jahteve 72 metra, një projekt i ekskluziv i bashkëpunimit të Armani me Italian Sea Group.
Jahtet përfaqësojnë një kombinim unik të dizajnit të jashtëm dhe të brendshëm nga vetë Armani.
Pamjet e jashtme dallohen për linjat e pastra gjeometrike që harmonizohen me sipërfaqet e lakuara, ndërsa interierët, të konceptuar nga Armani Casa, nxjerrin në pah filozofinë estetike të projektuesit.
Rezultati është një sintezë e sofistikimit stilistik, teknologjive të avancuara dhe përsosmërisë detare, duke vendosur standarde të reja për jahte luksoze të nivelit të lartë. Vetë Giorgio Armani e përshkroi projektin si një fushë personale krijimi:
“Deti dhe dizajni janë dy nga pasionet e mia më të mëdha. Me këtë bashkëpunim, e kam zgjeruar idenë e dekorimit dhe mobiljeve në botën detare, ku – ashtu si në modë – estetika dhe funksionaliteti bashkëjetojnë në mënyrë natyrale dhe elegante.”
Një nga pionierët që besoi në vizionin e tij ishte biznesmeni Kostas Cleanthos, i cili bleu dy mega jahtet që do të prezantohen së shpejti në Panairin e Jahteve në Monako. Jahti i parë është në fazën e lundrimit provë, ndërsa i dyti është në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Cleanthous është sipërmarrës me një aktivitet të shumanshëm në financë, pasuri të paluajtshme, hotele, media dhe transport detar.
Ai themeloi kompaninë XM në 2009, e cila u zhvillua në një platformë globale tregtare me mbi 10 milionë klientë në 190 vende. I lindur dhe rritur në Qipro, përfundoi studimet në London School of Economics dhe City Business School.
Përveç aktivitetit ndërkombëtar, ka investuar në projekte ikonike në Qipro, duke përfshirë hotele e media, dhe përmes Fondacionit Cleanthous mbështet iniciativa sociale dhe bamirëse, përfshirë ndërtimin e një Klinike të re Onkologjike Pediatrike në Nikozia.
Ai ka zgjeruar aktivitetin në fushën e jahteve luksoze me dy jahte unike që mbajnë firmën e Giorgio Armani dhe prodhimin e The Italian Sea Group, duke respektuar çdo detaj të vizionit të projektuesit. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Ja pse shkopinjtë e kanellës lihen jashtë derës në shtator
Published
4 days agoon
September 23, 2025By
UBT News
Kanella është përdorur prej mijëra vitesh jo vetëm si erëz në kuzhinë, por edhe si mjet shërues dhe simbolik në rituale shpirtërore.
Përveç vlerave medicinale, lidhet me tërheqjen e energjive pozitive, pasurisë dhe begatisë veçanërisht në shtator, kur praktikohen shumë rite të lidhura me të.
Një trend në TikTok ka bërë bujë, ku të rinj nga e gjithë bota vendosin shkopinj kanelle para derës së shtëpisë ose shpërndajnë pluhur kanelle mbi prag.
Videot e kësaj praktike kanë mbledhur mbi 4.5 milionë shikime. Në traditën ezoterike, dera e përparme shihet si një portal që lidh botën e jashtme me hapësirën e brendshme shpirtërore, ndaj rekomandohet që rituali të zhvillohet pikërisht aty.
Rituali është i thjeshtë, merrni një majë të bollshme kanelle të bluar, vendosni në pëllëmbën e dorës e fryni drejt derës së përparme, praktikohet në ditën e parë të muajit, por mund të bëhet në çdo kohë.
Sipas besimit popullor dhe praktikave të feng shui-t, ky veprim jo vetëm që tërheq pasuri dhe fat të mirë, por edhe ndihmon në pastrimin e energjisë së rënduar në shtëpi, duke sjellë një atmosferë më të lehtë dhe harmonike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Shkencëtarët zbulojnë akuifer të madh nën Oqeanin Atlantik
Published
5 days agoon
September 22, 2025By
UBT News
Një zbulim befasues nën Oqeanin Atlantik pranë SHBA-ve mund të ofrojë shpresë për mungesën globale të ujit të pijshëm.
Gjatë një ekspedite këtë verë, shkencëtarët nga Woods Hole Oceanographic Institution dhe Universiteti i Kolumbias konfirmuan praninë e një rezervuari të madh me ujë të ëmbël nën fundin e detit, nga Massachusetts deri në New Jersey.
Përdorimi i teknologjisë elektromagnetike dhe një shpime deri në 1,300 metra nën dyshemenë e detit tregoi se uji ka përmbajtje kripë të ulët, brenda standardeve për ujin e pijshëm. Mostrat janë duke u analizuar për mikrobet dhe për të vlerësuar sigurinë e përdorimit.
Shkencëtarët ende nuk e dinë moshën e ujit, e cila përcakton nëse rezervuari është i ripërtëritshëm apo i kufizuar. Origjina e ujit lidhet me akullnajat e shkrira ose reshjet mijëra vjet më parë.
Ekspertët thonë se akuiferi mund të përmbajë ujë të mjaftueshëm për të furnizuar një qytet si New York për qindra vjet. Megjithatë, nxjerrja e ujit nga këto thellësi kërkon energji të madhe dhe përballen sfida logjistike dhe mjedisore.
Shkencëtarët besojnë se akuiferët nën det mund të jenë një burim i rëndësishëm për të adresuar krizën globale të ujit, por përdorimi i tyre nuk zëvendëson nevojën për mbrojtjen e burimeve ujore në tokë. /A.Z/UBT News/

Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Sean ‘Diddy’ Combs rikthehet në gjykatë për të kërkuar një gjykim të ri

18 nga librat më të mirë të vitit sipas gazetarëve të BBC
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26