Lajmet
Pyjet më misterioze në planet ndodhen nën ujë
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNga Benji Jones
Disa kilometra në perëndim të San Diegos në ShBA, ndodhet një bregu i oqeanit që ndryshon shumë nga sipërfaqja. Uji është i ftohtë dhe ngjyrë blu. Ka disa alga deti jeshile që shkojnë deri në sipërfaqe. Por nëse zhytesh poshtë dallgëve, të shfaqet një mbretëri krejtësisht tjetër.
Poshtë gjendet një pyll shumë i bukur. Ai përbëhet jo nga pemët, por nga fijet e leshterikëve gjigantë, një specie algash që mund të rriten më shumë se një godinë 10-katëshe. Të lidhura me fundin e oqeanit, fijet e leshterikëve lëvizin ngadalë sipas rrymave. Tufat e peshqve, fokave dhe gjallesave të tjera ujore, kalojnë nëpër to si zogjtë nëpër kurorën e dendur të njëpylli mbi Tokë.
“Të zhytesh në një pyll të tillë nënujor, është si të futesh në një katedrale. Është thjesht diçka e mahnitshme”, thotë Xharret Birnes, ekolog detar në Universitetin e Masaçusets në Boston. Drita që hyn nga sipërfaqja filtron përmes leshterikëve, si të jenë xhama shumëngjyrëshe, i eksploron këtu pyje të veçantë prej më shumë se 20 vjetësh. Planeti ynë ka një sërë pyjesh të mëdhenj. Për shembull Amazonën apo pyjet borealë të Kanadasë dhe Rusisë.
Këto ekosisteme të famshme, përmbajnë jo vetëm një diversitet të jashtëzakonshëm kafshështë egra, por ruajnë sasi të mëdha karboni, që në të kundërt mund të ngrohnin akoma mëshumë planetin tonë. Nuk është e tepruar të thuhet se ekzistenca jonë varet prej tyre. Por po aq të rëndësishëm janë edhe pyjet e deteve.
Të ndodhura në ujërat e ftohta të afro 1/4 e brigjeve të botës, pyjet e leshterikëve janë baza mbështetëse e shumë ekosistemeve detare. Ato mbështesin peshkimin bregdetar, duke ndihmuar në ruajtjen e industrisë së ushqimeve të detit. Po ashtu thithin sasi të mëdha të ndotjes dhe ndihmojnë në kapjen e gazeve që ngrohin planetin.
Një studim i fundit, i vlerësoi këto përfitime në masën 500 miliardë dollarë në vit në mbarë botën. Por me gjithë vlerën e tyre të madhe, shkencëtarët dinë çuditërisht pak për pyjet e leshterikëve. Të paplota janë edhe të dhënat se si reagojnë ato ndaj ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera, si përhapja e specieve jo-vendase.
Gjithsesi ajo që dinë biologët, sugjeron se shumë prej këtyre pyjeve janë në telashe. Njëstudim i botuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara, tregon se pyjet e leshterikëve kanë rënë në nivel global, dhe ndryshimi i klimës do ta përkeqësojë situatën. Pyjet e leshterikëve kanë shumë të përbashkëta me homologët e tyre në tokë.
Ato formojnë struktura tredimensionale, që u ofrojnë shtëpi shumë specieve. Ato kanëkurorën e gjetheve, trungun e butë dhe rrënjët. Por kanë edhe disa dallime kryesore. Për shembull, leshterikët nuk janë një bimë, por një lloj alge, një grup organizmash ujorë në një ambient krejtësisht të ndryshëm.
Po ashtu ato rriten shumë më shpejt sesa pemët – deri në gjysmë metri në ditë – në varësi të specieve. Disa lloje leshterikësh, si leshterikët gjigantë që janë të zakonshëm në brigjet e San Diegos, arrijnë në sipërfaqe për të formuar një kurorë. Këto pyje janë shumë të përhapura, duke mbuluar një sipërfaqe të oqeanit deri 5 herë më të madhe se ajo e të gjithë shkëmbinjve koralorë.
Ato mbështesin një diversitet mahnitës. Kështu, pjesa e tyre e ngjashme me rrënjët ofron strehë për peshqit e vegjël. Një studim zbuloi se një kërcell i vetëm leshteriku në Norvegji mbështeti afërsisht 80.000 organizma në 70 lloje të ndryshme. Mbi 1000 lloje bimësh dhe kafshësh gjenden në disa pyje leshterikësh në Kaliforni.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që konsumojnë rregullisht ushqim deti. Njëstudim ka zbuluar se 1 hektar pylli i tillë kontribuon mesatarisht me rreth 30.000 dollarë në vit për industrinë e peshkimit. Por përfitimet nuk ndalen këtu.
Ndërsa rriten, pyjet e leshterikëve, ashtu si ato në tokë, thithin shumë ndotje, duke përfshirë rrjedhjen e plehrave nga toka bujqësore dhe karbonin (shumica e të cilit hyn në oqean nga atmosfera). Kësisoj, ato po ndihmojnë në kompensimin e një pjese të madhe të emetimeve tona ndotëse që ndikojnë në ngrohjen globale.
Një studim i botuar në “Natyre”, vlerësoi se këto habitate sekuestrojnë të paktën 4.9 megaton karbon nga atmosfera çdo vit. Madje leshterikët largojnë më shumë karbon se sa ekosistemet e tjera. Por a janë në rrezik këto pyje? Përgjigja e thjeshtë është po.
Analiza më e fundit globale, e bazuar në të dhënat e vitit 2012, zbuloi se pyjet globale të leshterikëve po bien mesatarisht me një normë prej rreth 1.8 për qind në vit. Një nga arsyet kryesore është ndryshimi i klimës, që po i bën oqeanet më të ngrohta.
Ujërat e ngrohta kanë tendencën të bartin më pak lëndë ushqyese, gjë që e bën më të vështirë rritjen e pyjeve të tillë. Një arsye tjetër ka të bëjë me peshkimin e tepruar dhe pakësimin
e grabitqarëve detarë. Kur rrjetat e peshkimit kapin grabitqarët si iriqi, këta shumohen dhe kositin pyjet e leshterikëve. Lajmi i mirë është se nëse zhduken disa nga këto kërcënime, pyjet e leshterikëve mund të rikthehen me shpejtësi siç ishin më parë.
Marrë me shkurtime nga “Vox” – Bota.al
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
26 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
1 hour agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
2 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
4 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
