Botë

Putin urdhëron stërvitje të forcave bërthamore ruse

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën stërvitje masive të forcave bërthamore të shtetit, duke përfshirë aty edhe lëshueset e raketave, teksa vazhdon të përshkallëzojë tensionet me Perëndimin, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Duke folur me liderët ushtarakë përmes video-lidhjes, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimet e zyrtarëve më të lartë për përdorim të armëve bërthamore, dhe do të përfshijnë lëshim praktik të raketave me kapacitet bërthamor, dhe atyre lundruese.

Putin, i cili e ka përmendur vazhdimisht forcën bërthamore, sa herë që Perëndimi e ka rritur mbështetjen për Ukrainën, ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë vazhdon të jetë “garantues stabil i sovranitetit dhe sigurisë së shtetit”.

Duke marrë parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike dhe kërcënimet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë gati për luftë”, ka thënë ai, duke rikonfirmuar se armët bërthamore të Rusisë i sheh si “masën më ekstreme për ruajtje të sigurisë”.

Putin ka thënë se Moska do të vazhdojë të modernizojë forcën bërthamore, do të pozicionojë raketa të reja me precizitet më të lartë, me shpejtësi më të madhe në nisje, dhe me kapacitete të rritura për t’i tejkaluar mbrojtjet raketore.

Muajin e kaluar, lideri rus ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, që lejimi i Ukrainës për të përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar thellë në Rusi, do të fuste NATO-n në luftë me shtetin e vet.

Ai e ka përforcuar mesazhin e tij duke e prezantuar një version të ri të doktrinës bërthamore që e konsideron sulmin konvencional ndaj Rusisë nga një shtet jobërthamor që mbështetet prej një force bërthamore, si sulm të përbashkët të të dyjave ndaj shtetit të vet – një paralajmërim i qartë për SHBA-në dhe aleatët e Kievit.

Putin, po ashtu, e ka përmendur që në doktrinën e re parashihet edhe përdorimi i armëve bërthamore në rast të një sulmi masiv.

Manovrat e së martës janë vazhdimësi e një serie të stërvitjeve tjera të forcave bërthamore të Rusisë.

Më herët gjatë vitit, ushtria ruse ka zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me aleaten e Moskës, Bjellorusinë, në territorin e së cilës janë pozicionuar disa armë bërthamore taktike të Rusisë.

Botë

Macron duhet të thërrasë zgjedhje të parakohshme presidenciale, thotë ish-kryeministri francez

Published

on

By

Emmanuel Macron duhet të emërojë një kryeministër për të kaluar buxhetin dhe më pas të thërrasë zgjedhje të parakohshme presidenciale për të zgjidhur krizën politike në Francë, ka deklaruar kryeministri i tij i parë. Komentet e Edouard Philippe vijnë pasi kryeministri i tretë i Francës brenda një viti, Sebastien Lecornu, dha dorëheqjen të hënën, pasi përpjekja e tij për të formuar një qeveri dështoi.

Macron i ka kërkuar atij të përgatisë një plan të fundit për stabilitet deri të mërkurën – por duket se mbështetja për presidentin francez po bie, madje edhe mes aleatëve të tij, shkruan BBC.

Philippe ishte kryeministër nga viti 2017 deri në 2020.

Ndërkohë, Gabriel Attal – i cili udhëheq partinë e Macronit, Renaissance, dhe ishte kryeministër për gjashtë muaj në vitin 2024 – doli në televizionin kombëtar të hënën në mbrëmje për të deklaruar se “nuk i kupton më vendimet që po merr presidenti i republikës”.

Presidenti kishte tentuar të rivendoste kontrollin tri herë gjatë vitit të kaluar, tha Attal, dhe tani ishte koha për të ndarë pushtetin me partitë e tjera: “Mendoj se duhet të provojmë diçka tjetër.”

Deri më tani, presioni ndaj presidentit 47-vjeçar për të dhënë dorëheqjen ka ardhur kryesisht nga kundërshtarët e tij politikë në të majtën radikale dhe të djathtën ekstreme. Ndërhyrjet publike nga aleatët e tij tregojnë sa serioze është bërë kriza politike.

Macron, i cili është në detyrë që nga viti 2017, u kap në video duke ecur i vetëm pranë lumit Sena në Paris të hënën, i ndjekur nga truprojat e tij, ndërsa kriza e fundit shpërthente rreth presidencës së tij.

Rrethi i ngushtë i tij ka lënë të kuptohet se ai do të “marrë përgjegjësinë” nëse dështojnë bisedimet e fundit të Lecornut, pa specifikuar se çfarë do të thotë konkretisht kjo.

Blloku qendror i Macronit humbi shumicën parlamentare pasi ai thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare, në përgjigje të një humbjeje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian vitin e kaluar./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha tre fizikantëve kuantikë

Published

on

By

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis për punën e tyre në kompjuterët kuantikë, raporton BBC.

Nuk ka asnjë teknologji të avancuar që përdoret sot e cila nuk mbështetet në mekanikën kuantike, përfshirë telefonat celularë, kamerat dhe kabllot me fibra optike”, tha komiteti Nobel.

Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një konferencë për shtyp në Stokholm, Suedi.

Ta them butë, ishte surpriza më e madhe e jetës sime”, tha profesori John Clarke, i cili ka lindur në Britani dhe aktualisht punon në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi pritet të shpallen të mërkurën./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

Published

on

By

Negociatat për të finalizuar një marrëveshje bazuar në planin e armëpushimit të Presidentit Donald Trump në Gaza kanë filluar në Egjipt.

Bisedimet pritet të zgjasin disa ditë në prani të ndërmjetësve nga SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia, tha një zyrtar për CNN. Trump tha se Hamasi po bënte lëshime të rëndësishme gjatë negociatave.

Sot shënohen dy vjet që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë. Hamasi dhe grupe të tjera militante ende mbajnë 48 pengje, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Lufta që pasoi e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë mbi 67,000 palestinezë në Gaza dhe ka shtyrë pjesë tjetër në uri. Një hetim i pavarur i OKB-së arriti në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, gjë që Izraeli e ka mohuar./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Gjermania vendos laserë në aeroportin e Mynihut për t’u mbrojtur nga dronët

Published

on

By

Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane.

Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.

Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi aeroporti i Mynihut u mbyll për dy ditë rresht javën e kaluar për shkak të fluturimeve të dyshimta me dronë.

Pamjet e para u shfaqën në zonat përreth aeroportit, duke përfshirë qytetet Freising dhe Erding.

Dronët u panë më vonë pranë aeroportit dhe dy orë më vonë përsëri rreth tij.

Më pas u vu në vend një mbyllje parandaluese që pa 17 fluturime të anuluara dhe 15 fluturime të devijuara për në Stuttgart, Nuremberg, Vjenë dhe Frankfurt, ndërsa policia nisi “operacione të gjera kërkimi” në zonë .

Zyrtarët në atë kohë ngritën shtretër kampingu me batanije, pije dhe ushqime të lehta që u ofroheshin pasagjerëve në fluturimet e anuluara.

Një ditë më vonë, policia gjermane tha se vuri re dy pamje të dronëve pranë pistave veriore dhe jugore të aeroportit, por u larguan përpara se të identifikoheshin.

Pamjet e tjera të dronëve bënë që 170 fluturime të anuloheshin ose të devijoheshin.

Ndryshe, Mynihu është vetëm vendi i fundit në Evropë që ka parë ndërhyrje me dronë në javët e fundit.

Të paktën 11 vende , përfshirë Lituaninë, Letoninë, Danimarkën, Norvegjinë, Rumaninë, Poloninë, Estoninë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën, kanë parë dronë ose ndërprerje të qarkullimit mbi territorin e tyre në tre muajt e fundit.

Udhëheqësit evropianë ranë dakord në takimet në Kopenhagen javën e kaluar të ecin përpara me planet për një të ashtuquajtur “mur me dronë” përgjatë kufirit lindor të bllokut./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara