Lajmet

Putin thotë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në mars

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me ‘Yllin e artë të heroit’ ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.

Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.

Politikani i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny, dhe mbështetësit e tij u kërkuan personave me të drejtë vote në Rusi që të votojnë për “çdo kandidat tjetër” përveç Putinit, edhe pse “rezultatet përfundimtare do të manipulohen”.

Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen mes 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.

Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë./REL

Lajmet

Kosova mposht Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbecajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues./S.K/KP/ FFK/

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara