Lajmet

Putin: Rusia do të jetë ‘në luftë’ me NATO-n nëse hiqen kufizimet e Ukrainës për raketat me rreze të gjatë veprimi

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar udhëheqësit e aleancës së NATO-s se nëse hiqen kufizimet e Ukrainës në përdorimin e raketave perëndimore me rreze më të gjatë veprimi do të konsiderohej një akt lufte.

“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s – Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane – janë në luftë me Rusinë. Dhe nëse është kështu, atëherë, duke pasur parasysh ndryshimin në thelbin e konfliktit, ne do të marrim vendimet e duhura në përgjigje të kërcënimeve që do të na paraqiten”, u tha Putin gazetarëve të enjten.

Deklaratat e Putinit vijnë në periudhën kur aleatët e SHBA-së dhe NATO-s po synojnë t’ua lejojnë forcave ukrainase të përdorin sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake ruse.

Gjatë vizitës së fundit në Kiev, sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken tha se Shtëpia e Bardhë po shqyrton heqjen e kufizimeve në përputhje me një ndryshim më të gjerë strategjik midis partnerëve të NATO-s.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbërriti në Uashington të premten për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden, të cilat pritet të përqendrohen në përdorimin e armëve perëndimore kundër objektivave në Rusi./UBTNews/

Lajmet

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet Kuvendi

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati pret reflektim të partive opozitare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shpresoj se pas takimeve të udhëheqësve të opozitës me presidenten dje, të kenë reflektuar dhe ta marrin parasysh seriozitetin e situatës që Kuvendi të konstituohet, të themelohen institucionet e reja dhe të vazhdojë qeverisja e vendit. Ne kemi Qeveri në detyrë. Problemi është që nuk kemi Kuvend të konstituar dhe kësisoj ka mangësi dhe mungesa që dita – ditës po vërehen, duke filluar nga marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë ratifikuar vitin e kaluar, pastaj me Planin e Rritjes të BE-së, i cili pret nënshkrim dhe ratifikim këtë vit. Për më tepër, ka edhe institucione të tjera, siç është Televizioni publik, për të cilin miratimi i buxhetit duhet të bëhet nga Komisioni për Buxhet si dhe situata të tjera, të cilat kërkojnë rishikimin e buxhetit. Të gjitha këto mbeten peng konstituimit të Kuvendit”, tha Murati.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës po shkelet çdo ditë me vetëdije të plotë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të adresuar këto shkelje.

Është duke u shkelur me vetëdije dhe po shkelet çdo ditë. Në këtë mënyrë po hyjmë në një krizë edhe më të thellë. Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në koordinim dhe bashkëbisedim për të parë se si do t’i qasemi. Do t’i qasemi Gjykatës Kushtetuese me pyetje dhe adresim, sepse si aktgjykimi i fundit, ashtu edhe Kushtetuta e vendit janë duke u shkelur në seancat e fundit,” ka thënë Zogaj.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese

Published

on

By

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se sot PDK-ja do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese radhazi, sot PDK-ka do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë që do të trajtohet me urgjencë, meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë për konstituimin e Kuvendit.

Janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit dhe ta ndryshojë propozimin e tij dh të kthehet në normalitetin e rrjedhjes së seancës”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

​“Loja juaj, pasojat tona”: Organizatat e shoqërisë civile protestojnë sërish para Kuvendit

Published

on

By

“Cirku i Republikës së Kosovës”, “Loja juaj, pasojat tona”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje!”, janë disa nga mbishkrimet në protestën e organizatave të shoqërisë civile të cilat edhe sot kanë protestuar në hyrje kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar vazhdimin e bllokadës institucionale.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Kosova është duke humbur ndihma financiare dhe se është domosdoshmëri që sa më shpejt të konstituohet kuvendi.

Kosova është duke humbur ndihma financiare që shkojnë me qindra miliona euro nga BE, nga Banka Botërore, e tregon nevojën e domosdoshme që sa më shpejt partitë politike, deputetët të gjejnë një zgjedhje për të bërë konstituimin e kuvendit. Neve si organizata të shoqërisë civile nuk na ka mbetur tjetër do të thotë përveç të kërkojmë deputetëve nëse nuk i kryejnë detyrën për të cilën kanë marrë bekimin e qytetarëve, votat e qytetarëve t’i pyesim nëse duan të shkojnë në deti ose nëse vendet e tyre të punës janë për pushtet apo për të ju dhënë zgjidhje qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Ai tha se deputeti duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve që të gjendet zgjidhja për krizën institucionale. Sipas tij, nëse partitë politike nuk duan të ofrojnë zgjidhje, kjo mund të zgjasë edhe me muaj të tërë.

Është më se e qartë që zgjidhja mbetet tek kompromisi politik, tek ajo çdo parti politike varësisht numrit të deputetëve që kanë në kuvend, ta marrin përgjegjësinë politike, të ofrojnë konsensus, të ofrojnë zgjidhje. Në fund të fundit, qytetarët kanë votuar më 9 shkurt për të votuar deputetët, përfaqësuesit e popullit të cilët ushtrojnë në një farë mënyre në emër të popullit sovranitetin e Republikës së Kosovës, detyrat dhe përgjegjësitë. Dhe nëse këta deputetë nuk janë në gjendje që këtë vullnet që e kanë marrë nga qytetarët ta përkthejnë në konstituim të kuvendit për formim të qeverisë dhe institucioneve, atëherë në një mënyrë edhe zgjedhjet e 9 shkurtit deligjitimohen që nuk ka kurrfarë kuptimi”, shtoi ai.

Vazhdimi i seancës të enjten vjen një ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi takime të ndara me krerët e partive parlamentare shqiptare, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale.

Presidentja takoi të mërkurën në kabinetin e saj, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Osmani bëri thirrje që të arrihet “sa më shpejt” pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit. Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë.

Continue Reading

Të kërkuara