Lajmet

Putin i tregon Perëndimit “vijën e kuqe“

Published

on

Fjalë të qarta të kreut të Kremlinit: Perëndimi duhet të pranojë interesat e Rusisë për sigurinë. Në rast të kundërt përgjigja e Moskës do të jetë „e shpejtë dhe e ashpër“.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor tone të ashpra në adresë të Europës dhe të SHBA-së: Ai akuzoi Perëndimin se po bën përpjekje për përmbysje në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht ai paralajmëroi në rast se kapërcehet „vija e kuqe”. “Organizatorët e çfarëdolloj provokimi, që kërcënon interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohen për veprat e tyre, ashtu siç nuk janë penduar prej kohësh”, deklaroi Putin në fjalimin e tij vjetor në Moskë drejtuar kombit.

Paralajmërimi i Putinit vjen në kulim e përforcimit masiv të pranisë ushtarake ruse në afërsi të Ukrainës. Javët e fundit atje në mënyrë të përsëritur ka pasur shkelje të armëpushimit vendosur në konfliktin disa vjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të armatosura ukrainase.

SHBA dhe aleatët i kanë kërkuar Kremlinit që të tërheqë trupat. Rezervat e Ukrainës dhe të Perëndimit në sfondin e përforcimit të trupave në rajon Moska i ka hedhur poshtë duke deklaruar, se askush nuk kërcënohet dhe se Rusia është e lirë t’i angazhojë forcat e veta të armatosura në territorin e saj. Njëkohësisht iu adresua një paralajmërim autoriteteve ukrainase, që të mos tentojnë të rivendosin me dhunë kontrollin në zonat e kryengritësve, sepse Rusia do ta ndjejë veten të detyruar të ndërhyjë: Përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër, tha ai.

Atentat i planifikuar ndaj Lukashenkos?

Duke folur para qindra përfaqësuesve të politikës, ekonomisë, kulturës dhe religjonit Putin iu referua edhe situatës në Bjellorusi. Në këtë kontekst ai vuri në dukje, se së fundi është shmangur një atentat i planifikuar ndaj kreut të shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Ai kritikoi gjithashtu, që Perëndimi deri më sot nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Shërbimi i brendshëm informativ i Rusisë, FSB dhe kundërzbulimi KGB në fundjavë kanë demaskuar në Bjellorusi plane për përmbysje duke njoftuar arrestimin e dy të dyshuarve, ndër ta një person me pasaportë të SHBA-së.

Mund të ketë këndvështrime të ndryshme ndaj politikës së Lukashenkos, tha Putin, por „plane për vrasje politike, ndër to edhe të funksionarëve më të lartë – është diçka që shkon shumë larg. „Me këtë janë tejkaluar të gjitha kufijtë”, u shpreh kreu i Kremlinit. Ai kujtoi, se në Ukrainë në vitin 2014 u rrëzua ish-presidenti Viktor Janukoviç, i cili për pak „do të ishte vrarë”. Janukoviç, shpëtoi duke shkuar në Rusi. Udhëheqja ruse akuzon vazhdimisht Perëndimin, se po nxit revolucione në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik – me qëllim që të rrëzojë qeveritë, të cilat nuk i pëlqejnë./DW

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara