Lajmet

​Punimet në qendër të Malishevës, krijohen kolona në rrugët alternative

Published

on

Nga qershori i vitit të ardhshëm Komuna e Malishevës pritet të bëhet me parking nëntokësor dhe me sheshin e dëshmorëve në qendrën e qytetit.

Vlera e projektit të parkingut nëntokësor ku përfshihen nënkalimet dhe mbikalimet është 8 milionë e 300 mijë euro.

E, derisa punimet në këtë pjesë janë duke vazhduar, qytetarët të cilët po kalojnë me vetura përmes këtij qyteti po detyrohen të shfrytëzojnë një rrugë tjetër, e në të cilën jo rrallë herë po krijohen kolona.

Por, drejtori i urbanizmit në këtë komunë, Avdi Morina, thotë për KosovaPress, se aty ku punohet normalisht që mund të krijohen ndonjëherë edhe kolona, por se pritje të gjata nuk ka pasur ashtu siç kanë menduar.

Normalisht kur punohet mund të ketë edhe kolona, edhe pritje por nuk kanë qenë të nivelit çfarë kemi menduar edhe çfarë i kemi parë vitet e kaluara”, ka thënë Morina përmes telefonit.

Por, këto punime sipas tij pritet të marrin fund deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Projekti që po flasim është njëri ndër projektet më kapitale për qytetin e Malishevës, pra siç e thash edhe më herët kemi parkingje nëntokësore, kemi mbikalime, nënkalime, pastaj kemi një shesh që do të rregullohet i cili do të mbajë emrin “Sheshi i Dëshmorëve”. Punimet janë duke vazhduar në bazë të planit dinamik siç e kemi parapa, nuk kemi asnjë vonesë deri më tani, tjetër është mundësitë financiare sepse komunat kanë buxhetin e limituar për t’i realizuar projektet. Por, në bazë të planit dinamik ne planifikojmë që qershori i vitit të ardhshëm i tërë projekti të përfundojë”, ka thënë Morina.

Derisa shton se shpresojnë se për transport të automjeteve kjo pjesë në të cilën është duke u punuar do të hapet para festave të fundvitit.

Transporti që është nënkalimi dhe mbikalimi shpresojmë që do ta hapim para festave të fundvitit, do të mundësohet qarkullimi i automjeteve, por si projekt në tërësi po flasim që ne planifikojmë që vera e vitit të ardhshëm do të jetë afati i fundit që ky projekt të përmbyllet ashtu si është i planifikuar”, ka shtuar drejtori Avdi Morina.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara