Lajmet

​Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut

Published

on

Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin me anëtarët e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut. Sipas tyre, deputetët s’kanë bërë asgjë dhe i kanë anashkaluar kërkesat e grave greviste, andaj takimi tani është i padobishëm.

Në emër të grave greviste foli kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Kosovës, është çështje ligjore dhe po presin raportin e Inspektoratin e Punës.

Nuk kemi bërë asgjë për neve. Na keni lënë në temperatura -5 këtu dhe tani e gjithë kjo do të përfundojë në Inspektorat të Punës. Keni thënë nga Kuvendi se kjo ka prapavijë politike dhe shumë gjëra. Ne kemi kërkuar 550 euro dhe i kemi pas 270 euro, mirëpo s’keni bërë asgjë. Marre për Kuvendin e Kosovës. Ne kemi besuar në ligj dhe sot po besojmë në ligj. Tani s’na nevojitet askush, mirëpo na nevojitet raporti i Inspektoratit të Punës. Ju jeni ata që na keni qit në holl të Kuvendit, që keni thyer ligjin e grevës dhe ne jemi gjithçka në rregull”, tha ai.

Për të diskutuar me gratë greviste doli kryetarja e komisionit, deputetja Duda Balje, e cila kërkoi nga punëtoret teknike të Kuvendit të mbajnë takim, mirëpo që edhe ajo u refuzua.

Ne kemi lënë Kuvendin dhe personat përgjegjës për me gjetë zgjidhje për këtë punë. Ne kemi menduar si komision që me gjetë zgjidhje. Nëse doni me hy brenda ne si komision mendojmë se është shkelje e drejtave dhe i kemi thirrë gratë me bisedu me neve. Keni thirrje publike që me hy brenda dhe me gjetë zgjidhje”, tha ajo.

Pas refuzimit, deputetja Balje vazhdoi mbledhjen e komisionit. Ajo tha se pas takimit me gratë greviste kanë menduar të thërrasin Sekretarin e Kuvendit dhe përgjegjësit e kompanisë së pastrimit në Kuvend.

Në momentin kur kemi konstatu si komision se është problemi i madh. Ne sot kemi vendos me thirrë dhe bisedu me gratë. Kurse javën tjetër me thirrë sekretarin dhe pronarin e firmës që është përgjegjës dhe me punu me gjetë një zgjidhje. Ato refuzuan me qenë me neve”, shtoi ajo.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se shkëputja e njëanshme e kontratës nuk i kontribuon këtij rasti.

Mirëpo ajo tha se ende si komision nuk i disponojnë të gjitha informatat për këtë rast dhe se tani po trajtojnë a janë shkel të drejtat e punëtorëve, rrjedhimisht edhe të njeriut.

Një shkëputje e njëanshme nuk i kontribuon këtij rasti, mirëpo ende ne nuk disponojmë të gjitha informatat. Ne tash kemi fillu me trajtu nga këndvështrimi a janë shkel të drejtat të punëtorëve dhe të njeriut”, theksoi ajo.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se janë shkelur të drejtat e njeriut me rastin e punëtorëve teknike të Kuvendit të Kosovës.

Më vjen keq që s’kanë ardhur zonjat, mirëpo ato e kanë të drejtën e tyre mos me ardh. Kompania është çelësi dhe thelbi kryesor që duhet me u marrë. Nëse ka ndonjë klauzolë në secilën kompani që ka shërbyer në këtë kuvend pasi ka qenë shërbim i privatizuar nga jashtë, mirëpo me klauzolën që do të përdoren njerëzit që punojnë brenda. Kushdo qoftë që ka qenë kompania të njëjtat gra i ka aktivizuar në proces të punës. Çka ka ndodh tash është thelbi i problemit. E para që s’janë kontributet e tyre herë pas here dhe e treta i kanë dërgu gratë me punu zyra të tjera jashtë kuvendit dhe askush s’është merr me atë punë. Ne jemi vonu me i dëgju që kanë qëndru para derës sonë aty”, theksoi Hoxha.

Rajoni

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS

Published

on

Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar nga profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Musa Sabedini dhe Prof. Ferid Selimi, të cilët kanë botuar një artikull shkencor në revistën shkencore multidisiplinare “Architectural Image Studies”, të indeksuar në SCOPUS.

Artikulli mban titullin: “Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack” dhe trajton mënyrën se si mediat në gjuhën shqipe në Kosovë kanë raportuar për tensionet ndëretnike dhe ngjarjet e dhunshme, duke bërë një analizë krahasuese mes ngjarjeve të marsit 2004 dhe sulmit të Banjskës në shtator 2023.

Studimi analizon si aspektin kuantitativ të mbulimit mediatik, ashtu edhe gjuhën emocionale të përdorur në raportim, përmes një analize të përmbajtjes së gazetave qendrore.

“Ky publikim përbën një moment të rëndësishëm profesional dhe personal për mua. Edhe pse e kam kuptuar prej kohësh se kërkimi shkencor kërkon durim, përkushtim dhe ekspertizë të thellë, kjo përvojë më ka dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi akademik sjellin rezultate të prekshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që puna jonë është vlerësuar dhe çmuar në këtë nivel, dhe besoj se ky është vetëm një hap drejt botimeve të tjera edhe më të fuqishme në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka thënë mes tjerash profesor Musa Sabedini.

Rezultatet tregojnë se, ndonëse mediat kanë raportuar gjerësisht për këto ngjarje, janë evidentuar dallime të dukshme në mënyrën e raportimit, në përqindjen e hapësirës kushtuar dhunës ndëretnike, si dhe në përdorimin e termave emocionalë apo nxitës.

Autorët arrijnë në përfundimin se faktorët historikë, kulturorë dhe politikë, si dhe mungesa e koordinimit institucional, ndikojnë në praktikat e gazetarisë, duke theksuar nevojën për gazetari të përgjegjshme në kontekste me ndjeshmëri etnike.

Artikulli është publikuar më 1 nëntor 2025, në Vol. 6, Nr. 3 të revistës, dhe mund të lexohet online në linkun: Artikulli i plotë

Continue Reading

Lajmet

​Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029

Published

on

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2029 mund të zhvillohet ose në stadiumin “Spotify Camp Nou” të Barcelonës, ose në Wembley të Londrës.

Pas dorëzimit të ofertave, Spanja dhe Anglia janë dy vendet që garojnë për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për klube.

Camp Nou, që po rikonstruktohet dhe pritet të rihapet së shpejti, do të ketë kapacitet më të madh dhe teknologji moderne. Stadiumi ka pritur dy herë finalen e Champions League – në vitet 1989 dhe 1999.

Nga ana tjetër, Wembley është një nga stadiumet më të famshme në botë dhe ka qenë mikpritës i shumë finaleve, përfshirë atë të sezonit 2023/24, ku Real Madrid fitoi trofeun.

UEFA pritet të marrë vendimin përfundimtar për vendin e finales së vitit 2029 në muajt e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara