Lajmet

​Punëtorët teknik të QKUK-së në grevë, kërkojnë rritjen e pagës

Published

on

Punëtorët teknik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal në grevë.

Kërkesë e tyre është rritja e koeficientit nga 3.76 në 5.0.

Me kërkesë për rritje page edhe punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga 16 shtatori kanë hyrë në grevë.

Derisa kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre./UBTnews/

Lajmet

​Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia, reagon OEAK

Published

on

By

Pas raportimeve se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia, ka reaguar Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Për më shumë se një vit, Oda Amerikane thekson ka përsëritur se një vendim i tillë ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ka qenë në kundërshtim me frymën e promovuar nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe zotimet e ndërmarra nga Kosova në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Për më tepër, masa e tillë ka rrezikuar kështu edhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat e bashkëpunimit rajonal, me pasoja të rënda për ekonominë dhe procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Duke pasur parasysh që njëri ndër synimet kryesore të CEFTA-së përfshin reduktimin e kostove të tregtisë dhe prodhimit, përmes eliminimit të barrierave të lëvizjes së mallrave, Oda Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të fuqizojë mekanizmat e kontrollit në të gjitha vendkalimet kufitare, ashtu që masa aktuale e sigurisë të mund të shfuqizohet në tërësi. Hapi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është megjithatë inkurajues dhe dëshmi se Kosova mbetet e përkushtuar në promovimin e lëvizjes së lirë të mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimit të përpjekjeve për krijimin e tregut të përbashkët rajonal. Oda Ekonomike Amerikane beson fuqishëm në idenë e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, prandaj u bënë thirrje Kosovës dhe të gjitha shteteve pjesëmarrëse në nismat rajonale që të punojnë së bashku për largimin e të gjitha barrierave ekzistuese që pamundësojnë realizimin e katër lirive të sipërcekura, e në këtë aspekt edhe eliminimin e barrierave të shumta me të cilat ballafaqohen prodhuesit nga Kosova në përpjekjet e tyre për eksport apo kalim transit në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, thuhet në reagim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas pak do të mbajë konferencë për media, ku do të jep detaje për vendimin.

Continue Reading

Lajmet

Kusari-Lila: LVV-ja vazhdon të ketë shumicën parlamentare në Kuvend

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e konsideron të domosdoshme miratimin e 54 projektligjeve që janë në mes të dy leximeve para përfundimit të kësaj legjislature.

Ajo theksoi se mazhoranca nuk e ka humbur shumicën parlamentare, përkundër largimit nga Lëvizja Vetëvendosje të dy deputetëve, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Sipas saj, sfidë e mazhorancës është mospjesëmarrja në votime e deputetëve dhe prezenca fizike e tyre në sallë.

“Zyrtarisht Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka 54 deputetë dhe 8 deputetë janë nga grupi parlamentar multietinik që i bie 62 deputetë. Ne zakonisht kur kemi pasur mungesë të kuorumit ka ardhur për shkak të mospjesëmarrjes në votim për çështje të caktuara të deputetëve që kanë qenë në sallë apo për mungesën fizike. Nuk parashohim diçka më dramatike javët në vijim, unë uroj që në nivelin e njëjtë të hyjmë në një periudhë më dinamike para përmbylljes së sesionit vjeshtor. Është e domosdoshme që diku 54 projektligje që janë në mes të dy leximeve të përmbyllen në këtë legjislaturë”, tha ajo.

Ajo shtoi se në bazë të informacioneve dy deputetët e larguar nga LVV-ja mund të marrin pjesë në votime në projektligje më të rëndësishme.

“Sipas informatave që kam ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuara sikurse deri tani do të marrin pjesë në votim. Tash mbetet të shihet”, theksoi ajo.

Këto komente Kusari-Lila i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në lidhje me masat e sigurisë ndaj mallrave serbe, Kusari-Lila tha se është e domosdoshme krijimi i mekanizmave të sigurisë para heqjes së këtyre masave.

“Deri sa të krijohen mekanizmat e sigurisë. Gjegjësisht gjatë gjithë kësaj kohe është komunikuar për vendosjen e një mekanizmi të sigurisë për vendosjen e dërgesave te kufiri verior, ne mund të themi se Kosova e ka mbajtur këtë masë në fuqi. Në momentin kur ka garanci për vendosjen e masave të sigurisë atëherë mund të hiqet kjo masë. S’ka qenë për çështje ekonomike por për çështje të sigurisë. Pjesë e ngritjes së kushteve për ngritje të sigurisë janë edhe skenerët”, deklaroi Kusari-Lila.

Continue Reading

Lajmet

​Kadriaj: Kjo mazhornacë e ka humbur shumicën parlamentare

Published

on

By

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj ka thënë se kjo mazhornacë veç se e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kadriaj tha se po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi të njëjtit, nuk arrijnë të sigurojnë as shumicën e thjeshtë.

“Po shihet se kjo mazhornacë veç e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës…Po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën e thjeshtë me të cilën janë mburrur. Ndërsa u fol për komisionet parlamentare dhe kërkesat janë bërë për komisione parlamentare, u dashtë për shkak të procedurës së shkurt dhe afatit kohor të shkurtër të tërhiqen kërkesat e reja. Por, në fakt çdo komision hetimor e ka bllokuar kjo mazhorancë”, tha Kadriaj.

Kadriaj ka thënë se kjo mazhorancë nuk i është përgjigje as pyetjeve parlamentare të parashtruara para disa muajve, duke shtuar se kanë të bëjnë me një qeveri jo transparente dhe arrogante.

“Do të shihet që edhe nëpër seanca tjera nuk do ta kenë shumicën e thjeshtë për shkak të largimit të deputeteve, por edhe atyre deputetëve që janë pjesë e Vetëvendosjes nuk arrin të grumbullojnë për kalimin e këtyre projektligjeve dhe në fakt kemi grumbullim të pikave të shumta, dhe nuk mund të kalojmë në një seancë të re, ku është dashtë të debatohet qoftë me deklarata jashtë rendit të ditës, apo me pyetje parlamentare, në fakt duhet të detyrohemi t’i tërheqim edhe pyetjet parlamentare sepse kjo mazhornacë nuk iu ka përgjigje, dhe kemi pyetje parlamentare të parashtruara ndoshta para gjashtë, shtatë muaji që nuk kemi marrë përgjigje. Kemi të bëjmë me një qeveri jo transparente, me një qeveri arrogante që është sjelle në mënyrë arrogante duke menduar se ka shumicën absolute dhe në fakt jemi pa rezultate”, ka shtuar Kadriaj.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës rrit pensionet për 20 %

Published

on

By

Nga muaji tetori Qeveria e Kosovës do të rris pensionit për 20%, ndërsa nga janar për 20% do të rriten pensionet edhe për personat që përfshihen në ligjin për kategoritë e luftës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.

“Duke filluar nga ky muaj 2024 do të rrisim për 20% të gjitha pensionet si vijon , pensioni bazik i moshës, pensioni kontribuespagues i plotë dhe parcial, pension i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës. Nga muaji janar i viti 2025 pra për më pak se 3 muaj do të rritet për 20% pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara