Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës

Published

on

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar pagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro që komuna i detyrohet ndërmarrjes.

Pavarësisht ndryshimeve klimatike, ata qëndrojnë në tenda ditë e natë dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen pa u realizuar kërkesat.

Nënkryetari i Sindikatës, Shpend Qosa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se janë në pritje të një takimi vendimtar me zyrtarët komunalë, ndërsa theksoi se kërkesat kryesore janë sigurimi i naftës, pagave dhe stabilizimi i kompanisë.

Sot kemi hyrë në ditë e nëntë të grevës, ne e kemi pasur një takim me zyrtarët komunal jemi në shqyrtim të kërkesave tona edhe sot jemi në pritje të një takimi. Deri sa të gjejmë një zgjidhje për kërkesat tona. Diçka konkrete nuk kemi që do të arrijmë një zgjedhje ne vazhdojmë punën dhe dalim në punë. Ato kërkesa tona që i kemi në takim kemi folur, edhe komuna ka dhënë disa zgjidhje të saj të cilat i kemi shqyrtuar. Sot i presim në takim për të arrijmë një marrëveshje, realisht kërkesat tona janë me pasur naftë paga dhe me stabilizuar gjendja e kompanisë. Punëtorët pagat i kanë marr”, ka thënë Qosa.

Punëtori Blerim Hajdini, i cili punon prej 16 vitesh në këtë ndërmarrje, tha se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesat.

Ai shprehu shqetësimin për pagat e ulëta dhe borxhet personale, duke theksuar se paga mujore prej 425 euro është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Jemi në grevë deri të na plotësohet kërkesat tona dhe kushtet tona nuk e kemi ndërmend ta ndalim grevën. Unë punoj që 16 vite këtu të gjithë kanë kredi të majme, unë i kam 15 euro kredi nuk mund t’ia dal assesi për arsye se paga është shumë vogël, e kemi 425 euro në kontratë. Kërkesa jonë është të na kthej borxhin 100 për qind dhe ta ndërpresin privatin menjëherë”, shtoi ai.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara