Lajmet
Punëtorët e KOSTT-it protestojnë për kushte më të mira të punës
Llumnica tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë pabarazi në paga.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiSindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë protestuar sot para objektit të kësaj kompanie. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësitë e shumta të tyre me kompaninë KOSTT teksa këto kërkesa ua kanë dërguar kryeshefit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të kësaj kompanie.
Kryetari i sindikatës të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë pabarazi në paga. Ai shtoi se punëtorët konsiderohen si një vegël punë dhe jo si qenie njerëzore.
“Kërkesat e juaja janë shumë të drejta dhe ligjore. Përveç se nuk është ngritur paga nga viti 2014, që i bie 10 vite, e duke kaluar nëpër inflacionin të cilin e kemi përballë të gjithë qytetarët e Kosovës, sot bëhet një diskriminim, një pabarazi e paparë më herët. Në vend se të bëjmë një ngritje për të gjithë punëtorët njëjtë, që të mos ketë pabarazi në mënyrë lineare… Ne do të fitojmë edhe përmes gjykatës, mirëpo në rast se ky menaxhment po e din që po e humb lëndën, atëherë ose po ka bashkëpunim me akterë të ndryshëm për të përfituar nga lënda për gjykata, e po e keqpërdorë detyrën zyrtare, ose janë aq të ligë, e aq të mjerë saqë të shkelin të drejtën e punëtorit, saqë e konsiderojnë punëtorin si një vegël pune e si skllav, e jo sikur punëtor e qenie njerëzore”, tha Llumnica.
Në anë tjetër, kryetari i unionit të punëtorëve të KOSTT-it, Seladin Izmaku theksoi se kërkesat e punëtorëve janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të punës pa sistematizim të mirëfilltë, rritje page 20 për qind për stafin jo-menaxherial dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët.
“Arsyeja e kësaj proteste janë pakënaqësitë e shumta të punëtorëve në kompaninë e KOSTT-it, këto janë arsyet kryesore dhe për këto arsye ne sindikatat jemi bërë bashkë dhe i kemi bërë disa kërkesa të cilat ua drejtojmë kryeshefit ekzekutiv dhe bordit drejtorëve të KOSTT-it. Kërkesat janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi i hendekut ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të përkohshme për menaxhmentin e lartë dhe menaxherët, mos ndryshimi i përshkrimit të vendeve të punës pa sistematizim të mirëfilltë, zgjedhje e komisioneve përzgjedhëse të duhura, rritje page 20 për qind për stafin jo- menaxherial, vendim për fillimin e sistematizimit të mirëfilltë në kompani dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët”, shtoi Izmaku.
Ai shtoi se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje deri me datën 10 shkurt, atëherë sindikatat do të vazhdojnë me hapa të tjerë më radikal.
“Ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet, të dy sindikatat bashkë që ta japim kontributin tonë, që të ketë marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv dhe me bordin e drejtorëve të KOSTT-it, ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme. Mirëpo, nëse ndodh që nuk merremi vesh, ne do të bëjmë veprime të tjera,.. E kemi dhënë një afat kohor për reflektimin të menaxhmentit të lartë të KOSTT-it dhe bordit që deri me datën 10 shkurt, një afat në të cilin, ne çdo moment jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë dhe të bëjmë marrëveshje…Nëse nuk bëhet marrëveshja, atëherë ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë më radikal”, u shpreh ai.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
