Lajmet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë nesër për ngritjen e pagave, përkrahet nga BSPK-ja

Llumnica tha se protesta do të organizohet nesër për siç i quajti ai realizimin e kërkesave esenciale.

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës përmes protestës synon të bëjë presion për rritje të pagave për punëtorët.

Në konferencën për media, kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica tha se protesta do të organizohet nesër për siç i quajti ai realizimin e kërkesave esenciale. Ai përmendi sfidat me të cilat përballen këta punëtorë. Ai tha se ka pasur një premtim më herët nga drejtori menaxhues, por që deri më tani nuk është realizuar.

“Ne kemi caktuar protestë nesër në ora 12:00, tek drejtori në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me qellim të bëjmë një presion për rritjen e pagave dhe na është thënë se nuk do të ketë rritje të pagave. Ne nuk kemi rritje te pagave , kemi rrezikshmëri të madhe në punë, kemi pasur premtim nga drejtori prej 22 shtatori të ketë shujta të ushqimit por nuk është bërë. Injorimi që ka ndodhur për shkak se ne kemi biseduar vetëm një herë ne 3 muaj. Ftojmë të gjithë punëtorët të dalin në protestë për realizimin e këtyre kërkesave esenciale”, tha ai.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i quajti legjitime kërkesat e kësaj sindikate, kërkoi nga bordi menaxhues që t’i marrë për bazë kërkesat e tyre. Këtë premtim tha duhet ta bëjnë shkaku i ngritjes së çmimeve në vend.

“Bashkimi i sindikatave të pavarura e përkrah këtë protestë. Dihet se gjithmonë sindikata i përdorin mjete e tyre për të arritur qëllimin. Ky qëllim është shumë minimal për ngritje të pagës sepse në Kosovë kemi ngritje marramendëse të çmimeve. BSPK kërkon nga drejtori menaxhues dhe bordi i KEK-ut që të ulen dhe të bisedojnë. Kërkesat janë shumë të ligjshme shumë normale, rritja e pagës, shujta e të tjera të cilat thashë janë shumë të rëndësishëm për anëtaret tonë”, tha ai.

Ndërsa nënkryetari i sindikatës, Selatin Sadiku, tha se kërkesa e tyre po bëhet shkaku i rritjes së çmimeve pagave të ulëta. Kërkoi që këtë ta bëjnë sa më shpejt, në mënyrë që hapat tjerë të mos jenë radikalë.

“Falë angazhimit maksimal të punëtorëve jemi kompania me profitabile në Kosovë. Kemi mbet 3 200 punëtorë, punohet me 3 ndërrime, llogarite të ketë rreth 30 mijë ton qymyr. Kërkesa është simbolike për rritje të pagave, ne jemi dëshmitarë që rryma është shtrenjtuar për tri kategori. ZRRE ka paralajmëruar qe do të ketë ngritje, shtohet pyetja se kush prodhon. Ne kërkojmë nga Menaxhenti dhe Bordi që kërkesat të miratohen më shpejt dhe të mos na detyrojnë që të marrim hapa sindikale radikale”, tha Sadiku.

Ndërsa një tjetër punëtor në këtë korporatë, kërkoi nga punëtorët tjerë që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë. Ai kërkoi që deri nesër, menaxhmenti t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara