Lajmet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Vendi

Sot nis fushata zgjedhore për balotazh, KQZ tregon si duhet të zhvillohet

Published

on

Duke nisur nga sot e deri në hapjen e vendvotimeve, subjektet politike dhe kandidatët do të zhvillojnë fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Fushata zgjedhore dhe gara e balotazhit mbahet të dielën e 9 nëntorit, në orën 07:00 dhe do të zhvillohet nën një situatë krize politike, pas dështimit të mandatarit, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re dhe nën ethet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen në muajin tjetër, në dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore.

“Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, tha Elezi.

Elezi ka përmendur një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përcaktuar një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre. Këto ndalesa lidhen kryesisht me mospengimin e fushatës së kundërshtarit politik dhe ndalimin e rreptë të kërcënimeve dhe dhunës gjatë procesit zgjedhor. Në përgjithësi, sipas ligjit, fushata duhet të zhvillohet në një atmosferë të qetë, të respektueshme, demokratike, pa gjuhë urrejtjeje, pa frikësime dhe e distancuar nga çdo formë dhune”, tha Elezi./S.K/EO/KQZ/

Continue Reading

Live

Parashikimi i motit

Published

on

Moti ditën e sotme do jetë kryesisht i vranët e me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra në sekondë./S.K/EO/IHMK/

Continue Reading

Aktualitet

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

Published

on

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Të kërkuara