E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e nevojshme të tyre.
Multivitaminat ofrojnë një formë më të lehtë për të siguruar këto vitamina, por sa të nevojshme janë ato?
Beta karoteni
Gjendet tek karrotat, patatet e ëmbla dhe specat jeshilë. Ky antioksidant transformohet në vitaminë A dhe është i rëndësishëm për shëndetin e syve, sistemin imunitar e lëkurën. Një studim tregoi që suplementët rrisin rrezikun e tumorit të mushkërive tek duhanpirësit. Nëse pini duhan, mos merrni suplementë, merrni beta karotenin nga frutat dhe perimet.
Kalciumi
Organizmi ka nevojë për kalcium, që gjendet tek produktet si qumështi, kosi dhe djathi, për të ruajtur shëndetin e kockave. Suplementët nuk janë ide e keqe nëse nuk përdorni produktet blegtorale. Nëse jeni të predispozuar ndaj gurëve në veshka ose nëse jeni mbi moshën 70 vjeç, atëherë mos merrni suplementë të kalciumit.
Suplementet shtonin rreziqet ndaj sëmundjeve kardiake tek femrat që sapo kishin kapërcyer menopauzën.
Edhe nëse vendosni të merrni suplementë mos merrni më shumë se 500 miligramë në një dozë, kombinoni me vitaminë D për të përmirësuar përthithjen e kalciumit në organizëm.
Acidi folik
Acidi folik që parandalon defektet e fetusit gjendet në drithrat e pasuruara, perimet me ngjyrë të gjelbër të errët, legume, agrumet, buka dhe makaronat. Marrja e 400 mikrogramëve në ditë ose 600 për gratë shtatzëna ose lehona, nuk është një angazhim i jashtëzakonshëm. Kjo sasi vjen edhe nga ushqimi, suplementët ose të dyja së bashku.
Hekuri
Ndoshta ushqimet me hekur nuk ju pëlqejnë, por ky mineral është thelbësor për funksionin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Përpiquni të merrni hekur nga burime tjera si: Mishi, peshku, arrorët, barishtet. Nëse jeni anemikë ose shtatzëna, mund të keni nevojë për suplementë. Por vetëm në bashkëpunim me mjekun.
Multivitamina
Faktet mbi rolin e multivitaminave në parandalimin e kancerit të gjirit janë të limituara. Madje, studimet nuk nxorrën konkluzione të qarta nëse ia vlente barra qeranë për të marrë multivitamina. Multivitaminat nuk janë një ide e keqe, por mos prisni vlera të jashtëzakonshme ose që ato t’ju shpëtojnë jetën.
Kaliumi
Ul presionin e gjakut dhe rregullon rrahjet e çrregullta të zemrës dhe kundërveprojë ndaj niveleve të larta të sodiumit. Gjendet tek bananet, rrushi i thatë, barishtet, portokalli dhe qumështi.
Vitamina D
Ndihmon organizmin në përthithjen e kalciumit është e nevojshme për shëndetin e kockave. Ajo merret nga ekspozimi në diell. Nëse fëmijët marrin pak vitaminë D, janë të rrezikuar nga osteoporoza dhe rakitizmi. Të dhënat tregojnë që vitamina ul rrezikun e diabetit 1 dhe 2, sklerozës së shumëfishtë etj, por studimet nuk kanë arritur në përfundime të qarta.
Mjaftojnë pak rreze dielli dhe ushqime të mira për të marrë dozën e nevojshme por sërish mangësitë ndaj kësaj vitamine nuk janë të pazakonta. Suplementët mund të jenë një ide e mirë, veçanërisht nëse nuk keni ekspozim të mirë në diell, nëse jeni mbi 50 vjeç ose keni një lëkurë me ngjyrë të errët.
Vitamina E
Njëherë e një kohë, shkencëtarët mendonin që ky antioksidant mbron zemrën. 600 njësi të kësaj vitamine të marra çdo ditë as nuk parandalonin problemet, as nuk ulnin shanset për atak në zemër tek femrat në moshë. Harroni suplementët dhe merreni vitaminën E nga ushqimet siç janë : veza, kikirikët, drithërat e pasuruar, dhe barishtet. Kini parasysh që gatimi dhe ruajta e ushqimeve të pasura me vitaminë E e ul sasinë përfundimtare të saj që përfundon në organizëm.