Lajmet

Pulla postare dedikuar personelit shëndetësor

Publikuar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, mori pjesë në prezantimin e pullës postare dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19.

Ai tha se kërkesa për këto pulla karshi Postes së Kosovës ka qenë nga vetë ministria që ai udhëheq me qëllim që ecja e pullës postare do tregojë përkushtimin dhe sakrificën e mantelbardhëve që kanë bërë dhe po bëjnë të pamundshmen për pacientët.

Kurse, kryeshefi i Postës së Kosovës, Xhevat Smakiqi tha se përmes kësaj pulle postare po tentohet sensibilizimi i qytetarëve për kujdesin nga pandemia. Ai tha se mantelbardhët edhe e flijuan jetën duke shërbyer dhe me këtë rast Kosova u varfërua duke mos i pas më ata.

E infektologu Sali Ahmeti dedikimin e pullave postare për personelin shëndetësor e vlerësoi si një përkrahje për ata.

Kronika e zezë

Nënë e bijë vdesin si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Dragash-Zhur

Publikuar

nga

Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). 

Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Trupat e pajetë janë dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në ndalim policor për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Për një javë, policia në Prishtinë sekuestroi 7 armë zjarri

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, gjatë javës që shkoi ka realizuar 231 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 48 për vepra penale.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 231 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 48 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

Po ashtu, gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës shqiptoi rreth 4400 gjoba për thyerje të kodit rrugor.

​“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.  Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4385 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Afganistani synon të vaksinojë miliona fëmijë kundër poliomielitit

Publikuar

nga

Afganistani nisi një tjetër fushatë të vaksinimit kundër poliomielitit, e cila synon mbrojtjen e rreth 11.2 milionë fëmijëve nën moshën 5-vjeçare, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë e talibanëve.

Fushata katërditore mbarëkombëtare – e dyta këtë vit – do t’i mbulojë 34 provincat e vendit, thuhet në deklaratë.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe do t’i vazhdojmë fushatat e vaksinimit kundër poliomielitit, ashtu si dhe shërbimet plotësuese shëndetësore, derisa ta zhdukim poliomielitin nga Afganistani”, tha ministri Noor Jalal Jalali.

Ai u bëri thirrje dijetarëve fetarë, pleqve të komunitetit dhe prindërve që t’i luajnë rolet e tyre në luftën kundër kësaj sëmundjeje, që mund të çojë në paralizë dhe vdekje.

Në dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se riatdhesimi i migrantëve afganë nga Pakistani fqinj, e ka rritur rrezikun e përhapjes së poliomielitit.

Që atëherë, Afganistani ka kryer disa runde vaksinimesh.

Katër raste të këtij virusi janë regjistruar në Afganistan vetëm këtë vit, sipas Abdul Quddus Baryalait, drejtor i Qendrës kombëtare për Çrrënjosjen e Poliomielitit. Vitin e kaluar, sipas tij, janë regjistruar gjithsej gjashtë raste.

Fushatat e vaksinimit në Afganistan dhe Pakistan shpesh janë sfiduese, për shkak të teorive konspirative se vaksinat e poliomielitit shkaktojnë infertilitet ose se vaksinuesit janë spiunë.

Para se të merrnin pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë ndaluar shkuarjen e vaksinuesve nga shtëpia në shtëpi, në zonat që ata kanë kontrolluar.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara i kanë bindur që ta rinisin programin e vaksinimit në të gjithë vendin, pas kthimit të tyre në pushtet./REL

Vazhdo të lexosh

Bota

Jugu gjerman nën vërshimin e ujërave

Publikuar

nga

Situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë është e tensionuar dhe ka prekur veçanërisht landet e Baden-Vyrtembergut dhe Bavarisë. Forcat e shpëtimit janë në veprim të pandërprerë për të përballuar përmbytjet, prishjen e argjinaturave dhe shkatërrimin e infrastrukturës. Situata ka qenë e jashtëzakonshme, me reshje të mëdha shiu që kanë sjellë shumë dëme në të gjithë zonën e jugut të vendit.

Në Baden-Vyrtemberg, në veçanti, janë regjistruar nivele të larta të reshjeve të shiut, me disa zona që përjetuan shumëfishimin e kohës së reshjeve normale për një muaj brenda një dite. Në Kisleg të Baden-Vyrtembergut, u regjistruan 130 litra shi për metër katror, duke shënuar një rekord të lartë për densitetin e reshjeve. Kjo ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rritje të nivelit të ujërave në lumenj si Rini dhe Nekari.

Autoritetet janë në alarm për situatën, duke shprehur tensionin e vazhdueshëm për zhvillimin e situatës së përmbytjeve. Në disa zona, përmbytjet janë kaq të mëdha sa kanë detyruar evakuimin e mijëra qytetarëve dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat dhe infrastrukturën.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka reaguar në mënyrë aktive, duke planifikuar një vizitë të hënën në zonat e prekura nga përmbytjet, në shoqërinë e ministrës së Brendshme, Nancy Faeser. Vizita synon të tregojë mbështetjen e qeverisë për banorët e prekur dhe të koordinojë përpjekjet për menaxhimin e krizës, shkruan DW.

Ndërkohë, forcat e shpëtimit dhe organizatat e ndihmës janë në aksion të pandërprerë për të ofruar ndihmë dhe për të lehtësuar situatën e emergjencës. Evakuimet dhe shpëtimet janë në vijë të parë të veprimeve, ndërsa përpjekjet për rindërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar janë në vijë të dytë të përpjekjeve për të kthyer normalitetin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara