Lajmet

Publikohet vendimi, Rama ia ndalon lejet ndërtimore borxhlinjve të komunës

Kjo derisa ata të përmbushin obligimet ndaj komunës.

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës.

Sipas vendimit të publikuar në faqen e Komunës së Prishtinës në Facebook, të gjithë ata që i kanë borxh komunës në kryeqytet nuk do të kenë mundësi që t’i marrin këto leje, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet

​INSTAT: Ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51%

Published

on

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto , ku theksuan se ekonomia në Shqipëri u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të vitit 2025, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

INSTAT njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin rritja e pagave, shitja e pronave dhe sektori i shërbimeve.

Konkretisht sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e PBB-së konsiderohen Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,65 pikë përqindje; Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,47 pp; Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me +0,37 pp; Ndërtimi me +0,30 pp; Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pp; Informacioni dhe Komunikacioni me +0,11 pp; Artet, argëtimi dhe çlodhja; aktivitete të tjera shërbimi me +0,08 pp; Aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,03 pp.

Ndërkohë, dy sektorë kanë dhënë kontribut negativ në këtë tremujor janë si Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,46 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me -0,18 pikë përqindje.

Sipas INSTAT konsumi final i popullatës është rritur me 3,88%, duke reflektuar përmirësim të fuqisë blerëse dhe konsumit të brendshëm. Konsumi final i qeverisë ka shënuar një rritje të fortë prej 12,44%, duke reflektuar investimet publike dhe zgjerimin e shpenzimeve shtetërore.

Ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve për këtë periudhë u rritën me 0,97%, ndërsa importet u rritën me 3,26%, çka sugjeron një kërkesë më e lartë për mallra të huaja, por gjithashtu një ekonomi në zgjerim.

Këto të dhëna konfirmojnë vijimësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, me bazë të gjerë dhe mbështetje nga rritja e konsumit dhe investimeve, por gjithashtu theksojnë nevojën për diversifikim dhe modernizim të sektorëve prodhues./S.K/KP/ATSh/

Continue Reading

Aktualitet

​Supremja e shpall të paligjshëm një vendim të PZAP-së, LVV ishte ankuar kundër PDK-së

Published

on

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), , të datës 23.09.2025, duke vendosur që të  refuzohet e pathemeltë ankesa e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e datës 20.09.2025.

PZAP kishte pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 20.09.2025 dhe kishte shqiptuar dënim më gjobë në lartësi prej 5.500 euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kundër këtij vendimi subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme. Gjykata pasi ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, ka gjetur se ankesa është e bazuar.

“PZAP, në arsyetim të vendimit të saj ndër të tjera ka theksuar se paneli, pas shikimit të provave përkatësisht link-ut të ofruar si provë materiale, ka vërejtur se në tubimin e subjektit politik PDK, të mbajtur në Skenderaj, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, në tubimin me qytetarë të mbajtur në këtë qytet më datë 19.09.2025, për qëllime elektorale, ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese, duke deklaruar “Qeveri më të poshtër, Qeveri ma mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pas Kosova”. Andaj për Panelin përdorimi i një gjuhe të tillë është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në arsyetim.

Nga deklarimet e cituara, Gjykata Supreme e Kosovës, erdhi në përfundim se të njëjtat nuk janë në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat të LZP-së. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

E Përditësuar:

07:45

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit.

Specialja njofton se në këtë çështje gjyqësore pritet që dy dëshmitarë të japin dëshmi në sallë të gjyqit këtë javë.

Gjatë dy javëve të kaluar kanë dëshmuar tre dëshmitarë të thirrur nga Mbrojtja, si John Duncan i cili ishte dëshmitari i tretë i cili ishte një ish-punonjës i shërbimit diplomatik të Britanisë së Madhe.

Ai dha dëshmi kryesisht në seancë publike.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, Trupi Gjykues më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.

Trupi Gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele.

Në rastin e z. Selimi, Trupi Gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e Trupit Gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.

Trupi Gjykues tha se të akuzuarit gjenden në paraburgim për një kohë të gjatë, por vazhdimin e paraburgimit e gjykoi të arsyeshëm bazuar në faktet se ndaj të akuzuarve janë ngritur akuza për krime të rënda ndërkombëtare, ku pretendohet se ata luajtën rol të rëndësishëm dhe mund të përballen me burgim të gjatë në qoftë se shpallen fajtorë./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon sot masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Published

on

Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot, pasi që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Me anë kësaj, Kushtetuesja vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën.

Tutje, kjo gjykatë vlerësonte se në kuptim të përcaktimeve të Ligjit, ekzistojnë rrethana të interesit publik e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo ndalesë ndërmarrë pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, rrjedhimisht votimin e nënkryetarit që i takonte komunitetit serb./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara