Kulturë

Publikohet traileri i dokumentarit për Schumacherin

Published

on

Intervista emocionuese me familjarët e shoferit ikonik të Formula 1, Michael Schumacher janë zbuluar në trailerin e parë të dokumentarit për Netflix. Dokumentari i titulluar “SCHUMACHER”, do të lansohet më 15 shtator.

Video të rralla që nuk u panë më parë do të jenë pjesë e këtij dokumentari që u realizua në bashkëpunim me familjen e legjendës, ndërsa Schumacher ende po trajtohet pas një lëndimi serioz në tru që erdhi si pasojë e një aksidenti tetë vite më parë. Gruaja e tij, Corinna flet për gjendjen e partnerit të saj në këtë dokumentar.

Schumacher, 52-vjeçar, pësoi një dëmtim pothuajse fatal në trurin e tij në një aksident me ski në vitin 2013, nga i cili ai u detyrua të merrte një trajtim mjekësor në shtëpi dhe të mbahej jashtë syve të publikut vitet e fundit.

Netflix premtoi se do të sjellë një anë ndryshe për Schumacherin si një shofer i pamëshirshëm garash, duke prezantuar më shumë anën personale të njeriut që fitoi shtatë kampionate botërore./UBTNews

Kulturë

Shpallet lista e artistëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH

Published

on

Janë zbuluar emrat e artistëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të fundvitit në Shqipëri.

Komisioni Përzgjedhës, nën drejtimin artistik të Elhaida Dani, ka shpallur listën me 28 këngëtarë që do të ngjiten në skenë këtë edicion.

Ky vit sjell përzierje interesante mes emrave të njohur të muzikës shqiptare, rikthimeve të rëndësishme dhe zërave të rinj që do të kenë mundësinë të debutojnë në festival, duke e përdorur si trampolinë drejt një karriere muzikore më të gjerë.

Ndër artistët pjesëmarrës spikasin Fifi, e cila do të performojë në duet me Tiri Gjocin, pas bashkëpunimeve që kanë pasur më herët.

Në garë do të jetë edhe Alis, i renditur në vendin e tretë në Festivalin e kaluar me “Mjegull”, si dhe Vedat Ademi, që rikthehet pas disa vitesh mungesë. Në listë gjenden gjithashtu Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, rikthehen Lorenc Hasrama, Luna Çausholli dhe Kleansa Susaj. Një tjetër rikthim është grupi 2 Farm, i njohur për energjinë e tyre skenike.

Festivali do të mirëpresë edhe talente të reja, si Egzon Pireci nga Prizreni, i cili ka nisur rrugëtimin që në fëmijëri, dhe Inis Neziri, e njohur për publikun si një zë i fuqishëm. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe Threex, Sihana Haxhnikaj, Savjana Vjerdha, Sara Kapo, Rigersa Loka, Rezarta Smaja, Malvina Likaj, Kimi, Ghiti dhe Endri Kaçaçi.

Një surprizë e këtij edicioni është aktori Erand Sojli, i cili këtë herë do të ngjitet në skenë në rolin e këngëtarit.

Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të zhvillohet përgjatë katër netëve, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit. Dy netët e para do të jenë konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet Nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.

Ashtu si vitin e kaluar, gjatë nëntort pritet të publikohen këngët konkurruese, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet muzikore të këtij edicioni.

Lista e plotë e artistëve pjesëmarrës në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH:

2 Farm

Alis

Egzon Pireci

Endri Kaçaçi

Enxhi Nasufi

Erand Sojli

Erik Lloshi

Evi Reçi

Fifi & Tiri Gjoci

Frensi

Gerta Mahmutaj

Ghiti

Gresa Gjocera & Bledi Kaso

Inis Neziri

Kamela Islamaj

Kimi

Kleansa Susaj

Lorenc Hasrama

Luna Çausholli

Malvina Likaj

Rezarta Smaja

Rigersa Loka

Sara Kapo

Savjana Vjerdha

Sheila

Sihana Haxhnikaj

Threex

Vedat Ademi

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Pas suksesit të ‘Zgjoit’, Blerta Basholli nis xhirimet e filmit të ri ‘DUA’

Published

on

Kanë nisur xhirimet e filmit të ri artistik me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, e njohur për suksesin ndërkombëtar të filmit “Zgjoi”.

Producentë të projektit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka nga Ikonë Studio (Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin nga Alva Film (Zvicër), si dhe Amaury Ovise nga Kazak Productions (Francë).

Xhirimet kanë filluar më 4 tetor dhe do të zgjasin deri më 19 nëntor, për gjithsej 35 ditë xhirimi.

Filmi “DUA” është një dramë “coming of age”, e vendosur në Kosovën e viteve ’90, e frymëzuar nga përvojat personale të vetë regjisores.

Historia ndjek jetën e një adoleshenteje introverte që përpiqet të gjejë identitetin e saj në një periudhë të trazuar politike dhe shoqërore.

Në rolet kryesore shfaqen Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Ky projekt i ri pritet të sjellë një tjetër rrëfim të ndjeshëm dhe autentik nga Basholli, duke e vendosur sërish kinemanë kosovare në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

114 vjet nga lindja e Migjenit, poetit të mjerimit dhe shpresës

Published

on

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni u lind në Shkodër më 13 tetor 1911.

Ka qenë një poet dhe prozator i shquar e konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të.

Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brenda dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni vuante nga tuberkulozi, një sëmundje që e shoqëroi për shumë vite dhe e detyroi të largohej për kurim në Itali, ku edhe ndërroi jetë në moshën e re 26-vjeçare, në qytetin e Torinos.

Megjithëse jetoi pak, Migjeni la pas një vepër të fuqishme dhe me ndikim të madh në letërsinë shqiptare.

Veprat e tij kryesore janë: “Vargjet e Lira” – përmbledhje poetike që përfshin poezitë më të njohura si: Parathanja e parathanjeve, Të lindet njeriu, Poema e mjerimit, Kanga e rinisë, dhe Kanga e të burgosunit, përmbledhje kjo që u botua pas vdekjes së tij.

Një vepër që i’a vlen të përmendet është dhe “Novelat e qytetit të veriut”,  një cikël tregimesh që pasqyrojnë jetën e varfër dhe vuajtjet e njerëzve në Shqipërinë e asaj kohe.

Sot, me 13 tetor të vitit 2025, Migjeni përkujtohet në 114 vjetorin e lindjes së tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sot vendoset fituesi i Çmimit Gjerman të Librit, Jehona Kicaj në finale

Published

on

Shkrimtarja debutuese Jehona Kicaj me romanin e saj “ë” ka arritur të futet në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit, dhe sot do të zyrtarizohet fituesi i këtij çmimi.

Për këtë çmim prestigjioz fillimisht kanë aplikuar 200 vepra, ndërsa më parë Kicaj kishte arritur të ishte në mesin e 20 kandidatëve. Tani, romani i saj ka arritur të jetë një nga 6 veprat finaliste.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet sot në Panairin e Librit në Frankfurt.

Të gjashtë autorët e listës së ngushtë do të garojnë për çmimin kryesor, i cili ka një vlerë prej 25,000 eurosh, ndërsa 2,500 euro do t’i jepen secilit nga pesë finalistët e tjerë.

Continue Reading

Të kërkuara