Sport

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll gjatë muajit shkurt do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Xhiroja e Tretë e kualifikimeve do të zhvillohet në Prishtinë, ku të gjjitha ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.

Kosova A më 18 Shkurt do të ballafaqohet me Luksemburgun, kurse më 20 Shkurt me Sllovakinë, teksa përballjet zhvillohen nga ora 19:00.

Përzgjedhësi Christos Marmarinos së bashku me ndihmësit e tij kanë publikuar listën e gjerë me 16 basketbollistë për sfidat e muajit shkurt. Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e parë, kurse stërvitjen e dytë do ta kenë sonte nga ora 19:00.

Lista e Kombëtares së Kosovës: Divine Myles, Musab Malaj, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Arian Qallaku, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Gëzim Morina dhe Urim Zenelaj.

Për dallim nga ndeshjet e nëntorit, rikthehen Dardan Berisha, Gëzim Morina dhe Samir Zekiqi, kurse basketbollisti i natyralizuar për takimet e shkurtit do të jetë Divine Myles.

Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri. Denisi luan në Gjermani për skuadrën Eisbaren Bremerhaven, ku paraqitet për juniorët e kësaj skuadre dhe ekipin e parë, kurse Dioni aktivizohet në Itali, te skuadra Allianz Pallacenastro Trieste.

Në këtë grup, Islanda është lidere me tri fitore dhe një humbje, nga dy fitore kanë Kosova dhe Sllovakia, kurse Luksemburgu ndodhet në vendin e fundit me një fitore dhe tri humbje.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Lajmet

Duelet në Kupën e Kosovës, favoritët kalojnë tutje

Published

on

Pas zhvillimit të 9 dueleve nga Kupa e Kosovës në fazën e 1/32 të kompeticionit, me favoritët që kanë arritur të kalojnë tutje.

Drita ia doli të fitojë 0-3 në Pejë ndaj Besës, poashtu edhe Ballkani ka mposhtur 1-0 Rilindjen 1974, kurse Llapi ka arritur fitore bindëse 4-1 kundër Vjosës.

Një skuadër tjetër e Superligës që ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ka qenë edhe Prishtina e Re me fitoren 4-1 përballë Lepencit.

Gjilani ia ka dalur të eliminojë Istogun duke triumfuar 2-1. Dukagjini formën e mirë në kampionat e ka vazhduar edhe në Kupë duke mposhtur 3-1 Ramiz Sadikun, derisa edhe Ferizaj nuk ka lejuar befasi duke fituar 2-0 ndaj Tefik Çangës.

Drenica është mjaftuar me fitoren minimale 1-0 kundër Prizrenit.

Ndërsa Malisheva ka fituar 1-2 në Mitrovicë ndaj Trepçës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës, Dani Olmo pëson zhvendosje të shpatullës

Published

on

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, pësoi një zhvendosje të shpatullës ndërsa shënonte kundër Atletico Madrid dhe pritet të mungojë të paktën tre javë, praktikisht jashtë loje për pjesën tjetër të vitit 2025.

Dani Olmo pritet të mungojë të paktën tre javë pasi pësoi një zhvendosje të shpatullës, menjëherë pasi shënoi gol për Barcelonën në fitoren e tyre 3-1 ndaj Atlético Madrid, duke e përjashtuar atë praktikisht për pjesën tjetër të vitit 2025.

Përditësimi mjekësor i klubit dhe raportet e shumta bien dakord për diagnozën: një zhvendosje e shpatullës, me skanimet që konfirmojnë nevojën për një periudhë pushimi dhe rehabilitimi në vend të një date kthimi të menjëhershme dhe të fiksuar.

Është një kthesë brutale, sepse Olmo ishte në një nga periudhat e tij më të mira që nga kthimi në Barça, duke udhëhequr lojën midis vijave dhe më në fund dukej ashtu siç e imagjinuan tifozët qendrën krijuese kur u kthye nga RB Leipzig./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

Published

on

Në kuadër të fazës 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll,, sot do të zhvillohen 10 ballafaqime shumë interesante.

Kupa e Kosovës është një tjetër rrugë që shumë skuadra e ndjekin për të siguruar daljen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Këto janë të gjitha ballafaqime e ditës së sotme që nisin nga ora 12:30 e që janëL

Besa Peja – Drita, Drenica – Prizreni, Dukagjini – Ramiz Sadiku, Ballkani – Rilindja, Ferizaj – Tefik Çanga, Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Prishtina e Re, KF Lepenci Kaçanik, TOP Futbolli – Prishtina, Trepça Mitrovicë – Malisheva /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara