Kulturë

Publikohet ‘freestyle’ “Pepper Lemon” nga Leron

Published

on

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Leron, ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar ‘freestyle-n’ e ri.

“Pepper Lemon” mban titullin ky projekt, të cilin e ka shoqëruar me një paraqitje atraktive e po ashtu edhe me titra.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Bergin Demaj.

Kjo ndërkohë thuhet të jetë inspiruar nga artisti i popullarizuar kanadez, Aubrey Graham, i njohur si Drake.

Këngën tashmë të plotë e gjeni në YouTube dhe besohet se do ketë suksesin e merituar nga publiku.

Leron Kurteshi përndryshe deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme në zhanrin muzikor hip-hop.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu “Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Published

on

Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Continue Reading

Kulturë

Promovohet në Bruksel vepra pesëvëllimëshe për Ydriz Bashën e Novosejt

Published

on

Në Bruksel është prezantuar vepra pesëvëllimëshe “Kujtesa e Kosovës: Ydriz Basha i Novosejt”, një projekt trevjeçar i realizuar nga Fondacioni Ydriz Basha në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Botimi përmbledh materiale të përzgjedhura nga një arkiv i pasur digjital me mbi 20 mijë njësi, të dhuruara nga familja Basha në vitin 2018, duke dokumentuar veprimtarinë e Ydriz Bashës në mbështetje të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ngjarja u mbajt në ambientet e Bibliotekës Mbretërore të Belgjikës, në praninë e përfaqësuesve diplomatikë, pjesëtarëve të diasporës shqiptare, institucioneve kulturore belge dhe kryetarit të Bashkisë së Brukselit, Philippe Close.

Ky botim është pjesë e projektit “Kujtesa e Kosovës”, i nisur në vitin 2022, që synon të dokumentojë historinë e patreguar të vendit përmes dëshmive dhe përjetimeve të atyre që kanë kaluar periudha të shtypjes dhe padrejtësive. Bashkëpunimi shënon herën e parë që Biblioteka Kombëtare e Kosovës i kushton vëmendje të veçantë kontributit të diasporës politike, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Evropë gjatë viteve të rezistencës.

Kimete Mitrovica, një nga themelueset e fondacionit, theksoi se puna do të vazhdojë me mbledhjen dhe digjitalizimin e historive të diasporës shqiptare, me synimin për t’i përfshirë ato më fuqishëm në kujtesën kulturore shqiptare dhe evropiane.

Në këtë aktivitet folën edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, e cila ftoi komunitetin shqiptar në mërgim të kontribuojë me materiale arkivore për ruajtjen e kujtesës historike dhe politike.

Continue Reading

Kulturë

29 Prilli shënon Ditën Botërore të Baletit

Published

on

Sot, më 29 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Baletit, një ditë e dedikuar promovimit të këtij arti skenik dhe vlerësimit të balerinëve dhe koreografëve.

Kjo datë është zgjedhur në nder të Jean-Georges Noverre, i cili konsiderohet si themelues i baletit modern. Në këtë ditë, institucione kulturore dhe studio baleti organizojnë shfaqje, aktivitete artistike dhe punëtori për të afruar publikun me këtë formë të veçantë arti.

Kjo ditë shërben gjithashtu si një kujtesë për rëndësinë e baletit në kulturë dhe në zhvillimin e artit skenik bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara