Lajmet

Publikimi i emrave të abuzuesve seksualë po cilësohet si metodë mesjetare dhe jo efektive

Published

on

Krijimi i një regjistri publik me të dhënat e abuzuesve seksualë është e pamundur për kornizën ligjore të Kosovës, madje nga shoqëria civile dhe njohësit e çështjeve juridike thonë se është mënyrë primitive dhe jo efektive në trajtimin e këtyre rasteve, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Anton Nrecaj, këshilltar i lartë në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal, thotë se krijimi i një regjistri publik nuk është mënyra e duhur për t’i trajtuar abuzimet seksuale.

“Sa i përket pjesës dhe kërkesës e iniciativës që ka të bëjë me krijimin e një sistemit ku mund të publikohen emrat e personave të cilët kanë bërë vepra penale të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale, konsideroj që fillimisht është e pamundur, sepse ne nuk mund të kopjojmë sisteme të tjera, kornizën ligjore duhet t’ia adaptojmë mentalitetit të cilës jetojmë. Pastaj nëse një person është i akuzuar për një vepër penale për krime seksuale, ai i nënshtrohet një procesi gjyqësor dhe në bazën e saj ai e merr ndëshkimin. Prandaj të ekzistojë një listë e tillë është njëjtë si të linçohen personat qytetarët për një vepër të pahijshme, këto kohëra i takojnë kohërave të mesjetës ku personat të cilët kanë bërë vepra të pahijshme janë linçua dhe lëçit nga shoqëria për shkak se janë efekt i dëmshëm për shoqëri dhe infektojnë shoqërinë më imoralitet. Ne jetojmë në shekullin 21 dhe i nënshtrohemi standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ku respektohen të drejtat e njeriut”. 

Tutje, Nrecaj thotë se edhe pamjet e abuzimeve seksuale nuk duhet të shfaqen në medie dhe rrjete sociale pasi është në kundërshtim me etikën e gazetarisë si dhe me Ligjet e Kosovës.


“…unë e shohë që kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen pamjet në mediet sociale sidomos veprat e ngacmimeve sociale, e edhe të fëmijëve, ajo bie ndesh me etikën e gazetarisë dhe me legjislacionin në fuqi sepse pamjet e tilla nuk guxojnë të transmetohen… fëmijët janë të mbrojtur nga shfaqja e imazheve, pasi mund edhe të keqpërdoren. Identiteti i viktimës duhet të ruhet”.


Një numër i lartë rastesh të dhunës seksuale janë raportuar ditët e fundit në vend. Me këtë rast gazeta feministe “Grazeta” ka nisur një peticion drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë duke bërë kërkesë që të vihet në funksion një regjistër publik i abuzuesve seksualë, si dhe të bëhen publike emrat e tyre. Sipas tyre, ky regjistër u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës dhe minimizon mundësitë që akti i njëjtë të përsëritet.

Ndërsa, sipas aktivistes Leonida Molliqaj, nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), kjo formë nuk është efektive, dhe po ashtu mund të pengojë në gjykimin e rastit.

“Diskutimi të ndryshme sesi duhet me u menaxhua ky problem apo sesi duhet me u zgjidh e me u parandalua. Një ndër këto ka qenë edhe peticioni për regjistrin publik ku do të vendoseshin emrat e të gjithë personave që dënohen për sulme seksuale. Përveç peticionit, është promovua ideja e publikimit të emrave edhe në qoftë se që nuk do të ishin pjesë e regjistrit. Arsyeja pse nuk e shoh si një prej mekanizmave i cili do të ndihmonte diskutimin apo zgjidhjen  çështjes së ngacmimeve seksuale janë dy, edhe qëndrimi im është parimor, që pavarësisht që e di që nisma ka pasë qëllim të mirë, mendoj që një formë e tillë e trajtimit të rastit përveç që nuk e ndihmon, mundet edhe me pengu atë. Për këtë i kam disa argumente, për shkak se mendoj në një lansimi i një regjistrit të tillë nuk ka tregua rezultate”.

Tutje, ajo thotë se  publikimi i regjistrave dërgon deri të linçimi i individit nga shoqëria. Prandaj, Molliqaj thotë se abuzuesit duhet të ndëshkohen nga mekanizmat ligjore, e jo nga një gjykim popullor.

“Të dhënat në Amerikë kanë tregu që nuk është forma e duhur për t’i trajtuar çështjet e sulmeve seksuale. Edhe ne vendet ku ka demokraci më të madhe nuk gjen zbatim kjo formë…”

“…Pra segregimi apo linçimi ka qenë kundër efektiv. Pra nëse ka linçim nga shoqëria dhe institucionet gjasat janë shumë më të mëdha me përsërit rastin sesa dikush që riintegrohen, riedukohet përmes politikave të shtetit të cilat do të duhet të ishin qëllim edhe i joni për përmirësim. Pra të mos keqkuptohemi, unë mendoj që secili person apo grup i individëve, i cili kryen krime çfarëdo lloj e sidomos krime seksuale duhet me u paditë dhe u dënua sipas ligjeve në fuqi. Kosova tashmë është pjesë e Konventës së Stambollit, i kemi të gjitha mekanizmat se si duhet me trajtua viktimën apo kryesit e veprës. Publikimi i emrave më shumë flet për një nevojë për ndëshkim publik dhe hakmarrje sesa vendosje të drejtësisë për vajzat dhe gratë”.

Molliqaj thotë se një metodë e tillë do të ndikonte edhe në raportimin e këtyre rasteve.

Përveç kësaj, ajo e cilëson këtë formë anti-feministe.

“Një argument tjetër, është që plotë gra nuk e raportojnë ngacmimin seksual pasi ngacmimet në vendet e vogla si Kosova vijnë nga njerëzit e afërt, pra vijnë nga anëtarët e familjes, profesorët, mjekët, personat tjerë të relacioneve familjare. Tash paramendoje sesi do të ndikonte në raportim, fakti kur ti e raporton një person të afërt dhe ai do të publikohet me fotografi e me të dhëna.. Përpos që nuk sjell efekt edhe si iniciativë është anti-feministe për shkak se feminizmin që besoj unë përfshin edhe burrat edhe gratë dhe nuk kanë për qëllim ndëshkimin e njerëzve, por besojmë në ndryshime shoqërore”.

Continue Reading

Lajmet

Begaj përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Published

on

By

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në Facebook se “Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër cdo forme terrorizmi dhe dhune”.

Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në Facebook.

SHBA-ja përkujton rreth 3 mijë persona që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 2001 fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Pejë: Arrestohet një person për sulm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën akuzën për sulm.

Sipas raportit, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se në gjendje të dehur ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews/Photo credits: KosovoInfo

Continue Reading

Lajmet

Mitrovica e Veriut: Rastet e raportuara nga Policia

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shënuar disa raste, përfshirë armëmbajtje pa leje, një vdekje të dyshimtë dhe një aksident trafiku.

Në Zubin Potok, policia ka arrestuar një person, pasi në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë e cila është dorëzuar vullnetarisht. Pas konsultimeve me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në shtëpinë e tij kanë sekuestruar një pushkë të cilën i dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.

Në Zveçan, gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari tjetër, policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikatorë, 700 fishekë dhe dy bajoneta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikator, 700 fishek dhe dy bajoneta. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, gjatë një kontrolli tjetër në Zveçan, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip me fishekë. Rasti është në hetim.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip përmbajtje e fishekëve.Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.

Në Leposaviq, mëngjesin e së enjtes, rreth orës 09:19, një burrë ka humbur jetën pasi traktori që po drejtonte dyshohet se është rrokullisur. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, iu është dorëzuar familjarëve. Rasti është duke u hetuar.

Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar mjetin e punes (traktor), dyshohet se është rrokullisur dhe ka mbetur pa shenja jete. Njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjeksor është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe në konsultim me të, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. Rasti ne procedure hetimore.” thuhet në raport./D.B/UBTNews/Photo credit: PrishtinaInsight

Continue Reading

Lajmet

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës bënë homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Published

on

By

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit.

Ata vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara