Sport

PSG e ka prioritet, Interi e josh Skriniarin me shiritin e kapitenit

Interi po synon ta blindojë Skriniarin duke i ofruar një kontratë afatgjate.

Published

on

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, krerët e Interit do të takohen sërish me agjentët e Milan Skriniar gjatë javës së ardhshme.

Takimi do të zhvillohet për të diskutuar sa i përket kontratës së re, ku ende është shumë herët, por Interi po synon ta blindojë Skriniarin duke i ofruar një kontratë afatgjate.

Bëhet e ditur se Interi do t’i ofrojë Skriniarit një kontratë të re me rritje page, e po ashtu edhe shiritin e kapitenit në klub.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ende e konsideron Skriniar prioritet për ta transferuar në vitin 2023, por Interi është i bindur se do ta arrijë akordin për një marrëveshje të re.

Sport

Drita përballë Differdange në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, synon kualifikimin historik

Published

on

By

Drita do të luajë si mysafire ndaj Differdange në ndeshjen kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, me synimin për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e një gare evropiane.

Takimi zhvillohet në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” me fillim nga ora 20:00. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani do të kërkojë të ruajë avantazhin 2-1 nga ndeshja e parë në Prishtinë.

“Intelektualët” synojnë të fitojnë apo të sigurojnë të paktën një barazim, që do t’i çonte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

Nëse arrin kualifikimin, Drita do të bëhet klubi i dytë kosovar që e arrin këtë sukses, pas Ballkanit, i cili ka luajtur dy herë në grupet e këtij kompeticioni.

Continue Reading

Sport

Zvicra publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, mungojnë Bislimi dhe Hajdari

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës, që do të zhvillohet më 5 shtator në St. Jakob-Park të Baselit, në kuadër të Grupit B për Kupën e Botës 2026.

DUBLIN, IRELAND: March 26: Granit Xhaka #10 of Switzerland during the Republic of Ireland V Switzerland, International friendly match at Aviva Stadium on March 26th, 2024 in Dublin, Ireland. (Photo by Tim Clayton/Corbis via Getty Images)

Në listë janë dy futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa mungojnë dy emra të tjerë të njohur. Uran Bislimi, i cili ka refuzuar Kosovën për të luajtur me Zvicrën, nuk është ftuar nga trajneri Murat Yakin. Po ashtu, nuk është përfshirë as Albian Hajdari, i cili është në radar edhe të Kosovës, por ende nuk ka marrë një vendim për përfaqësimin.

Ndeshja ndaj Kosovës është takimi i parë për Zvicrën në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet.

Continue Reading

Sport

Murat Yakin reagon për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe planin për Albian Hajdarin

Published

on

By

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka komentuar në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës, që zhvillohet më 5 shtator në St. Jakob-Park të Baselit.

Zvicra do të përballet me Kosovën në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Yakin ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë takim, ndër ta edhe dy lojtarë me prejardhje shqiptare.

Në konferencë, trajneri u pyet për zgjedhjen e Leon Avdullahut që të përfaqësojë Kosovën, si dhe për mungesën e Albian Hajdarit në listën zvicerane. Për Avdullahun, Yakin tha se ka pasur një bisedë të gjatë me të dhe i ka shpjeguar perspektivat sportive, por sipas tij, futbollisti nuk ka zgjedhur rrugën sportive që pritej.

“Avdullahu? Pata një bisedë të gjatë me të në pranverë dhe i shpjegova perspektivat sportive. Siç e shoh unë, ai nuk e zgjodhi rrugën sportive. Nëse dikush mendon ndryshe për kulturën, ne nuk mund ta ndikojmë këtë,” tha Yakin, duke mohuar se Federata e Zvicrës nuk i kishte dhënë mjaftueshëm përpjekje lojtarit.

Në lidhje me Albian Hajdarin, trajneri shtoi se për të ka një plan, i cili do të konkretizohet pas ndeshjeve të shtatorit. Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për mundësinë e largimit të mbrojtësit të Hoffenheimit.

Continue Reading

Sport

Christopher Nkunku pranë kalimit te AC Milan, arrihet marrëveshje verbale me Chelsea

Published

on

By

Christopher Nkunku është shumë pranë transferimit te AC Milan, pasi klubet Chelsea dhe Milani kanë arritur një marrëveshje verbale për kalimin e sulmuesit francez në San Siro.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Milani do të paguajë rreth 35 milionë euro për Nkunkun, përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën, të cilat mund të rrisin shumën totale deri në 42 milionë euro.

Detajet e kontratës janë finalizuar, me sulmuesin që ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me klubin italian. Aktualisht, Chelsea dhe Milani po përgatisin dokumentet përfundimtare për finalizimin e transferimit.

Nkunku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin sulmues të AC Milanit, ndërsa nënshkrimi dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhin brenda ditëve në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara