Lajmet
Pse “Vargjet Satanike” të Salman Rushdie mbetet kaq i debatuar, edhe pas disa dekadash?
Çfarë kishte – dhe ende ka – prapa gjithë këtij zemërimi?
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNjë nga librat më të diskutueshëm në historinë e kohëve të fundit letrare, “Vargjet Satanike” të Salman Rushdie, u botua mbi tre dekada më parë dhe pothuajse menjëherë shkaktoi demonstrata e zemëratë në të gjithë botën, disa prej tyre të dhunshme.
Një vit më vonë, në vitin 1989, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khomeini, nxori një fetva, ose vendim fetar, duke urdhëruar muslimanët të vrisnin autorin.
I lindur në Indi në një familje myslimane, por në atë kohë shtetas britanik që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar, Rushdie u detyrua të fshihej për pjesën më të madhe të një dekade.
Çfarë kishte – dhe ende ka – prapa gjithë këtij zemërimi?
Polemika
Libri, “Vargjet Satanike”, shkon në zemër të besimeve fetare myslimane kur Rushdie, në sekuenca ëndrrash, sfidon dhe ndonjëherë duket se tallet me disa nga parimet e tyre më të ndjeshme.
Myslimanët besojnë se Profeti Muhamed u vizitua nga engjëlli Gibreel – Gabriel në anglisht – i cili, gjatë një periudhe 22-vjeçare, i recitoi fjalët e Zotit atij. Nga ana tjetër, Muhamedi ua përsëriti fjalët pasuesve të tij. Këto fjalë përfundimisht u shkruan dhe u bënë vargje dhe kapituj të Kuranit.
Romani i Rushdie përfshin këto besime thelbësore. Një nga personazhet kryesore, Gibreel Farishta, ka një sërë ëndrrash në të cilat bëhet adashi i tij, engjëlli Gibreel. Në këto ëndrra, ai ndeshet me një personazh tjetër qendror në mënyra që i bëjnë jehonë rrëfimit tradicional të Islamit për takimet e engjëllit me Muhamedin.
Rushdie zgjedh një emër provokues për Muhamedin. Në versionin e romanit, Profeti quhet Mahound – një emër alternativ për Muhamedin i përdorur ndonjëherë gjatë Mesjetës nga të krishterët që e konsideronin atë djall.
Për më tepër, Mahoundi i Rushdies vendos fjalët e tij në gojën e engjëllit Gibreel dhe u jep ndjekësve të tij dekrete që u shkojnë për shtat vetëm qëllimeve të tij egoiste. Edhe pse, në libër, shkruesi imagjinar i Mahound, Salman Persiani, refuzon vërtetësinë e recitimeve të Zotit të tij, ai i regjistron ato sikur të ishin të Zotit.
Në librin e Rushdie, Salman, për shembull, ia atribuon disa pasazhe aktuale në Kuran që i vendosin burrat “mbi gratë” dhe u japin burrave të drejtën të godasin gratë.
Nëpërmjet Mahound, Rushdie duket se hedh dyshime mbi natyrën hyjnore të Kuranit.
Sfidim i teksteve fetare?
Për shumë myslimanë, Rushdie, në ritregimin e tij imagjinar të lindjes së ngjarjeve kryesore të Islamit, nënkupton se, në vend të Zotit, Profeti Muhamed është vetë burimi i të vërtetave të shpallura.
Në mbrojtje të Rushdie, disa studiues kanë argumentuar se “tallja e tij e pandershme” synon të eksplorojë nëse është e mundur të ndahet fakti nga trillimi. Eksperti i letërsisë Greg Rubinson thekson se Gibreel nuk është në gjendje të vendosë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është një ëndërr.
Që nga botimi i “Vargjeve Satanike”, Rushdie ka argumentuar se tekstet fetare duhet të jenë të hapura për t’u sfiduar. “Pse nuk mund të debatojmë për Islamin?”, tha Rushdie në një intervistë të vitit 2015. “Është e mundur të respektosh individët, t’i mbrosh nga intoleranca, ndërkohë që të jesh skeptik për idetë e tyre, madje edhe t’i kritikosh me forcë”.
Megjithatë, kjo pikëpamje bie ndesh me mendimin e atyre për të cilët Kurani është fjala e Zotit.
Pas vdekjes së Khomeinit, qeveria e Iranit njoftoi në vitin 1998 se nuk do ta zbatonte fetvanën e tij ose nuk do të inkurajonte të tjerët ta bënin këtë. Rushdie tani jeton në Shtetet e Bashkuara dhe bën paraqitje të rregullta publike.
Megjithatë, 30 vjet më vonë, kërcënimet ndaj jetës së tij vazhdojnë. Edhe pse protestat masive kanë pushuar, temat dhe pyetjet e ngritura në romanin e tij mbeten shumë të debatuara./The Conversation – Bota.al
Lajmet
Më 15 janar do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Published
1 hour agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndezin në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa për të gjithë ata që nuk do të mund t’iu bashkëngjiten kanë apeluar të ndezin qirinjtë në ballkonet e shtëpive.
“Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Lajmet
Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënon asnjë vrasje në 2025-ën
Published
2 hours agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Pas 26 vjetësh, komuna e Pejës, shënon vitin e parë pa asnjë vrasje.
Në një konferencë për media, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.
Në konferncë ajo ka treguar se për 25 vjet në rajonin e Pejës u shënuan 203 vrasje me 227 viktima.
“Duke ditur që regjioni jonë ka qenë më i ndjeshëm në aspektin e veprave penale të rëndë veçanti të vrasjeve. Aty ku shtrihet juridiksioni dhe kompetenca lëndore e territoriale kemi punuar në këtë drejtim dhe sot në praninë e juaj kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin të prezantojë që pas 26 vjetësh pas luftës viti 2025 evidentohet si viti i vetëm pa asnjë vrasje në rajoni e Pejës. Kjo ka ardh si rezultat i mirëkordinimit institucional dhe thellimit ndërinstitucional me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjetër institucional dhe pa minimizuar asnjëherë bashkëpunimin e ngushtë edhe me qytetarët tanë. 203 vrasje për 25 vite, me 227 viktima për 25 vitesh, është jashtëzakonisht shumë për një rajon siç jemi ne e mos të flasim sa e dhimbshme për familjarët që i kanë përjetuar këto”, tha ajo.
Vuçetaj, shtoi se kjo ka bërë që ta rendit Pejën si rajonin më të qetë.
“Ashtu siç shihet viti 2025 është zero vrasje e zero viktima. Kjo tregon se nga rajoni më i nxehtë me më së shumti raste dhe me rastet më të ndjeshme dhe komplekse, falë punës dhe angazhimit tonë të përbashkët kemi arrit që vitin 2025 me plotë të drejtë ta marrim epitetin si rajoni më i qetë dhe prokuroria e vetme në sistem prokurorial pa asnjë rast vrasje”, tha ajo.
Lajmet
Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin
Published
2 hours agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Nëna e dy djemve binjakë të vrarë në Prizren, Mihrije Daçaj ka kërkuar edhe një herë burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, i cili akuzohet për krime lufte në zonën e Prizrenit.
Pas përfundimit të seancës se sotme të Gjykatës së Apelit, ku është shqyrtuar ankesa ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e Millosh Pleskoviqit, nënë Mihrija ka thënë para mediave se “nuk kam pasur çfarë të shtijë në tokë”.
“Unë kërkoj burg përjetë, m’i kanë mbytur dy djemtë, në mal, pa kurrfarë… M’i kanë dërrmuar djemtë, nuk kam pasur çfarë të shtij në tokë“, ka thënë ajo.
Dënim të përjetshëm ka kërkuar edhe avokati Gent Gjini, i cili tha se ky krim është makabër.
“Sot Gjykata e Apelit ka mundësi që të vërtetojë gjërat, sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik të grupit të Arkanoviqëve, sepse zonjës Mihrije ja ka mbytur dy djem të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së qytetit dhe ai krim ka qenë makabër dhe dënimi prej 15 vjetësh është dënim i vogël, e diskriminimi më i madh është se ky po dënohet me ligj të Jugosllavisë e ne pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur e kemi Ligjin e Tribunalit të Hagës, ku këta kriminelë duhet të dënohen me dënim të përjetshëm sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi“, tha ai.
Në seancën e sotme, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq, ka pretenduar se ky krim nuk është kryer nga Pleskoviqi./Sh.Pajaziti
Avokati Blend Gjini e ka konsideruar “tallje”, per çka paralajmëroi se nuk do të ndalen se kërkuari burgim të përjetshëm.
“Avokatja që e mbrojti kriminelin lufte vec na ka prezantuar foto, foto që ka qenë si turist ne Prizren. Do te thotë me këto foto ajo po dëshiron të tregojë se nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e civilëve. Paramendo, po vjen si turist kur ka pasur urdhërarrest, mandej ju ka zbuluar, dhe sot po na tregon avokatja se kam foto se unë kam ardhur si turist edhe çka është më e keqja po thotë ‘ka marrë shumë likes dhe komente nga komentues shqiptarë’, kjo është një tallje me ne, por ne nuk do të ndalemi derisa të kërkojmë burgim të përjetshëm“, përfundoi ai.
Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, ku i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.
Lajmet
Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës
Published
2 hours agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar personalitetin botëror të sportit, Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Osmani theksoi se Arat ka dhënë kontribut të çmueshëm në promovimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke kulmuar me angazhimin e tij që Kosova ta fitojë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Nga ana e tij, Arat u shpreh se ndihet i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale, duke shtuar se promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e bënë me shumë zell, derisa tha se populli i Kosovës duhet të ndihet krenar me të arriturat në sport si dhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të bëhet pas katër vitesh.
Arat është biznesmen dhe administrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakow 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), e për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.
Juventusi gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin italian
Më 15 janar do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënon asnjë vrasje në 2025-ën
Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin
Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës
DW: Ç’pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë?
REL: Dhjetëra kufoma para morgut në Teheran, mes protestave vdekjeprurëse në Iran
REL: Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
REL: Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
