Lajmet

Pse Twitter po kufizon numrin e postimeve që mund të lexoni?

Ky veprim ka habitur drejtuesit e reklamave.

Published

on

Të shtunën Twitter filloi të kufizojë sa tweet-e mund të lexonin përdoruesit e tij.

Elon Musk shkroi në Twitter se përdoruesit e paverifikuar mund të lexonin 1000 tweet-e dhe përdoruesit e verifikuar 10000 në ditë.

Njerëzit filluan të shpërndajnë imazhe të mesazheve se ata “e kishin tejkaluar” sasinë e tyre ditore të cicërimave.

Elon Musk po bënte diçka që duket e pakuptueshme për një kompani të mediave sociale – ai po kufizonte aktivitetin e përdoruesve.

Ky veprim ka habitur drejtuesit e reklamave.

Megjithatë, kjo është pjesë e një loje shumë më të gjatë që Elon Musk po luan – një betejë me kompanitë e AI.

Le të fillojmë së pari me mënyrën se si Twitter fiton para. Shumica dërrmuese e të ardhurave të saj vijnë nga reklamat, ashtu si Meta dhe Google.

Kur përdoruesit hyjnë në platformë, atyre u ofrohen reklama. Sa më shumë kohë të kalojnë në Twitter, aq më shumë reklama shohin.

Megjithatë, Elon Musk tradicionalisht i është shmangur reklamimit. Tesla e famshme nuk bën reklama.

Në vitin 2019 ai shkroi në Twitter “Unë i urrej reklamat”, megjithatë ai ka blerë një kompani që është plotësisht e varur nga ato.

Musk ka një plan tjetër për ta kthyer Twitter-in në një kompani fitimprurëse. Ai dëshiron që Twitter të fitojë para nga sasia e madhe e të dhënave që mban.

Platformat si Twitter dhe Reddit mbajnë një “thesar” prej qindra miliarda bisedash të vërteta mes njerëzve – burim i jashtëzakonshëm për kompanitë e AI./UBTNews/

Lajmet

Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Published

on

By

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

Është një lajm i mirë dhe një tregues që, përkundër agjendës së stërngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja është e përfshirë, interesi për Kosovën mbetet i gjallë. Kjo vizitë duhet të shërbejë si një tërheqje e vëmendjes për faktin që Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohë që nuk kemi as ambasador të SHBA-së në vend, gjë që për mua dhe për LDK-në, është shqetësuese, sepse mungesa e përfaqësimit në atë nivel mund të interpretohet si mesazh për qeverinë dhe klasën politike që interesi për partneritet duhet të jetë i yni dhe jo i njëanshëm”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron për KosovaPress se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht vështirësive që ka Kosova në procesin e konstituimit të institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet së vepruari në kuadër të strategjisë së saj në rajon. Ajo vazhdimisht dërgon diplomatë për të shtyrë përpara agjendat e veta. Është e qartë se SHBA-ja ka nevojë për një partner në Kosovë, dhe për këtë arsye kërkohet që qeveria e re të burojnë nga një shumicë funksionale në Kuvend. Një Kuvend i pakonstituuar dhe një qeveri në detyrë nuk mund të funksionojnë me kapacitete të plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

SHBA-ja ka kohë që nuk ka dërguar ambasadorë në shumë prej vendeve të rajonit. Kjo është një pasqyrë e politikës së administratës aktuale, e cila mund të interpretohet si një qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA-ja nuk e sheh më me prioritet rajonin tonë”, deklaron ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Continue Reading

Lajmet

Pesë emigrantë të paligjshëm zbulohen në një kamion në Ferizaj, ndalohet shoferi

Published

on

By

Pesë emigrantë pa dokumente janë zbuluar të premten pasdite brenda rimorkios së një kamioni në terminalin doganor në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informacione se në rimorkion e një kamioni me targa vendore mund të ndodheshin persona të dyshuar për qëndrim të paligjshëm në territorin e Kosovës.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj.

Me hapjen e rimorkios janë gjetur pesë emigrantë pa dokumente identifikimi: tre prej tyre 17-vjeçarë, një 18-vjeçar dhe një 28-vjeçar,” ka njoftuar Policia.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe Njësia për Migrim. Emigrantët janë marrë në trajtim, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetasi kosovar B.B., 38 vjeç, është ndaluar dhe ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë

Published

on

By

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Zëvendëssekretari i Shtetit njofton për takimin me presidenten Osmani

Published

on

By

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimet ekonomik.

Në takimin tim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

Për këtë takim më herët ka njoftuar edhe presidentja Osmani duke thënë se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për “të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.

Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara