Kuriozitete

Pse Trump mbështet kaq shumë industrinë e kriptomonedhave?

Published

on

Mbrëmë Bitcoin ka arritur një rekord të ri mbi 80,000 dollarë. Kriptovaluta më e madhe në botë u rrit në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo rritje ndodhi ndjeshëm menjëherë natën e zgjedhjeve pasi u bë e qartë se Donald Trump do të fitonte dhe ka vazhduar të rritet në ditët pas fitores së tij.

Industria e kriptove beson se fitorja e Trumpit është një shenjë e mirë për bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale.

Edhe pse Trump dikur ishte një skeptik për bitcoin, ai ka përqafuar plotësisht kriptomonedhën në muajt e fundit, shkruan CNN, transmeton UBT News.

Një arsye e madhe që ai ka ndryshuar mendimin e tij për kripto: Ai tani ka një aksion financiar në të, në shtator të këtij viti,` Trump dhe fëmijët e tij filluan një biznes të ri kriptosh të quajtur World Liberty Financial.

“Është shumë i ri dhe shumë në rritje”, tha Trump për industrinë e kriptomonedhave më 16 shtator, ndërsa zbuloi World Liberty Financial.

“Unë besoj në të”, shtoi ai.

Trump tha në muajin gusht se kriptovalutat mund të “përcaktojnë të ardhmen”, duke shtuar se ai donte që ato “të prodhohen në SHBA”.

Përdryshe, presidenti propozoi rezervë kombëtare strategjike bitcoin, e ngjashme me rezervën strategjike të naftës të Amerikës, duke blerë dhe investuar drejtpërdrejt në kriptovaluta si një masë sigurie kombëtare. /UBT News/

Kuriozitete

Alarmante: Mos rrini ulur në banjo më shumë se 10 minuta!

Published

on

Njerëzit e kanë zakon t’i marrin telefonat në banjo. Një 3-minutësh aty, shpejt mund të kthehet në 15-minutësh duke lexuar, postuar apo shikuar video në telefon. Mund të duket mënyrë e padëmshme për ta kaluar kohën, por ekspertët paralajmërojnë se ulja e zgjatur në guaskën e banjos mund ta dëmtojë shëndetin tuaj.

Madje është lidhur me një rrezik në rritje të hemorroideve dhe dobësimit të muskujve të legenit, ka thënë Lai Xue, kirurg në një qendër mjekësore në Dallas.

Njerëzit duhet të shpenzojnë rreth 5 deri 10 minuta në banjo, sipas Farah Monzur, mjeke në Qendrën për sëmundjet inflamatore të zorrëve në New York, shkroi CNN. Ekspertët kanë shpjeguar se nga ulja e zgjatur ka rrezik të madh që hemorroidet të paraqiten.

Monzur ka thënë se qëndrimi për gjatë po ashtu mund ta rrisë rrezikun e çrregullimit të rektumit. Më pas, muskujt e legenit mund të dobësohen.

Për të shmangur qëndrimin e tepërt në banjo, ekspertët këshillojnë që telefonat, revistat apo librat të mbahen jashtë banjos.

“Bëjeni qëndrimin në banjo sa më jointeresant”, ka thënë Monzur.

Continue Reading

Kuriozitete

Gjerdani historik me diamante del sot në ankand, vlerësohet rreth 2.3 milionë dollarë

Published

on

Një gjerdan i veçantë dhe historik me diamante, i krijuar në shekullin e 18-të dhe që përmban 60 gramë diamante do të dalë në ankand javën e ardhshme nga shtëpia e ankandit “Sotheby’s” në Gjenevë. Vlerësuar rreth 2.3 milionë dollarë, ky gjerdan unik lidhet me një nga skandalet më të famshme të atij shekulli që njihet si “Afera e Gjerdanit me Diamante”.

Në këtë skandal, fisnikja famëkeqe aventuriere franceze Zhen dë la Mot mori gjerdanin në emër të mbretëreshës Mari Antonetë pa e paguar atë, duke e diskredituar atë në sytë e popullit dhe duke e shtuar pakënaqësitë që çuan në Revolucionin Francez.

Pavarësisht se gjykata e gjeti të pafajshme mbretëreshën, ky incident i dha asaj një famë të keqe për luksin e saj të tepruar.

Jessica Wyndham, drejtuesja e shitjeve të stolive të çmuara të “Sotheby’s”, thotë se cilësia dhe mosha e këtyre diamanteve sugjerojnë se disa prej tyre mund të jenë të njëjtat me ato të përdorura në gjerdanin e skandalit. Ankandi do të zhvillohet sot dhe pritet të tërheqë shumë koleksionistë dhe të apasionuar pas historisë së Francës dhe stolive të rralla. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Del në shitje libri më i vjetër i krishterë

Published

on

Libri më i vjetër fetar i krishterimit, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s, do të dalë në shitje në qershor. Kodiku “Crosby-Schøyen”, i shkruar në papirus në Egjipt, daton midis viteve 250-350 pas Krishtit.

Mendohet të jetë një nga librat më të vjetër që ekziston e madje mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë (3.4 milionë euro). Libri liturgjik është prodhuar në një nga manastiret e para të krishtera dhe përmban tekstet e plota të dy librave të Biblës.

Teksti ka “rëndësi monumentale si dëshmi e përhapjes më të hershme të krishterimit rreth Mesdheut”, tha Eugenio Donadoni, specialist i lartë për libra dhe dorëshkrime në Christies. “Murgjit më të hershëm në Egjiptin e Epërm në manastirin më të hershëm të krishterë po përdornin pikërisht këtë libër për të festuar festat më të hershme të Pashkëve, vetëm disa qindra vjet pas Krishtit dhe vetëm njëqind vjet pas shkrimit të Ungjillit të fundit.”

Libri është pjesë e Papirusit Bodmer, përmbledhje e teksteve që u zbuluan në vitet 1950, përfshin shkrime të krishtera, ekstrakte biblike dhe literaturë pagane.

Libri është një nga tekstet më të vjetra në botë, thotë shtëpia e ankandeve. Ruajtja e tij i është atribuuar klimës së thatë të Egjiptit, tha Donadoni.

Kodiku u ble nga Universiteti i Misisipit ku mbeti deri më 1981 dhe u ble disa herë para se të blihej nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schoyen në 1988. Schoyen po nxjerr në ankand dorëshkrimin së bashku me pjesë tjera nga koleksioni i tij, që është një nga arkivat më të mëdha të dorëshkrimeve në botë. Kodiku është i ekspozuar në Christie’s New York dhe do të qëndrojë atje deri më 9 prill. Ai do të del në ankand më 11 qershor në Londër. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Kujdes nga këto shkelje, ju pengojnë të bëheni shtetas zviceran

Published

on

Kriteret e natyralizimit të Zvicrës janë ndër më të rreptat në Evropë. Përveç kërkesave si: Kohëzgjatja e qëndrimit dhe aftësia gjuhësore të cilat janë të njëjta si në vendet e tjera – Zvicra gjithashtu këmbëngul që të gjithë aplikantët për shtetësi të jenë të integruar mirë.

Integrimi është një nga kushtet kryesore për natyralizim, kjo kërkesë ka rezultuar në gjykime arbitrare, si mohimi i natyralizimeve për arsye në dukje të parëndësishme si të vishesh në mënyrë të shkujdesur në publik, të ankohesh për zilet e lopës ose të mos kesh njohuri për pjatën e djathit zviceran, raclette.

Ka shkelje më “serioze” që me siguri do të përjashtojnë aplikimin për shtetësi, nëse jeni i huaj e dënuar për krime, mund të harroni të bëheni zviceran. Varësisht nga vepra juaj, mund të dëboheni nga Zvicra dhe qeveria i përkufizon “krime të rënda” si ato që kërkojnë të paktën një dënim me tre vjet burg, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, sulmin e rëndë seksual, aktet e dhunshme, grabitjen e armatosur, si dhe trafikun e drogës dhe njerëzve.

Është e drejtë të thuhet se nëse i përkisni ndonjë prej kategorive të mësipërme, nuk duhet të shqetësoheni as të aplikoni për shtetësi.

Thyerja e rregullave të vozitjes – Një banor francez i Gjenevës, shpejtësia mund t’ju çojë në telashe. Burri, i cili ka jetuar në Zvicër për 40 vjet e zotëron disa biznese me shumë miliona franga, e pa kërkesën e tij për shtetësi zvicerane të refuzuar pasi u kap duke kaluar një kantier ndërtimi me shpejtësi 40 km/h me shpejtësi 80 km/h. Kërkesa për shtetësi u refuzua, se komiteti i natyralizimit e konsideroi drejtimin e pakujdesshëm se kandidati nuk ishte “integruar me sukses”.

Ankesa kundër vendimit dështoi, kjo tingëllon si arsye e parëndësishme për t’i mohuar një pasaportë një banori tjetër të mirë, por është në përputhje me kriteret e natyralizimit të Zvicrës, të cilat përfshijnë respektimin e ligjeve të vendit.

Papërgjegjësi financiare – Të kesh borxhe të pashlyera ose të jesh subjekt i procedurave të mbledhjes së borxheve nuk është një shenjë e mirë për sa i përket shtetësisë. Kjo se Akti i shtetasve të huaj dhe integrimit (FNIA), e përcakton integrimin e suksesshëm – një kusht i rëndësishëm për natyralizim si përgjegjësi personale, vetë-mjaftueshmëri dhe pjesëmarrje në ekonominë e vendit.

Nëse keni borxhe, pa dyshim (në sytë e autoriteteve zvicerane) nuk keni atë që duhet për t’u bërë zviceran, në manualin e tij mbi natyralizimin, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) vë në dukje se “përputhja me ligjin zviceran matet veçanërisht me një reputacion financiar shembullor”.

SEM vazhdon duke renditur mospagesën e taksave, primet e sigurimit shëndetësor, gjobat, qiratë, akumulimin e borxhit si arsye për mohimin e shtetësisë.

Marrja e ndihmës sociale (ose edhe kërkimi i saj)

Ashtu si papërgjegjshmëria financiare nuk shihet mirë në Zvicër, po kështu varet nga paratë publike për të mbajtur veten nëse jeni një i huaj që kërkon të natyralizohet. Konsiderohet një ofendim dhe më i madh (Një tipar i qartë ‘jozvicerian’) nëse refuzoni të punoni. Aplikimi për shtetësi zvicerane refuzohet nëse keni qenë në ndihmë sociale në tre vitet para aplikimit. Bëhet përjashtim nëse përfitimet kthehen plotësisht para se të merret aplikimi. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara