Lajmet

Pse të rinjtë po zgjedhin UBT? Cilësia, diversiteti dhe infrastruktura e avancuar

Published

on

Interesi i studentëve për tu regjistruar në UBT është shumë i madh, duke e bërë këtë institucion një nga preferencat kryesore për arsimimin e lartë. Studentët janë të tërhequr nga programet e avancuara dhe mundësitë e shumta që ofron UBT, duke u angazhuar për të ndjekur arsim të nivelit të lartë në një gamë të gjerë drejtimesh.

Ky interesim i shtuar është një dëshmi e besimit të madh që të rinjtë kanë në cilësinë e arsimit që ofron UBT dhe në mundësitë e shumta që ky institucion u siguron për një zhvillim të plotë personal dhe profesional. Gama e gjerë e programeve të studimit, infrastruktura moderne, stafi profesional që UBT ofron është një nga arsyet kryesore për këtë interesim të madh.

Studentët janë të kënaqur nga mundësitë e shumta që UBT ofron, që përfshijnë programe në fushën e teknologjisë, shkencave sociale, dhe drejtimet mjekësore. Ky diversitet i programeve të studimit ndihmon në përmbushjen e interesave dhe ambicieve të ndryshme të studentëve, duke i ofruar atyre mundësi të pasura për zhvillim dhe sukses në fushat e tyre të zgjedhura. UBT garanton një përvojë edukative të jashtëzakonshme, që ndihmon studentët të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të suksesshme në fushat e tyre të studimit.

Çdo drejtim ofron një platformë unike për zhvillim akademik dhe profesional, duke i pajisur studentët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të qenë liderë në tregun global të punës.

UBT nuk është thjesht një universitet, por një komunitet i dedikuar për përgatitjen e studentëve që të kenë sukses në një botë dinamike dhe të ndërlikuar. Me laboratorë të pajisur me teknologji të fundit, mundësi të shumta për kërkim shkencor dhe stazhe të lidhura ngushtë me industrinë, UBT garanton një përvojë arsimore që tejkalon pritshmëritë.

Interesimi i madh për regjistrim është një dëshmi e fortë e reputacionit të UBT-së si një nga institucionet më të besueshme dhe më inovative në rajon. Studentët që zgjedhin UBT, zgjedhin të investojnë në të ardhmen e tyre, duke u përgatitur për sfidat dhe mundësitë që sjell e nesërmja. Nëse jeni të gatshëm të ndiqni ëndrrat tuaja dhe të zhvilloheni në një mjedis që inkurajon krijimtarinë dhe ekselencën, atëherë ‘Zgjedh liderin dhe udhëheq me UBT’./UBTNews/

 

 

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara