Kulturë

Pse Scarlett Johansson do të donte që filmat e saj të “dështonin”?

Në një intervistë, ajo zbuloi se do të preferonte dy ekstremet e suksesit, krahas një reagimi të përzier.

Published

on

Aktorja amerikane, Scarlett Johansson, është shfaqur në shumë filma të ndryshëm për gati tre dekada.

Pas një karriere të suksesshme në role për fëmijë, më së shumti duke u shfaqur në filmin “The Horse Whisperer” të Robert Redford në 1998 dhe “Ghost World” në 2001, ajo u shfaq në rolin e saj të parë për të rritur më 2003 në “Lost In Translation”.

Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Sofia Coppola, i dha aktores së re një BAFTA dhe një mori vlerësimesh nga kritikët për performancën e saj përballë aktorit Bill Murray. Megjithatë, filmi kryesor mori një përgjigje të përzier nga audienca më e gjerë.

Gjatë 20 viteve të fundit, karriera e Johansson ka pasur batica e zbatica, nivele kritike dhe komerciale që jo domosdoshmërisht përputhen.

Në një intervistë të vitit 2014 me The Guardian, ajo zbuloi se si do të preferonte dy ekstremet e suksesit dhe dështimit në vend të një mediokriteti “të vakët”.

Në vitin 2013, filmi artistik i Johansson, “Under the Skin” pati premierën evropiane në Festivalin e Filmit në Venecia. The Guardian vuri në dukje se pritja e audiencës ishte “një ndarje mes brohoritjeve dhe britmave negative”.

“Ishte shumë e çuditshme”, reagoi Johansson. “Ishte hera e parë që e pashë filmin me audiencë dhe hera e parë që e pashë filmin të përfunduar”, duke shtuar se ajo ndihej shumë e ekspozuar. “Pastaj në fund, kur u ndezën dritat … dëgjohej ky tingull i njerëzve që brohoritnin dhe bërtisnin në të njëjtën kohë, por me të njëjtin entuziazëm. Nuk dija si të reagoja ndaj kësaj. Mendoj se isha thjesht… nuk do të thoja e shqetësuar, por isha disi etronditur”.

“Unë shikova Jonathan dhe ai ishte i mbushur me gëzim. Absolutisht i emocionuar. Ne u larguam nga teatri dhe unë thashë: Ishte shumë e çuditshme, ndërsa Jonathani tha ‘Ky ishte reagimi më i mirë’ . Ky ishte tingulli më i mahnitshëm që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”.

Më vonë, Johansson shpjegoi se si ajo do të preferonte që dikush të kishte një reagim negativ me pasion ndaj një prej filmave të saj. “Unë do të preferoja të mos kisha rrugë të mesme”, tha ajo.

“Më kujtohet që shkova të shikoja [Stanley Kubrick] Eyes Wide Shut, dhe e pashë atë tre herë në teatër, dhe herën e parë që e pashë, e urreja”, vazhdoi Johansson. “Kisha një reagim të jashtëzakonshëm ndaj tij, e urreja aq shumë. Më pas isha sikur, duhet ta shoh përsëri atë film, e urreja shumë. Dhe pastaj më pëlqeu. Unë mendoj se në disa mënyra, e urreja përvojën emocionale, është si një reagim i brendshëm. Ka pasion pas saj. Unë kurrë nuk mund të fajësoj plotësisht një film që e urrej absolutisht”, përfundoi aktorja./UBTNews/

Vendi

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Ekspozita “Objekti Kujtesë” sjell interpretimet kreative të studentëve të vitit të parë të Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit prezantuan ekspozitën “Objekti Kujtesë”, të realizuar në kuadër të lëndës Skulpturë (Semestri II), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita paraqiti një seri punimesh që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, kujtesës dhe përditshmërisë, duke transformuar objekte të zakonshme në forma skulpturore me vlera estetike dhe konceptuale.

Përmes përdorimit të materialeve të gjetura, objekteve të përdorimit të përditshëm dhe materialeve të ricikluara, studentët krijuan vepra që tejkalojnë funksionin fillestar të objektit, duke i dhënë atij kuptime të reja dhe dimensione artistike. Çdo punim shpalosi histori, kujtime dhe reflektime personale e kolektive, duke dëshmuar potencialin krijues dhe aftësinë e studentëve për të zhvilluar gjuhë bashkëkohore artistike.

Ekspozita “Objekti Kujtesë” ofroi një hapësirë dialogu mes artit, kujtesës dhe materialitetit, duke nxitur publikun të reflektojë mbi mënyrën se si objektet e përditshme mund të bartin histori, emocione dhe identitete.

Continue Reading

lajme

Studentët e vitit të tretë të Artit dhe Dizajnit në UBT hapën ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT prezantoi ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”, e realizuar nga studentët e vitit të tretë në kuadër të lëndës Projekt Individual (Semestri VI), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita solli para publikut një gamë të gjerë projektesh artistike, të cilat pasqyrojnë qasje individuale, kërkime personale dhe eksperimente krijuese të studentëve në mediume të ndryshme bashkëkohore.

Ndryshe nga ekspozitat tematike, kjo ekspozitë nuk u fokusua në një temë të vetme, por krijoi hapësirë për secilin student që të prezantojë vizionin, interesat dhe drejtimin e vet artistik. Përmes veprave të ekspozuara, studentët reflektuan mbi temat, konceptet dhe format e komunikimit që i konsiderojnë të rëndësishme në zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.

Ekspozita “Praktika Artistike si Komunikim” dëshmoi potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve të pavarura artistike, duke shërbyer si një platformë prezantimi dhe dialogu mes artistëve të rinj dhe publikut.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdojnë të ofrojnë aktivitete të ndryshme akademike, artistike dhe kulturore, duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e vitit të parë të Modës në UBT promovojnë qëndrueshmërinë përmes dizajnit kreativ

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të programit të Modës, në lëndën Bazat e Teknikave të Qepjes me Prof. Ardita Rizvanolli, me mysafire në punëtori MSc në Dizajn, Zana Maxhuni, realizuan një punëtori njëditore të fokusuar në riciklimin dhe ripërdorimin kreativ të materialit xhins.

Gjatë punëtorisë, studentët transformuan veshje të vjetra xhinsi në krijime të reja dhe atraktive, duke demonstruar kreativitet, aftësi profesionale dhe vetëdije për rëndësinë e modës së qëndrueshme. Punimet e realizuara u ekspozuan në fund të aktivitetit në hollin e Kampusit në Lipjan, ku tërhoqën vëmendjen e studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve.

Kjo nismë synon të inkurajojë qasjet inovative në dizajn, të promovojë riciklimin si praktikë të përgjegjshme dhe të nxisë studentët të eksplorojnë mundësitë krijuese që ofrojnë materialet e ripërdorshme.

Continue Reading

Të kërkuara