Lajmet

Pse po ndodhin aksidentet e shpeshta të trafikut në Prishtinë?

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, konsideron se njëri nga faktorët e aksidenteve është marrja e patentë shoferëve në mënyrë të jashtëligjshme.

Published

on

Aksidentet rrugore janë një shqetësim i përditshëm për qytetarët e Prishtinës. Nga ngjarjet tragjike deri te incidentet e lehta, trafiku i rënduar dhe rrugët e ngushta sjellin sfida të vazhdueshme për sigurinë rrugore në kryeqytet.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, konsideron se njëri nga faktorët e aksidenteve është marrja e patentë shoferëve në mënyrë të jashtëligjshme.

“Marrja e patentë shoferëve me meritokraci e jo siç merren te ne që nuk kemi informacione zyrtare, por flitet gjithmonë. Pastaj ekzaminierët të jenë të fushës, e mos të jenë siç janë biolog, ndërtimtar, muzikanta. Sepse nuk e kuptojnë komunikacionin, sepse nuk është e thjeshtë që çdo njeri të merret me të, por duhet ekspertët e fushës”, deklaroi ai për UBTNews.

Ai tregoi edhe për zonat të cilat janë më të rrezikuara nga aksidentet.

“Kryesisht zonat më të rrezikshme janë stacionet e autobusëve, pastaj udhëkryqet e ndryshme apo në afërsi të shkollave, apo zonat që frekuentohen prej fëmijëve”, deklaroi ai tutje.

Teksa shtoi se në Prishtinë, trafiku çalon në aspektin e teknologjisë së mençur.

“Ne çalojmë në aspektin e teknologjisë të informimit apo tekonologjisë së mençur. E që janë kamerat, radarët mobil dhe statik, gjithashtu semaforët. E keni vërejtur në Prishtinë mungojnë semaforët, në rrugën UÇK-së ku lidhet me rrugën Migjeni, pastaj te rruga Migjeni ku lidhet me rrugën Fehmi Agani dhe rrugën “Luan Haradinaj”, pastaj rrugën “Agim Ramadani”, në udhëkryqin te aleanca në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që lidhet me zonën  e Ulpianës. Në udhëkryqi në Taukbashqe, ekzistojnë semaforët por nuk fuksionojnë. Ne duhet çdo udhëkryq ku ka shkolla, çerdhe apo ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve mos të ketë rrethrrotullim, por të ketë udhëkryq me semaforë”, deklaroi ai.

Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon kujdes nga të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe t’i respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor./UBTNews/

Lajmet

Dyshohen katër bankënota 500-euroshe të falsifikuara në Ferizaj

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ka raportuar se ka pranuar katër bankënota nga 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda tërhiqet sërish nga Eurovisioni, bojkoton edicionin e vitit 2027

Published

on

Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin 2027, ka konfirmuar transmetuesi publik holandez AVROTROS, duke e lidhur vendimin me pjesëmarrjen e Izraelit dhe ndikimin e konfliktit në Gaza.

AVROTROS vlerëson se, në kushtet aktuale, Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më plotësisht neutral, ndërsa ndryshimet e fundit të paralajmëruara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin te karakteri i pavarur dhe apolitik i festivalit.

Drejtori i përgjithshëm i AVROTROS, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një “platformë për ndarje”.

Ky është viti i dytë radhazi që Holanda nuk merr pjesë. AVROTROS ishte tërhequr edhe nga Eurovisioni 2026 për shkak të shqetësimeve për situatën në Gaza, lirinë e shtypit dhe përfshirjen politike në konkurs.

Sipas AVROTROS, në vitin 2026 pesë vende vendosën të mos merrnin pjesë, ndërsa debati për neutralitetin e Eurovisionit dhe pjesëmarrjen e Izraelit vazhdon.

Sa i përket pjesëmarrjes holandeze në vitin 2027, AVROTROS ia ka kaluar vendimin përfundimtar NPO-së, organizatës ombrellë të transmetuesve publikë holandezë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Topi i “Dorës së Zotit” i Maradonës shitet për 3.35 milionë dollarë

Published

on

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3.35 milionë dollarë.

Shitja u realizua nga shtëpia e ankandeve Heritage Auctions në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimi përfundimtar ishte rreth 6.7 milionë dollarë më i ulët se vlerësimi fillestar prej 10 milionë dollarësh.

Topi Adidas Azteca kishte një çmim fillestar prej 2.5 milionë dollarësh.

Maradona e përdori topin në çerekfinalen e 22 qershorit 1986, në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë në stadiumin “Azteca” të Meksikës. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Argjentinës, mes tyre edhe golin kontrovers që hyri në histori si “Dora e Zotit”.

Pak minuta më vonë, Maradona shënoi edhe një nga golat më të famshëm në historinë e futbollit, pas një aksioni individual spektakolar. Goli u votua më vonë si “Goli i Shekullit”.

Topi u mbajt për më shumë se tri dekada nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, i cili kishte drejtuar atë ndeshje. Ai e nxori në ankand në vitin 2022, kur u shit për 2.37 milionë dollarë.

Topi u nxor sërish në ankand në vitin 2023, por nuk arriti të shitej pasi nuk u plotësua çmimi rezervë.

Pas eliminimit të Anglisë, Argjentina vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu dhe u shpall kampione e botës për herë të dytë, pas fitores 3-2 ndaj Gjermanisë Perëndimore në finale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara