Teknologji

Pse nuk duhet të lani veturën në temperatura shumë të ulëta?

Published

on

Ekzistojnë shumë mendime rreth mirëmbajtjes së veturës gjatë dimrit. Disa sugjerojnë larjen e shpeshtë për të ruajtur ngjyrën, ndërsa të tjerë këshillojnë të shmanget larja automatike për të mos dëmtuar sipërfaqen.

Në thelb, larja duhet të bëhet po aq shpesh sa gjatë verës – kur ndjeni se është e nevojshme për mirëmbajtjen e automjetit.

Papastërtitë dimërore, si lluga agresive dhe kripa, mund të jenë korrozive, por kjo vlen për sipërfaqet që kanë gërvishtje ose plasaritje të bojës. Sipërfaqet e paprekura zakonisht i përballojnë mirë depozitat e papastërtisë.

Nënstruktura e veturës rrallë ka probleme me korrozionin falë mbrojtjes moderne, metalit të galvanizuar dhe vulave të fabrikuara. Problemet më të mëdha prekin kryesisht veturat e vjetra.

Kur temperaturat bien nën -10°C, shmangni shokun termik: uji i ngrohtë i larjes (10-30°C) dëmton pjesët e ekspozuara në të ftohtë.

Para larjes, hiqni borën dhe akullin, sepse gërvishtjet mund të dëmtojnë ngjyrën.

Larja e thjeshtë dhe shpëlarja e mirë janë të mjaftueshme; programet e shtrenjta me dyll të ngrohtë ose mbrojtje të pjesës së poshtme nuk janë domosdoshmëri. Sidoqoftë, secili mund të zgjedhë mënyrën që i duket më e përshtatshme për veturën e tij.

Më e rëndësishmja është kontrolli periodik nga një specialist. Para dhe pas dimrit, dëmtimet e mbrojtjes së pjesës së poshtme mund të zbulohen dhe riparohen, duke eliminuar rrezikun e ndryshkut. /A.Z/UBT News/

Teknologji

Battlefield 6 merr fronin si loja më e shitur në SHBA

Published

on

Të dhënat më të fundit tregojnë se Battlefield 6 është bërë video-loja më e shitur në SHBA për vitin 2025.

E lansuar më 10 tetor për PC, PlayStation dhe Xbox, loja arriti brenda më pak se një jave të shënojë debutimin më të madh në historinë e franshizës së DICE. Battlefield 6 u rendit si loja më e shitur e muajit tetor, duke kaluar tituj si Pokémon Legends: Z-A dhe Ghost of Yotei.

Në vetëm tre ditë nga lansimi, loja shiti mbi 7 milionë kopje, duke tejkaluar dukshëm ritmin e shitjeve të Battlefield 5.

Asnjë nga 10 video-lojërat më të shitura të tetorit nuk ishte një IP origjinale, gjë që konfirmon edhe një herë fuqinë e franshizave të njohura.

Krahasuar me 2024 kur Elden Ring ishte i vetmi titull origjinal në top 10 — Battlefield 6 po shënon performancë të jashtëzakonshme.

Edhe pse titujt Call of Duty vazhdojnë të mbeten mes lojërave më të shitura, për momentin nuk pritet të tejkalojnë suksesin e Battlefield 6.

Me ritme të ngjashme me ato të serive Call of Duty, Battlefield 6 ka gjasa të përfundojë vitin si video-loja më e shitur e 2025-ës në SHBA. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Përjetoni avantazhin e privatësisë me Samsung Galaxy, liria fillon nga siguria

Published

on

Në epokën digjitale duket sikur kemi bërë një marrëveshje të heshtur: komoditeti në këmbim të privatësisë.

Çdo klikim, çdo pëlqim dhe çdo hap që bëjmë regjistrohet, analizohet dhe kthehet në të dhëna tregu.

Ndihemi më pak si pronarë të pajisjeve dhe më shumë si produkti që shitet.

Por, a duhet të jetë patjetër kështu?

A është e mundur të përfitojmë nga teknologjia më e fundit pa i dorëzuar çelësat e jetës sonë personale?

Për Lirën – një profesioniste në fillim të karrierës, që e vlerëson autonominë mbi gjithçka, kjo nuk ishte pyetje filozofike. Ishte domosdoshmëri. Ajo u lodh duke u ndjerë e pasigurt sa herë që instalonte një aplikacion të ri apo dërgonte një dokument personal. Ajo kërkonte kontroll. Donte që privatësia e saj të mos ishte një mburojë pasive, por një forcë aktive. Dhe pikërisht këtë forcë e gjeti te Samsung Galaxy.

Themeli i besimit: Knox Vault

Hapi i parë drejt autonomisë ishte të dinte se identiteti i saj ishte i mbrojtur në mënyrë reale. Ajo zbuloi se Samsung nuk e trajton sigurinë vetëm si softuer, por si sistem të fortifikuar fizik.

Këtu hyri në skenë Samsung Knox Vault.

Përfytyroni kasafortë të vërtetë, harduerike, të integruar brenda telefonitm me procesorin dhe memorien e izoluar nga pjesa tjetër e sistemit. Ruhen të dhënat biometrike të Lirës, fjalëkalimet, çelësat e aksesit.

Tani ajo hap telefonin ose përdor aplikacionet bankare me një qetësi të re. Çelësat e identitetit nuk janë më linja kodesh, qëndrojnë të kyçur në një kasafortë që hakerat nuk mund ta prekin.

Kjo siguri e padukshme i dha asaj bazën për të vepruar pa frikë.

Fuqia për të vendosur rregullat: Privacy Dashboard

Dikur Lira kishte ndjesinë se aplikacionet po e vëzhgonin në heshtje. Sot, me Galaxy-n e saj, ajo është personi që vendos rregullat. Me Privacy Dashboard, mjafton një shikim të kuptojë saktësisht cilat aplikacione kanë përdorur kamerën, mikrofonin apo vendndodhjen e saj në 24 orët e fundit.

Dhe nëse diçka nuk i pëlqen? E ndryshon menjëherë. Revokon lejon me një klik.

Telefoni i saj nuk është më një kuti e zezë; është një hapësirë transparente ku ajo kontrollon gjithçka. Transparenca është forma më e pastër e fuqisë.

Autonomia në ndarje: Private Share

Momenti kur Lira ndjeu fuqinë e saj ishte kur duhej të ndante një dokument konfidencial me të dhëna personale. Dikur kjo do t’i shkaktonte ankth. Tani ajo përdori Private Share.

Ajo vendosi rregullat e dërgimit:

• caktoi një afat skadence – skedari do të zhdukej automatikisht pas 24 orësh;
• bllokoi gjithçka, nga screenshot deri te ri-shpërndarja.

Ndau informacionin, ruajti pronësinë. Kur shtypi “Dërgo”, s’humbi kontrollin, përkundrazi e forcoi atë.

Provoni vetë ndjesinë e kontrollit

Lira nuk është specialiste sigurie. Ajo është dikush që vendosi të mos jetë më spektatore në jetën e saj digjitale. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë.

Me Try Galaxy, Samsung ju lejon të eksploroni ndërfaqen dhe veçoritë e sigurisë së Galaxy direkt nga telefoni që keni aktualisht – pa asnjë angazhim.

Shkarkojeni dhe provoni se çfarë do të thotë të kesh një panel kontrolli për jetën tënde digjitale.

Zbuloni se si privatësia, kur mbrohet siç duhet, nuk është pengesë, por superfuqi – fuqia për të qenë vetvetja, pa frikë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Samsung po punon për syzet e para XR me lente Transitions

Published

on

Pas prezantimit të kufjeve Galaxy XR muajin e kaluar, Samsung pritet të sjellë syzet e para XR, të identifikuara me numrin e modelit SM-O200P.

Për dallim nga kufjet Galaxy XR, të cilat kanë “I” në numrin e modelit, “O” në këtë rast tregon se bëhet fjalë për syze.

Syzet e reja mund të ngjajnë me syzet Ray-Ban të Metës, ndërsa thashethemet sugjerojnë një palë pa ekran që do të dalë më vitin 2026, dhe një model me ekran në 2027.

Çifti i parë pritet të ketë lente Transitions, të cilat errësohen automatikisht në diell dhe bëhen transparente brenda ambienteve.

Si syzet Ray-Ban të Meta, edhe Samsung Galaxy Glasses do të kenë kamerë, Wi-Fi dhe Bluetooth, por do të ofrojnë gjithashtu lidhje të dhënash celulare, një veçori që u mungon syzeve të Meta.

Emri Galaxy Glasses është tashmë i regjistruar, dhe pritet të lansohet së pari në SHBA, me mundësi të daljes edhe në tregje të tjera, por data e lançimit nuk është zbuluar ende. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google Maps prezanton funksionin inteligjent për gjetjen e karikuesve të lirë

Published

on

Google ka publikuar një përditësim të ri për aplikacionin Maps, i cili sjell disa vegla të dobishme, përfshirë mundësinë për të kontrolluar nëse karikuesit për automjetet elektrike janë aktualisht të lirë.

Deri tani, aplikacioni tregonte vetëm vendndodhjen e stacioneve të karikimit, pa ofruar informacion për disponueshmërinë e tyre.

Kjo nënkuptonte se përdoruesit arrinin në stacion e përballeshin me radhë të gjata. Përditësimi shfaqë “sa karikues ka gjasa të jenë të disponueshëm kur të mbërrini”, duke përdorur kombinimin e teknologjisë së AI-së e të dhënave në kohë reale për të parashikuar disponueshmërinë e karikuesve.

Kjo veçori do t’i ndihmojë përdoruesit të shmangin pritjet dhe të kursejnë kohë. Funksioni do të jetë i aksesueshëm nga java e ardhshme nëpërmjet Android Auto dhe automjeteve që kanë të integruara shërbimet e Google.

U ridizajnua kartela Explore, e cila e bën të thjeshtë gjetjen e listave të rekomanduara nga influencues lokalë e partnerë si OpenTable.

Me një rrëshqitje të ekranit lart, përdoruesit zbulon restorantet, aktivitetet dhe atraksionet më të njohura pranë tyre.

Ky version i ri i Explore do të jetë i disponueshëm globalisht gjatë këtij muaji për Android dhe iOS.

Google po thellon integrimin e Gemini në Maps. Chatbot-i ofron këshilla të tipit “çfarë duhet të dini para se të shkoni” për restorante, hotele, salla koncertesh dhe destinacione të tjera. Sipas kompanisë, Gemini do të funksionojë si një “udhërrëfyes ekspert”.

Ky funksion është tashmë i disponueshëm për shumë përdorues në SHBA, si në Android ashtu edhe në iOS.

Në një përditësim tjetër, recensuesit ndryshojnë emrin e shfaqur kur lënë komente për biznese lokale. Google sugjeron emra krijues si “Eager Elf” ose “Julia Loves Sweets”. Megjithatë, komentet mbeten të lidhura me llogarinë personale të Google.

Ky është vetëm një nga disa përditësime të fundit që kompania ka sjellë për Maps. Aplikacioni ka shtuar edhe udhëzime live për korsitë e vozitjes për përdoruesit e Polestar 4, dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në orët e mençura të Garmin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara