Lajmet

Pse nuk duhet të flini të uritur asnjëherë?

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna apo mësimet.

Published

on

Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme.

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna apo mësimet, dhe madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Shumë njerëz ende mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë, sepse mund të ndihmojë në rënien nga pesha. Por shkenca ka vërtetuar të kundërtën dhe madje ka vënë re më shumë efekte anësore nga uria, shkruan “Bright Side”. Ja cilat janë ato:

Mund të humbni masën e muskujve

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund të anashkaloni darkën, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të kthyer proteinën në muskuj. Është mirë të anashkaloni dëshirën për të konsumuar ushqim natën vonë, por mos e stresoni trupin, sepse gjithmonë do të jetë i uritur gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.

Mund të shtoni peshë

Po, mund të ketë efekt të kundërt. Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme. Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të fitoni peshë.

Deklarata se metabolizmi ynë është më i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka prova për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të hani pak para gjumit. Të hash 2-3 orë para se të flesh është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.

Mund të flini më keq

Shumica prej nesh me siguri kanë provuar të shkojnë në shtrat të uritur. Barku rënkon dhe e vetmja gjë që mendoni është nëse mund të duroni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, duhet shumë më tepër kohë për të fjetur, kështu që nëse doni të flini mirë, thjesht mos vdisni urie, thonë specialistët. Nëse ndiheni të uritur, të paktën merrni një kastravec dhe pak ujë.

Mund të humbni energji

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” që t’ju mbajë aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes, sepse duhet të shkoni në punë dhe truri duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vënë re se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara